Credit, Toka Pellazgo ilire Dardanët pëmenden për herë të parë në hieroglifet Egjyptiane të kohës së Faraonit Ramses II në luftë kundër Hiti...
Credit, Toka Pellazgo ilire
Dardanët pëmenden për herë të parë në hieroglifet Egjyptiane të kohës së Faraonit Ramses II në luftë kundër Hititëve. Përveç shpjegimit të emrit "Dardan" nga fjala shqipe "dardhë" pra vendi ku rriten dardhët ka dhe legjenda të tjera të cilat lidhen me të. Gjatë epokës Homerike flitet rreth një legjende për Dardanin i cili u dha emrin "dardan" fiseve që banonin në kosovën e sotme dhe më gjerë. Te dhënat e para mbi dardanët vijnë nga një papirus i kohës së Ramsesit II i cili përmend Dardanët e vendosur rreth Trojës si aleatë te hititëve. Shume autorë të antikitetit i konsiderojnë Dardanët me origjinë Pellazgo - Ilire. Diodori i Sicilisë thekson se Dardani është biri i Zeusit dhe Elektrës si dhe vëllai i Harmonisë, gruas së Kadmit dhe nënës së Ilirit dhe themeloi Dardaninë në Anatoli. Të dhënat e autorëve antik dhe zbulimet arkeologjike tregojnë se Dardanët ishin të organizuar ushtarakisht dhe politikisht, fiset kishin autonomi dhe në marrëdheniet e jashtëme përfaqësoheshin nga mbreti. Willks thekson se "Emrat e Dardanisë janë të njëjtë me ata të Ilirisë së mirëfilltë (illyri propri dicti) ku përmend emrat e mbretërve dardan si: Longari, Bato, Monuni, Teuta, Timesi, Skeverdi, Epikardi . Studiuesit janë të mendimit se Dardanët u shpërngulën gjat fundit të epokës së bronzit duke lëvizur nga Ballkani drejt Azisë së vogël. Sipas shkrimeve Romake, Dardani ishte prijësi i dardanëve në Azinë e vogël dhe krijuesi i familjes sunduese të Trojës. Territori i Dardanëve përfshinte Kosovën, Sanxhkun, Serbinë Jugore dhe Maqedoninë Veriperëndimore, ka qenë i banuar që në paleolit. Gjatë neolitit evidentohen disa kultura si Kultura e Staraçovës e gjetur në Nish, Prishtinë, Mitrovicë, Shkup e më tej. Kultura e Vinçës, e cila është kulturë e neolitit të mesëm dhe të vonë. Ajo gjendet në Ballkanin qëndror dhe luginën e Danubit. Qendra e Vinçës në afërsi të Beogradit i dha emër kulturës Iliro-Dardane.
COMMENTS