Publicite

A është Sanxhaku Boshnjak apo iliro-Shqipëtar? Sqarim:

Credit, Pellazgo ilirët. A është Sanxhaku Boshnjak apo Iliro-Shqiptar? Sqarim: Shpesh hasim nga disa Nacionalist Boshnjak të cilën bëjnë shk...



Credit, Pellazgo ilirët.

A është Sanxhaku Boshnjak apo Iliro-Shqiptar? Sqarim:

Shpesh hasim nga disa Nacionalist Boshnjak të cilën bëjnë shkrime nëpër portale, facebook, instagram, video në youtube, twitter etj, duke thënë pa fakte dhe argumente shkencore që Sanxhaku është etnikisht Boshnjak, për arsye sepse  Sanxhaku ka qenë pjesë e Mbretërisë Boshnjake gjatë periudhës së shekullit të 14-të dhe 15-të, dhe tani lind pyetja: Çfarë ishte Sanxhaku para kësaj periudhe? A nuk ishte pjesë e Myzëve, origjina e të cilit ishin Thrako-Ilire, pra Pellazge? Dhe a nuk u bë Sanxhaku pjesë e Mbretërisë së Tvrtko të parë të Bosnjës si pasojë e pushtimeve të shkaktuara pikërisht nga ai? Si ka mundësi që një tokë e pushtuar të jetë historikisht një tokë e pushtuesit? A nuk është kjo një teori e sëmurë nacionaliste dhe krejt e pa-llogjikshme pa kurrfarë baze shkencore dhe historike? Cila është pra lidhja e Banorëve të Bosnjës me ata të  Sanxhakut, kur në fakt nuk kanë asgjë të përbashkët gjenitikisht dhe historikisht? 

Por le të japim një përmbledhje për të treguar se Sanxhaku është historikisht Iliro-Shqiptar:

Emërvendet (Toponimet) tregues të denjë të Autoktonisë shqiptare në Sanxhak:

"Valentin Vasileviç Sjedov: “Shqiptarët e sotëm janë mbetje e ilirëve, të cilët jetonin në këto hapësira. U formuan në të kaluarën në pjesën jugore të Shqipërisë, e pastaj gradualisht u përhapën edhe në hapësirat e tjera… në shekullin VIII dhe IX, kurse në bazë të dokumenteve të pakta, që u ruajtën, gjuha e tyre e ka origjinën nga ilirishtja”…

Shkruan: Ismet AZIZI, Gjilan

Në mënyrë që të ruhet trashëgimia e toponomastikës, të paktën pjesërisht, duhet shënuar dhe me kujdes të hulumtohet kjo çështje nga perspektiva të ndryshme shkencore. Me hulumtimin e toponimeve merren shkenca të ndryshme, sidomos linguistika, por edhe gjeografia, hartografia, historia, arkeologjia etj. Metodologjinë e hulumtimeve shkencore të toponimeve më së miri e elaboron toponomastika, dega e linguistikës në kuadër të onomastikës, një disiplinë shkencore kjo, e cila merret me emrat. Studiuesit e toponomastikës japin njohuri themelore për zhvillimin e toponimeve, për format e tyre gjuhësore, për ndryshimet dhe, në përgjithësi, për funksionin e tyre në gjuhë. Këto punime janë të pashmangshme, pa marrë parasysh se nga cili këndvështrim shqyrtohet kjo problematikë. Megjithatë, kur shqyrtohen emrat gjeografikë në kontekstin hapësinor, sidomos kur i përcaktojnë lidhjet e tyre me funksionet hapësinore, rëndësi të veçantë kanë hulumtimet gjeografike.

Gjeografët, bashkë me gjuhëtarët, janë të pashmangshëm gjatë standardizimit të emrave gjeografikë në botimet e ndryshme dhe publikimet gjeografike-hartografike (p.sh. atllasët), si dhe në të gjitha tekstet e tjera ku përdoren emrat gjeografikë. Kjo është një mënyrë e mundshme e afirmimit të gjeografëve dhe gjeografisë në shoqërinë tonë. Gjeografët duhet të ripozicionohen në trajtimin e këtyre çështjeve, në të cilat gjithnjë e më shumë, për fat të keq, shpesh ndërhyjnë hulumtuesit e disiplinave të tjera. Kjo nuk do të thotë së gjeografët duhet të kenë ekskluzivitet, por është i nevojshëm bashkëpunimi me disiplina të tjera shkencore në punën e përhershme ndërdisiplinore në standardizimin e emrave gjeografikë të trojeve shqiptare.

Sanxhaku paraqet një krahinë të caktuar shoqërore-ekonomike dhe territoriale-administrative. Në aspektin ushtarak, emri “sanxhak” do të thotë flamur, që nënkupton përfshirjen e ushtrisë nën një flamur të caktuar. Emri sanxhak është me prejardhje turke (sancak) dhe fillimisht ka përfaqësuar flamurin, ndërsa më vonë e ka marrë kuptimin e krahinës të cilën sulltanët ua kanë dhënë nën administrim ushtarëve të vet, e të cilët mandej e kanë ndarë administrimin në krahina më të vogla, duke marrë kuptimin e Sanxhakut të sotëm. Territori i Ilirisë, gjatë administrimit nga Perandoria Osmane, ka qenë i ndarë në disa vilajete. Sanxhaku i Jeni Pazarit i ka takuar Vilajetit të Kosovës.

Se kur është populluar Sanxhaku për herë të parë dhe nga kush është bërë kjo, akoma nuk dihet. Por, saktësisht dihet se ka qenë i populluar në kohën e neolitit. Për këtë ekzistojnë dëshmi të shumta, të cilat ruhen në muzetë e ndryshëm. Fragmentet e kulturës ilire-romake dëshmojnë se në epokën ilire dhe romake kjo krahinë ka qenë e populluar nga ilirët, gjegjësisht nga fisi Dardan.

Se Sanxhaku gjatë gjithë historisë ka qenë i banuar nga ilirët, pastaj nga shqiptarët, dëshmojnë të gjeturat në fshatin Pruzhanj (Prush,-i, -it.) në Rrafshnaltën e Peshterit, ku arkeologët e kanë zbuluar prushin (hirin) e trupave të të vdekurve të djegur. Këto të gjetura datojnë mijëra vjet para Krishtit dhe me siguri u përkasin ilirëve. Ky fakt dëshmon për autoktoninë dhe prejardhjen ilire të kësaj popullate

Sa i përket ekzistencës së Stari Rasit serb, për të cilën shkenca serbe pretendon se ishte selia dhe djepi i shtetit serb, në fakt ky vend është Arsa, kryeqyteti i vjetër i ilir dhe nuk ka lidhje me atë që pretendojnë serbët.

Para ardhjes së sllavëve, këto vise kanë qenë të populluara nga ilirët. Për këtë fakt flasin hulumtimet e shumta arkeologjike: Në Pazarin e Ri, në vendin e tanishëm të kombinatit të Tekstilit “Rashka”, gjenden mbetjet nga ari dhe qelibari të gjetura para shumë viteve te Kisha e Petrovës. Kjo e fundit na jep njohuri për mundësinë e ekzistimit të një lidhjeje të fiseve ilire, selia e së cilës ka qenë në vendin e kishës së përmendur.

Duke u mbështetur mbi faktorin kohë, historia e Ballkanit dhe e popujve autoktonë të tij: dardanëve, grekëve, ilirëve, trakasve dhe të etnive të tjera me të vogla të kohës së para-invadimit të sllavëve në këtë hapësirë, nuk mund të jenë objekt trajtimi i sllavistikës. Kohë më parë, albanologu i njohur Idriz Ajeti, në një simpozium të mbajtur në Beograd, ka deklaruar se kjo gjë nuk është punë e sllavistikës (dijes filologjike mbi sllavët e mbi degëzimet e gjuhëve sllave), që të nxjerrë përfundime së në cilat territore jetuan dhe u individualizuan gjuhët indoevropiane të atyre popujve para se ne këtë hapësirë të vinin sllavët.

