Publicite

Dardania ” serbe! “…Serbët nuk kanë të ndalur, edhe Dardania paska qenë e tyre ?

Shkruan: Fahri XHARRA “ Serbia antike ,në mbrendinë tokësore të saj është quajtur Dardania, sipas Dardanit,gjegjësisht Sardanit, Sarbonit që...



Shkruan: Fahri XHARRA

“ Serbia antike ,në mbrendinë tokësore të saj është quajtur Dardania, sipas Dardanit,gjegjësisht Sardanit, Sarbonit që nga shekulli i XiV para krishtit, dhe Serbija antike përgjat bregdetit të Adriatikut është quajtur Iliria. Pra Serbia qenka para 34 shekujve ne këto anë” . Zbulim epokal i serbëve.? ( në burimet e tyre)

Ky qëndrim irritues me Dardanët, Ilirët , Maqedonasit, Epirotët dhe të tjerët si eksponentë të parë dhe kryesor të faktorit pellazg jashtë dukjes “si barbarë “, që do t´ua përcaktojnë atyre ardhësit Grekë , sipas të gjitha gjasave diku nga fillimet e shek.VIII-të para Kr., Dardanët dhe Dardaninë e më këte edhe Kosovën e tanishme si pjesë e pandashme e historisë dhe historisë shqiptare, e kthen në epiqendër të njerit nga zhvillimet kyqe të historisë së antikuitetit, dhe se , me këte , ajo që është parë si vazhdimësi ilire-shqiptare, jo vetëm që nuk vihet në dyshim, por me një koherencë mbi katër mijë vjeçare , fuqizohet dhe kështu një pikëpamje shpesh e diskutueshme fiton themelet e së përherëshmes.(Jusuf Buxhovi “ Kosova” )

Dikur ishin grekët që e mohonin të kaluarën tonë , pastaj Roma , pastaj Bizanti , pastaj Turku Osman , pastaj Serbi dhe prap Serbia.

Për serbët dhe grekët , shqiptarët dhe hapësira e tyre duhej të copëtohej me arsyetimin se se ata me pranimin e islamit ( thuaja se të gjithë ?) ishin kthyer në instrument të Parandorisë Osmane dhe që paraqitnin rrezik për krishterimin europian. ( vitet kur na detyruan te largohemi nga ajo pjesë e Dardanisë )

Jo shumë largë nga qyteti i Nishit , gjëndet Mediana , një paralagje e qytetit të lashtë Nissus.(Nisi). Zbulimet arkeologjike dëshmojnë për madhësinë dhe madhështinë e kësaj rezidenceje të Perandorit Ilir ,Konstantinit të Madh e ndërtuar në fillim të shekullit të katërt pas Kr. Ishte një vend takim i të mëdhenjëve të Imperatorisë së Romës. Vendi i Medianës ishte zgjedhur posaçërisht në mes të Lumit të Nisit dhe banjove termale .

E keqja dhe fatkeqësia e jonë është se ajo sot i takon Serbisë se neve me ndihmën e turkut na përzunë nga ato toka rreth viteve 1860 -1878 . Por edhe edhe më vonë u bartëm si muhaxher dhe mbetëm pa plang e pa shtëpi.

Një përshkrim i vogël i vilës verore të Konstantinit : e zbukuruar me mozaiqe dyshemeje në një sipërfaqe prej 6 000 metrash katrorë , me bonjo të shumta, ndërtesa nën dheshme, me du vila rustike, hambarin e madh të drithit , rezervoarin e madh të ujit,qendrën zejtare.. Dhe në një vend mbi vilën ( e tërë ajo që e përshkruam paska qenë jo thellë nën dhe) është ngritur muzeu Mediana.

Në muzeun arkeologjik të Nishit (Naissussit) gjëndet një numër i madh i skulpturave -portretet e parëndive romake(edhe Romake, pse jo?) , bizhuve të kohës dhe monedhave , puntoria për prodhimin e armëve të argjendëta etj.

Në shekullin a parë(psK) Dardania ra nën Romën , por dardanët aty mbetën dhe e forcuan Romën. Dardanët aty ishin deri në vitet e fundit të shekullit të 19-të . Aty ishin ,por na përzunë ! Fatkeqësi !

Ai regjion per skaj të Nisit ishte e njohur me emrin Via Militaris e cila e lidhëta Singidunumin ( Beogradin e sotëm) , Sedikën (Sofia) dhe Konstatinopolisin (Stambollin e sotëm). Rruga Naissuss -Lissus (Lezhë, Les) i lidhëte qendrate e rëndësishme të Ilirikut( Ballkani sot)- lidjen e Daradanisë së Moezisë së Epërme me limanet e Adriatikut (Dyrrachion, Apollonia) si dhe më tutje ne Adriatik me Perandorinë Romake.

Po lidhja Scupi dhe Naissus ? Po.Sigurisht që po , dhe shumë e rëndësishme.Deshta kësaj rradhe vetëm të përshkruaj skulpturën e Medianës ( burimi , mediat serbe) e cila është simbol i perëndive të Dardanisë :Një perëndeshë Dardane , me të gjitha atributet e një perëndesheje të cilën serbët e quajnë Krenaria e Nishit .

Sipas vlerave të saja estetike na viejnë shumë pyetje nga kureshtja se çka paraqet ajo shtatore dhe cilës kohë i përket: Aty është demi , simboli i pjellshmërisë dhe kamjes ; simbole këto të universales njerzore. Labrisi , sopata me dy anë ,instrument i shenjtë në kultin dardan . Me dy tehat e saj thuhet që e materializojnë idenë e skajshmërive të cilat i e bashkojnë dualizmin. Derri i egër , zakonisht është shenjë e kafshës së sacrifices . Derri i egër paraqitet në kultin e Dianës , Herakliut dhe Kalorësit Thrakas Demi në dorën e perëndeshës e simbolizon blegtprinë e cila ka qenë shumë e zhvilluar në Dardani, si dhe djathi i njohur dardan.Dardania ishte e njohur edhe për nxjerrjen prodhimin e arit dhe i njohur nga literature romake aurum Dardanium . Pra cdo gjë e skalitur në Perëndeshën Dardane (DEA DARDANICA) e simbolizon pasurinë dhe begatinë dardane.

Po pse Dardania serbe ? sepse ata asgjë ilire nuk përmendin në të gjithë begatinë që e zbulon nëntoka dardane , e që sot fatkeqsisht është nën Serbi ….. se neve me ndihmën e turkut na përzunë nga ato toka rreth viteve 1860 -1878 . Por edhe edhe më vonë u bartëm si muhaxher dhe mbetëm pa plang e pa shtëpi.

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Dardania ” serbe! “…Serbët nuk kanë të ndalur, edhe Dardania paska qenë e tyre ?
Dardania ” serbe! “…Serbët nuk kanë të ndalur, edhe Dardania paska qenë e tyre ?
https://1.bp.blogspot.com/-_KsKH5EFEZU/XvJSepupC2I/AAAAAAAABxM/p9Tj3vxYmLQZEyvK13lo1fZbHNotmyfkACK4BGAsYHg/s320/20200623_210244.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-_KsKH5EFEZU/XvJSepupC2I/AAAAAAAABxM/p9Tj3vxYmLQZEyvK13lo1fZbHNotmyfkACK4BGAsYHg/s72-c/20200623_210244.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/06/dardania-serbe-serbet-nuk-kane-te.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/06/dardania-serbe-serbet-nuk-kane-te.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy