Publicite

Bota nuk e di që Napoloni paska " qënë " sërb?

Bota nuk e di që Napoloni paska "qenë ' serb? Nga Fahri Xharra Serbët vuajnë shumë nga ajo që janë të pa origjinë, prandaj edhe me ...



Bota nuk e di që Napoloni paska "qenë ' serb?

Nga Fahri Xharra

Serbët vuajnë shumë nga ajo që janë të pa origjinë, prandaj edhe me instinktin e tyre prej mashtruesi i kanë veset e tyre shumë të këqija që e çorodisin historinë dhe origjinën e tyre e me këte e njollosin atë të të tjerëve  e me këtë rast t ‘tonën.. Është për çudi që 
 Perendimi iu “ha ”rrenat e tyre; se ku e kanë qëllimin nuk e di .

Në mënyrën më fëmijërore dhe aspak shkencore por qesharake ata dalin me një “zbulim” të tyre :” Napoleon je Srbin, dokazano! “ - “U vërtetua se Napoleoni është serb !”
 Kur Napoleoni paska pas marrë vesh së ishte serb; për këtë vonesë të zbulimit të identitetit të tij nacional paska pas deklaruar: “ Sikur ta dija se    jam serb ,kisha për të qenë edhe më i madh!
Në takimin e Akademisë serbe , në Valevë aty ku u promovua libri “Shqiptarët- Ilir të rrejshëm qenka diskutuar edhe më shumë për të “kaluarën historike “ serbe. Dr. Slobodan Jarçeviq ,thoshte se sa i për ketë Etruskëve ,e ëma e Napolonit kur u zu pas një kryengritjeje Korse kundër Francës, paska pas thënë:”Ne nuk jemi Italian edhe pse kemi ardhur nga Italia ,ne nuk jemi francez por jemi Etruskë.” 

Meqenëse shkencëtari Prof. Vukçeviq, në Amerikë ka zbuluar se Etruskët janë Serbë, atëherë vetvetiu kuptohet se Napoloni ishte serb”. Sipas serbëve  Napolon Bonaparta ishte pra me origjinë etruske. 

Kur dr, Jarqçeviqi , akademik, në kohën e tij  paska pas dale me tezën e tij se Napoleoni ishte me origjinë serbe paska pas qenë një guxim i madh i tij, dhe për këtë “zbulim” qenka bazuar në atë që familja e Napolonit e kishte prejardhjen nga veriu i Italisë : Etruria, prej nga janë shpërngulur në Korzikë.  

Shkencëtarët amerikanë paskan zbuluar gjithashtu që alfabeti Etrusk është “serb ,dhe se etruskët paskan pas folur serbisht. Sa krenari që të gjitha 22 shkronjat e çirilicës serbe të sotit  paskan qenë etruske.!!!

“Po serbët kush janë”?!  Pyetej dr. Skender Rizaj dhe përgjigjja e tij ishte kjo: “Gjykuar sipas burimeve historike të njohura deri tani, mund të thuhet se serbët me prejardhje “nuk janë sllavë, siç nuk janë autokton në Ballkan, aq më pak në Kosovës. Ani pse për këtë flasin me të madhe thuajse bota, sidomos shkenca nuk i njeh”. 

Për origjinën e një populli, qofshin ata edhe sllavët, rol të veçantë kanë shkencat ndihmëse të historisë sidomos: Arkeologjia dhe poçaria e filigranologjia, armët dhe mënyra e varrosjes te Ilirët, paleografia çirilike, te sllavët, diplomatika (sidomos dokumentet në latinisht dhe greqisht, kronologjia, seragjistika, heraldika, gjenealogjia, bibliografia, arkivistika, toponimia, fitonomia  etj., në përgjithësi te popujt etj.
“Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke. Kanë prejardhje nga fisi turko-avar”. 