Për gjendjen e gjetur nga sllavët dhe pasojat që i solli ardhja e tyre në gadishullin e Ballkanit shkroi edhe dijetari i merituar serb I. Popov. Sllavët, sipas këtij autori, kanë ardhur në Ballkan padyshim në shek. VI dhe që nga ajo kohë janë bërë popullatë e përhershme e Ballkanit.

Përhapja me forcë e serbëve, përkatësisht pushtimi i hapësirës etnolinguistike shqiptare të Dardanisë antike në shek. XII nga serbët, mbështetet edhe nga historianët serbë të gjuhësisë. Kështu, dialektologu serb A. Beli konstatonte se zhvillimi i dialekteve të gjuhës serbe është i pandashëm nga procesi i kolonizimit serb të Shqipërisë së Epërme. Menjëherë pas pushtimit të Sanxhakut dhe Kosovës, gjegjësisht Shqipërisë së Epërme, që u bë në vitin 1912, ai shkruante se: “Drejtimin e kolonizimit serb mund ta karakterizojmë përgjithësisht sipas qendrave dhe selive të sundimtarëve serbë, si para ashtu edhe pas Betejës së Kosovës. Këto qendra e seli, u shtrinë në shek. XIII në Ras i (Arsa parasllave, serbisht: Raška – afër Novi Pazarit). Që këndej depërtoi pastaj në shek. XIV, gjatë kohës së sundimit të Dushanit, në drejtim të Prizrenit e të Shkupit. Në mbështetje të gjithë kësaj mund të thuhet se gjuha e shtetit të vjetër serb e kishte për qendër Rashkën”. Kur në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Serbe në vitin 1986 u mbajt një cikël ligjëratave shkencore në të cilat u kontestua origjina ilire e shqiptarëve, arkeologu i shquar serb Milutin Garashanin, në ligjëratën “Krijimi dhe origjina e ilirëve”, në mënyrë të prerë theksoi se për origjinën paleoballkanike të “shqiptarëve nuk mund të dyshohet”.

Valentin Vasileviç Sjedovi, një arkeolog rus, i pyetur nga gazetari i gazetës “Blic” të Beogradit më 2.11.2000 se: “Kush janë shqiptarët, nga erdhën dhe që kur janë këtu”, u përgjigj: Shqiptarët e sotëm janë mbetje e ilirëve, të cilët jetonin në këto hapësira. U formuan në të kaluarën në pjesën jugore të Shqipërisë, e pastaj gradualisht u përhapën edhe në hapësirat e tjera… në shekullin VIII dhe IX, kurse në bazë të dokumenteve të pakta, që u ruajtën, gjuha e tyre e ka origjinën nga ilirishtja”…

Mbi bazën e gjendjes së hidronimisë së sistemit të lumit Kollubara (kuptimi i kryehershëm ilir i emrit të lumit Kolubara, sipas I. Duridanovit, është “lumë i zi, i errët”) dhe lumenjve të tjerë në jug të Savës dhe Danubit, dijetari bullgar Ivan Duridanov nxjerr tri përfundime në lidhje me popullatën ilire të kësaj hapësire.

Pazari i Ri, Jenji Pazar, Novi Pazar, Tregu i Ri, Pazar, Pazari, Tregu, Trgovi, Trgovište, është vendbanimi më i rëndësishëm i Sanxhakut. Rrënjët i ka në qytetin ilir Arsa,. Rrëzë këtij qyteti është zhvilluar tregtia dhe ky lokalitet ka marrë emra të ndryshëm në disa gjuhë, si: Bazar (persishtja I. A.), Pazari, Tregu, Trgovi, Trgovište. Themelet e qytetit të sotshëm i ka vënë Isa Beg Isaku. Pasi i pushtoi këto treva, ai e themeloi qytetin dhe e quajti Yeni Pazar. Shqiptarët e quajtën Pazari i Ri dhe Tregu i Ri, kurse serbët Novi Pazar. Ky qytet që nga themelimi u shqua për tregti dhe vazhdoi të jetë, deri më sot, qytet i tregtisë. Përveç këtyre të dhënave, autori i mirënjohur Mushoviq në monografinë “Novi Pazar i okolina” shkruan: “Lumi Ibër– serbisht: Ibar nga i Bard, në gjuhën shqipe: i bardhë, Lumi i Bardhë; Lumi Lim – nga gjuha shqipe: Lum-i; Lumi dhe liqeni Vapa– nga gjuha shqipe: Vapë, vapa-ë; në serbisht: morina; Peshter-Pesh- peshë; ter- terr (terrësi), ter – thatësi, etj.

Prania e shqiptarëve në Sanxhak tashmë nuk diskutohet, sepse janë gjetur shumë dëshmi se nga këtu ata u zgjeruan edhe në Dalmaci, Hercegovinë dhe në Bosnjë, për çka dëshmojnë edhe shumë emra të vendbanimeve të atjeshme, si: Bare (nga “Bari”), Burmazi (njeri i madh), Buna (bujanë/vërshim ujërash), Bukamire (bukë e mirë), Butmir (tokë e mirë), Curi (shkëmb), Dretel (“dredhel” bimë këmbanare), Kukusi, Muraj, Vuçaj, Gurjevaçë, Otimir, Skoçaj, Vajmezi, Kokona, Korça (toponim me të njëjtin emërtim në Shqipëri), Ibali, Ligati, Gjeç, Tuçep, Tulë, Zavallë Gurjevaç etj….. Për prezencën e shqiptarëve në këto treva dëshmojnë edhe mbiemrat e ruajtur si sot: Barzeta, Burmaz, Dodosh, Dukaxhiç, Gurakuq, Ibal, Kalimanoviq, Keça, Keçanoviq, Kokeza, Lekiq, Mushkinja, Perëndia, Preka etj. Në Hercegovinë Jugore, në Lubomir, një vëllazëri shumë e njohur u quajt Zotoviq nga fjala shqipe “zot” – zotni).

Në lidhje me toponimet në Peshter dhe për ta ilustruar më mirë, po i referohemi monografisë “Koniçanët” të autorit Sh. Numanoviq.

Sipas autorit Numanoviq, themeluese e vendbanimit Koniçë konsiderohet të jetë Kona, një e ve e cila me djemtë e saj është vendosur në këtë vendbanim. Pas saj të thuhet se këtu u vendosën Koliqët e ardhur nga veriu i Shqipërisë. Shumë shpejt atyre iu bashkuan Nikiqët (Nikqët), kushërinjtë e tyre nga Shala, të cilët pa hamendje i mirëpriti trimi i familjes, Avdi Kola. Shumë shpejt Nikiqët (Nikajt) u zgjeruan dhe i populluan fshatrat Plenibabë, Zhirqe, Rugja dhe Smaluçe.

Banorët e sotshëm të Koniçës nuk e flasin gjuhën shqipe, mirëpo toponimet flasin se paraardhësit e tyre e kanë përdorë gjuhën nga kanë ardhur. Është e ditur që shaljanët i kanë përdorur toponimet në gjuhën e tyre, por pasardhësit e tyre, duke harruar gjuhën e tyre, i kanë deformuar aq shumë, saqë sot vështirë mund të identifikohen, shkruan Numanoviqi. Tutje autori në fjalë shkruan: “Për këtë më së miri flasin këto toponime:

Ostrijelo – Ostri vrh

Darda ( dardha) – krusska

Kronpele( kroni i peles) – Kobilin izvor.

Hasinikinkron (Kroni i Hasa Nikës) – Hasan Ikin izvor.

Livadhajdukin(t) (Livadhi i hajdukit) – hajduška livada,

Gura( gurra I. A.) – Kamenjča (izvor iz kamenja)

Gurišta (Gurishtë) – Kamenjar (kamenica)

Ljug (Lug-u) – Dolina ( do).

Kruja( krye) – Glava.

Krštujit (krshi i ujit) – Vodeni krš.

Livadmas ( Livadhi i madh) – velika livada

Lazdemin ( Lazi i Demes) – Demin laz

Vrhalili (vorii i Halilit) – halilov grob.

Špata ( shpata) – Sablja ( kosa).

Rapš ( Rrafshi) – Ravan

Gurbut ( Guri i but) – Meki kamen.

Lazbrahimit (Lazi i Brahimit) – Ibrahimov Laz.

Kodrkolips (Kodra e kolibës) – Kolibin laz.

Kršpolin – (Krshi i pulës) Kokosji krš.

Lazmilunit (Lazi i Mullinit) – Vodeni Laz.

Lazbukur ( Laz i i bukur) – Ljepi Laz.

Ljukmandupit( Lugu i maxhupit) – Ciganski do.

Kodrbunarit ( kodra e bunarit) – Bunarsko brdo

Aštujć ( Asht i Ujqve) – Vučja kost

Dušk ( Dushku) – Hrast

Kron ( kroni) – Izvor.“

Dhe për ta mbyllur, ja disa harta ku Sanxhaku në periudhën e Antikitetit, pra në periudhën para pushtimeve të Sllavëve në Ballkan, Sanxhaku paraqitet si pjesë Moezisë Thrako-Ilire:

1. Roman Empire 117 AD - Moesia Superior and Moesia Inferior

https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/d/d1/RomanEmpire_117_-_Moesia_Superior_and_Moesia_Inferior.svg

2. Roman provinces of Illyricum, Macedonia, Dacia, Moesia, Pannonia and Thracia

https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/b/b1/Roman_provinces_of_Illyricum%2C_Macedonia%2C_Dacia%2C_Moesia%2C_Pannonia_and_Thracia.jpg

3. Moesia Superior (highlighted), c. 125 AD 

https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/d/db/Roman_Empire_-_Moesia_Superior_%28125_AD%29.svg/640px-Roman_Empire_-_Moesia_Superior_%28125_AD%29.svg.png

4. Moesia Superior

https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/e/ee/Moesia_Superior_SPQR.png

5. Roman Dardania part of Moesia Superior part of old map made 1820

https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/5/53/Roman_Dardania_part_of_Moesia_Superior_part_of_old_map_made_1820.jpg

6. 1830 Antique Map. Ancient Macedonia, Thracia, Illyria, Moesia, and Dacia

https://www.albion-prints.com/ekmps/shops/albionprint/images/SDUK-1830-Antique-Map.-Ancient-Macedonia-Thracia-Illyria-Moesia-and-Dacia-338925-p.jpg

7. Moesia Superior Margensis, Author: Gaston Gravier (1919)

https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/3/35/Moesia_Superior_Margensis.jpg

8. Roman Dardania and Moesia Superior

https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/9/9e/RomanDardaniaMoesiaSuperior1.png

9. Prefecture of Illyricum, 318-379 AD

https://en.m.wikipedia.org/wiki/Praetorian_prefecture_of_Illyricum#/media/File%3APrefecture_of_Illyricum_map.png

10. Map of Ancient Thrace - Illustrating Noricum, Pannonia, Illyricum, Dacia, Moesia, Thracia, Macedonia, Achaea, Italia, Asia, Bythnia, Galatia 

https://www.pinterest.com/pin/34480753381352592/

Përmblodhi Pellazgo-Iliret

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: A është Sanxhaku Boshnjak apo iliro-Shqipëtar? Sqarim:
A është Sanxhaku Boshnjak apo iliro-Shqipëtar? Sqarim:
https://1.bp.blogspot.com/-i4nVC7F8H1c/XvOz4ZVSK1I/AAAAAAAACHY/FhFwJR2PH_MOZOSSWE0IPrYSV9FJ8KykQCK4BGAsYHg/s320/20200624_221108.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-i4nVC7F8H1c/XvOz4ZVSK1I/AAAAAAAACHY/FhFwJR2PH_MOZOSSWE0IPrYSV9FJ8KykQCK4BGAsYHg/s72-c/20200624_221108.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/06/a-eshte-sanxhaku-boshnjak-apo-iliro.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/06/a-eshte-sanxhaku-boshnjak-apo-iliro.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy