[BETEJA E FUSHE DARDANISE 15.06.1389] Me 15 Qershor 1389 zhvillohet beteja e parë e Fushë Dardanisë midis aleances ballkanike dhe pushtuesit...
[BETEJA E FUSHE DARDANISE 15.06.1389]
Me 15 Qershor 1389 zhvillohet beteja e parë e Fushë Dardanisë midis aleances ballkanike dhe pushtuesit te sapoardhur turk. Në kete betejë kanë qenë pranishem boshnjakë, kroatë, serbë, bullgarë, hungarezë , rumunë dhe shqiptarë te cilet udhëhiqnin koalicionin me gjashtë princat e tyre.
Perveç Tvrtko Kotromaniç mbretit bosnjes kroacisë dhe serbisë, Vuk Brankoviqit dhe Lazar Hrebeljanovic princa serbë, ishin dhe princat arbëror Teodor Muzaka II , Gjergj Balsha II, Dhimitër Jonima, Pjetër Spani, Andrea Gropa, Gjon Kastrioti, Pal Dukagjini , Gjergj Arianiti dhe Milosh Kopili princ i Drenices dhe rrafshit Dukagjinit, kryesisht paraardhesit e princave te Beslidhjes se 1444-shit.
Kjo ishte beteja e cila per nga pasojat filloi pushtimi i mirëfilltë turk i Europes jug lindore: por si ndodhi? Shkurtimisht fitorja turke u be e mundur fale 5000 harketarëve nga Genova dhe greqia pervec se nga tradhtia e lazarit ndaj aleances i cili nje nate para betejes iku fshehtas tek tenda e sulltanit per te berë marrveshje dhe duke i kerkuar meshirë per veten u therr si derr nga osmanet .
Në fushbeteje ra deshmor udheqesi i koalicionit Teodor Muzaka ndersa arberori Milosh Kopili dinakerisht u fut tek tenda e Muratit I dhe e vrau me thikë ne bark. Origina e tij nga fshati Kopiliq prane vendit te betejes duket qartazi origjina e tij shqiptare dhe kontributi kryesor shqiptar ne kete betejë kunder turkut dhe historia komplet ndryshe nga propaganda e krishter serbe qe mbahen si heronj te ballkanit. Nga ajo humbje Dardania humbi identitetin e saj e u shnderrua ne Kosove turko-serbe, shqiptarët qe deri vone i kendonin kenge heroit Milosh Kopili sot luten te varri i sulltanit pushtues i cili qendron paturpesisht ne mes te tokes dardane (varr i cili siç tregojne kronikat as nuk begenisej nga shqiptaret vendas) ndersa serbet tradhtarë dhe bashkepunues te pushtuesit turk shpikin mitologji nacionaliste ne vidovdan me 28 qershor duke ndryshuar dhe datat dhe faktet historike .
Nga e gjithe kjo shqiptaret duhet te kuptojne historine tyre te vertetë dhe te sillen si rrjedhoje si europian krenarë dhe jo si ardhacakë osman, siç na do serbia e cila ende sot ruan marrdhenie te shkelqyera vllazerore me turqit kurse ne shqiptare quajme aleat strategjik sulltanin gjakatar erdoqen duke tradhetuar gjakun e traditen. Shqiptare, rizbuloni trashegimine e heronjve te Fushe Dardanise paraardhes ideal dhe gjenetik te heronjve nacionalist te luftes dyte dhe luftes çlirimtare te UÇK.
COMMENTS