 Rreth shekullit VII, ata me shumë fise tjera turke kaluan lumin Danub dhe u vendosën  në krahun e djathtë  të rrethinës të Smedereves. Ishin si të gjitha fiset turke nomadë dhe kalorës. Z . Rizaj, thekson: “As emri serb nuk ka origjinë sllave”, është emër profesioni me etimologji iraniane-turke”.

 Ai pastaj shton: “Serbët para se të vendoseshin në Ballkan kanë qenë mercenar në shërbim të sundimtarëve iranian. Prej tyre ishin pagëzuar me emrin “Serbezë, serbazë”, që do të thotë të lirë nga detyrimet (taksat) shtetërore për shkak të shërbimit që bënin në të mirë të shtetit. Ky status i këtyre kalorësve (avar-serbezë, në ambientin e ri të Ballkanit u garantua edhe nga perandorët bizantin. “

Serbët ankohen në qëndrimin perëndimor ndaj tyred he  që me marritë e tyre po e sillkan botën afër katastrofës: “nuk është e çuditeshe  që psikologu Richard Lin vjen në përfundim: 
” Serbët janë populli më pak inteligjent i Europës” si dhe Richard Holbruku i cili thoshte” “Ne spominjite mi to govno od srpske istorije”.  ,dhe më këtë u perhap urrejtja ndaj serbëve nëpër botë. Kur serbët kanë luftuar për ta mbrojtur Europën prej Azisë, Europës nuk i hante palla që ta ndihmon Sërbinë në” Betejat e Dubravicës afër Paraqinit(1381). në ate të Ploçnikut me 1386, të Bileqës më 1388 të Kosovës me 1389, shkruan  Akademik Radovan Samarxhiq.

 Të dy Riçardët duheshin të turpëroheshin  me thënjën e Kemal Ataturkut në pritjen e luftarakëve serb:” Jam shumë krenar që po takohem me përfaqësuesit e popullit më trim në botë-Serbet të cilët e errësuan famën e Spartës së lashtë dhe popull i cili u zbukurua me kurorat prej gjetheve te dafinës.”
 Në “Me  të vërtetën historike kundër jo të vërtetës” Prof. 

Nikola Kuliç shkruan :”Se mos të ishin turqit nuk do të kishim serb në Itali”, Sipas shënimeve shumë të vjetra ,serbët e Malit të Zi, të Dalmacisë serbe dhe vendeve tjera serbe dhe me një grusht shqiptarësh, pas Betejës së Kosovës nën udhëheqjen e Skëderbeut (???)  u vendosën në krahinat e Molizes në Jugun e Italisë ,përballë për ballë ,siç shkruante në t e vjetra, “Dubrovnikut tonë Serb”. E kishin jetën ,i kishin tokat serbe dhe në netët e kthjellëta nga Italia shikonin në detit Adriatik të tyre. Edhe pse vetvetes  i thonin me krenari se janë serb, por edhe italianët sit ë tillë i pranuan dhe i regjistruan.


Kanë filluar edhe gjetjet” gjenetike” të gjenit serb nëpër botë. Profesori shkruan se sa  herë  takon gjenin fisnor  të Sardenjës ,përqafohemi po si vëllai me vëlla. Gjeni i ynë(serb) u gjet në 70% të popullatës  se Jugut të Italisë. kurse në Hvar -66%,Braç-55%, por duke shkuar më lartë nga Kroacia veriore dhe Slovenia , gjeni 12a2 nuk gjëndet..
 
Mu kujtua që në një blog kroat e lexova këtë: Alo, Policia ,dua të lajmëroj vjedhjen e gjenit tonë; Vjedhja e historisë, shkrimtareve, shkencëtareve, mbamëndjes historike , e territoreve … tani po na vidhet edhe gjeni nga serbët.   Shumë simptomatike.!
 Pa e lajmëruar policinë ,unë po vazhdoj të  e tregoj guximin paranoik serb në vjedhjen e fakteve historike ,lëvizjeve dhe pasionet e tyre. Ne krahinën e Molizes në shekullin XIV na paskan pas qenë nëntë vendbanime serbe. Deri në shek e XV paskan pas mundur të ruajnë ,përkundër ballafaqimeve të ashpra me rrethin dhe kohën ,të ruajnë ndjenjën e të qenit serb, të ruajnë gjuhën serbe dhe zakonet e tyre serbe. . 

Të gjashtë vendbanimet tjera përkundër asaj qe e paskan humbur gjuhën serbe ,por në mendjen e tyre ka mbetur e shkruar prejardhja e tyre Serbe. Vendet e banuara ishin Cerifelo, Palata, Tavena, Akvaviva, San Feliqe, Montemiro, San Gjakomo dhe San Biazo. Sipas të dhënave të vitit 1885 gjuha serbe ruhej vetëm në Akuaviva Kolekroçe,San feliqe dhe në Montemirio.

Alo Policia?  … Me këta serb janë marrë studjues gjerman ,Italian dhe një studjues serb. Më të saktit ishin linguisti dhe këshilltari i Mbretërisë Italian z. Askoli ,pastaj shkrimtari Tomasso Vitale si dhe profesori me themel Risto Kvaqeviqi i cili studimet e ti për serbet e Italisë i ka botuar në    vitin 1885 në : "Glasniku Srpskoga učenog društva" (Libri 62; i shtypur në shtypshkronjën e Serbisë dhe shitur në Librarinë e V. Valozhiqit. 

Impresionuese !
Këshilltari  i Mbretërisë së Italisë Z. Askoli në “ Politecnico di Milano”( Shkurt 1867) shkruante: “ Gjuha sllave e   kolonive është gjuhë serbe, po e njejta gjuhë që flitet në Dalmaci, Mal të Zi , Serbi etj. Kolonitë Serbe e donin shumë regjionin e Molises,dhe me fanatizëm e ruanin gjuhë e tyre serbe ,por edhe atdheun e tyre Italinë . 

Për lirinë e Italisë shkëlqeu edhe serbo -italiani Nikola Neri  i cili paska pas vdekur me 1799 se bashku me Paganon, Karaçolin,Karafin. I njohur është Nikola Neri me atë që vendasve iu thoshte: “Mos e  harroni gjuhën tonë.” Dhe kur paska pas shkuar profesori i lartë përmendur Risto ,në vitin 1864 e paska pas gjet të vejen e Nikola Nerit duke e pritur në hyrje të shtëpisë dhe duke ia  rikujtuar legjendat serbe!  … 

Miodrag  Mihajloviç:”përveç në provincën e Molises serbet kanë jetuar në Abrucio, Avelino, Puglia dhe Kalabri. Një vendbanim  i madh në Kijeto sipas serbëve është quajtur Schiavi d' Abruzzo ( Abrushki Sërbi.) Sipas regjistrit të vitit 1591 Vendi Polcarino ishte i pastër  krejtësisht vetëm  me serbë”. (07.2012)

Pra Napoloni , arbëreshët, “ qenkan “ të gjithë serb.???

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Bota nuk e di që Napoloni paska " qënë " sërb?
Bota nuk e di që Napoloni paska " qënë " sërb?
https://1.bp.blogspot.com/-9SsKjdIBvJ4/XuzyHcKCbKI/AAAAAAAABFE/3CeMGcoUeZw-21TnnzatITYCRDQI__JPQCK4BGAsYHg/s320/20200619_191024.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-9SsKjdIBvJ4/XuzyHcKCbKI/AAAAAAAABFE/3CeMGcoUeZw-21TnnzatITYCRDQI__JPQCK4BGAsYHg/s72-c/20200619_191024.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/06/bota-nuk-e-di-qe-napoloni-paska-qene.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/06/bota-nuk-e-di-qe-napoloni-paska-qene.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy