Publicite

Edhe Keltët paskëshin qënë sërb?

Edhe keltët paskeshin qenë serb ? shkruan Fahri Xharra Neve kemi fakte. Neve na mbetet që të zgjojmë vetëdijen e secilit. Kur do të vijë ajo...



Edhe keltët paskeshin qenë serb ?

shkruan Fahri Xharra

Neve kemi fakte. Neve na mbetet që të zgjojmë vetëdijen e secilit. Kur do të vijë ajo ditë që Shqiptarët Ortodoksë në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni e më së pari ata në Kosovë të pranojnë se kush janë .. Edhe këta janë si fara e luleshtrydhes (dredhëzës), jashtë trupit, jashtë trungut shqiptarë. Për të kaluar në thelbin e temës që po e trajtoj, më duhet të prek edhe fjalët e një miku: “Te ne thonë, kur nuk e dëgjon nënën e dëgjon tani njerkën. Pra, ka ardhur koha që ata; Akademiket tanë që ditëm t’i gjuajmë dhe nuk i ftuam të kërkojmë shpëtimin e historisë në mënyrë shkencore, bile tani të tregohen…!
Pse ? … sepse armiku ka punuar këto 20-vjet me një strategji të re… dhe ne kemi rrahur gjoks…. me disa përralla që nuk po ua themi emrin… dhe se është tragjedi kur një popull mashtrohet pas asgjëje..! 

 Serbët në kërkim të çertifikatës së rrejshme të lindjes së tyre, po i kalojnë të gjitha normat e një etike shkencore. Që njëzet vjet ata po punojnë në një drejtim të ri të largimit tonë nga e vërteta historike. Qëllimet e tyre janë drakonike, Derisa me shekuj kanë shkruar se ne jemi askush, barinj të zbritur nga malet e pa emëruara; që gjurmët tona arkeologjike janë të pagjetshme, posi ato të arinjve apo të ujqërve; tani dalin me teorinë edhe më tronditëse duke na “sjell” nga Azia e vetveten duke e paraqitur si burim i të gjitha civilizimeve të hershme të kësaj treve. Serbia dhe Europa nuk guxojnë të harrojnë që na kemi qenë kërthinëza e civilizimit të hershëm Europian. Librat shkruhen, ato lexohen, letra i banë edhe rrenat më të pakuptimta që të shkruhet mbi to. Librat përkthehen në gjuhët e Europës dhe i lënë gjurmët e saja në kujtesën e Europianit; ato e bëjnë historinë.
E vërtetë apo jo; ato e shënojnë kohën. Dhe këtë po e bëjnë serbët; po e bëjnë në vazhdimësi vetëm duke e ndërruar stilin, mënyrën e të shkruarit i cila i përshtatët qëllimeve strategjike të akademive dhe Kishës së tyre. “Populli që ne serbët i quajmë Arbanasi – shkruan Dr. Jovan Deretiq, prejardhjen e kanë nga Kaukazi, nga Albania e Kaukazit, të cilët në këto anë e quajnë vetën “Albanci” të cilët në histori kanë ngelur si popull i thjeshtë loparësh dhe malësorësh. Banorët e Albanisë se Kaukazit kanë jetuar nën një mbret, ku ishin 12 udhëheqës lokal dhe që i flitnin 24 dialekte. Besonin në Perëndeshën e Hënës, një kult i orgjive. Albania dhe populli albanas i Kaukazit nuk janë zhdukur, sot e asaj dite ata e flasin të njëjtën gjuhë i kanë të njëjta tradita, emrat e njëjtë dhe veshjet kombëtare dhe karakteristikat antropologjike të njëjta me shqiptarët e Balkanit”. Unë personalisht kam qenë një kohë të gjatë në Albaninë e Azerbaixhanit (qyteti Sheki dhe regjioni Sheki) dhe askund nuk e kam hasur as ma të voglën ngjashmëri të tyre me ne. Të them të drejtën, jua kam lakmi Serbëve për guximin që e kanë në propagandën e tyre kundërshqiptare a çka është për t`u theksuar se kurrë “shkencëtarët” serb nuk kundërshtohen ndërveti kur është në pyetje rrena historike për prejardhjen tonë.
Me shekuj punojnë nën të njëjtën komandë të përhapjes së të pavërtetave. “Ky shkrim – shkruan më tutje autori, nuk është i bërë si pamflet politik apo material politik për përdorim të përkohshëm, por përkundrazi një material që i jep dritë të vërtetës historike”. Pra me bindje të thellë dhe me guximin sllav të njohur në përvetësime historish dhe tokash, e bindin botën dhe na e ndërrojnë vendlindjen e na japin certifikatën e rrejshme të lindjes sonë. E na ? “Sikur serbët ashtu edhe Keltët i jepnin primatin mbretërisë qiellore; ajo çka neve na paraqet Kosova, për keltët ishte Katreti. Nga kjo ishte edhe titulli i librit të saj; e kuqja simbolizon gjakun e heronjve të Katretit dhe të Kosovës, e bardha mbretërinë qiellore” ( prof.dr. Ranka Kuiq “Pod belim nebom crven zmaj” (2002). “Nën qiellin e bardhë drangoi i kuq”) Në viti 1951, Ranka Kuiq, vjen në Prishtinë, me magjistraturë dhe doktoraturë të kryer dhe e organizon katedrën e Anglistikës. “Kur arrita aty, menjëherë i morra morrat”, thoshte ajo. Mbasi mbarova kohën time në fakultetin Filologjik, e fillova studimin e lidhjeve të përbashkëta në mes të Serbëve dhe Keltëve. Gjuha e Wellsit nuk është një gjuhë e thjeshtë, në këtë gjuhë problem të madh paraqesin bashkëtingëlloret dhe mutacionet vokale. Puna e parë më tregoi lidhshmërinë e emrave të 15 lumenjve tanë ( në tokat e sotme sllave F.Xh) me emrat e Perëndeshave kelte të ujit dhe lumenjve, si dhe emrat e shumë qyteteve të Panonisë të cilët mbarojnë me t i n a, ose t u n. Me lojën e mrekullueshme të fjalëve i gjeta këto ngjashmëri; lumi Morava: MOR edhe AVA (sufiksi i për lumin) -Mor është prefiksi për vajzë, pra së bashku në gjuhën Kelte Morava – Vajza, Lumi. Wellsianët besonin në zana, sikurse edhe na serbët, psh; zana Ravijojla nuk ekziston në fqinjësinë tonë, mirëpo në gjuhën kelte do të thotë e pafytyrë, vajzë e çmendur, pra emër kelt për zanën serbe.” “Isha në Prizren -thotë ajo, kur një herë u rrit lumi Bistrica dhe pastaj na doli një gur tri pjesësh me të shkruara në te, në tri gjuhë: sllavishte të vjetër, kelte dhe hebraishte. Desh u çmenda, të gjendet fjala serbe e asaj kohe ? Sipas radhitjes epigrafike ,guri datonte nga shekulli i parë i epokës sonë. More çfarë shekulli i 7-të! Sllavët kanë ardhur këtu shumë më herët se sa që e thotë “shkolla gjermane”; I gjeta fjalët e përbashkëta kelte dhe serbe të para 2000-vjetëve. Këtu janë ndeshur serbët dhe Keltët shumë herët.”
Kur isha studente në Wells, studioja historinë e gjuhës kelte, shkruan prof.dr. Kuiq mbeta pa mend kur e takova mikpritjen, mentalitetin, zakonet, shpirtin e bardhë dhe thashë: sikur të isha në Serbinë time. Wellsianët më janë vëllezër nga gjaku! Sigurisht që edhe në mua qarkullon gjaku kelt, në palcën time. Në Kladovë ( Serbia verilindore F.Xh.) në kohë i gjetëm varrezat e mëdha kelte, ,por edhe vetë emri Kladovo në keltishte do të thotë: varreza. Por ka edhe më shumë : Kopaonik – zoti i bakrit, Gjevgjelia – zoti i hekurit, arieje -vend i livadheve. Risan -kështjella në det, Paraqin -kulla e qëndrueshme, Budva- qytet i vërshuar, Prishtina -e çmuar, me vlerë, Tutin -i pastër. Te gjitha qytetet, lumenjtë, malet që mbarojnë me din, dun, tin, tun janë me prejardhje kelte. Kush e njeh mirë gjeografinë pozitive do ta kupton që mu si sot edhe atëherë Keltët jetonin këtu para se të shkonin në ujdhesat Britanike” -e përfundon lakmitarja dhe pështjelluesja e historisë Z. Kuiq. Derisa në shkrimin e kaluar i paraqita se si serbet pretendojnë që edhe Homeri paskësh pas folur serbisht; populli pa identitet, pa prejardhje na del me një tjetër teori: vëlla prej gjaku me Keltët. Mirëpo na ku po mbesim?
Nga Fahri Xharra

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Edhe Keltët paskëshin qënë sërb?
Edhe Keltët paskëshin qënë sërb?
https://1.bp.blogspot.com/-RD-VLynmXWw/Xu9bqkvoUbI/AAAAAAAABYQ/E_g18JGDVh4SMuimqSI1EtXWfSF79pdhQCK4BGAsYHg/s320/20200621_150635.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-RD-VLynmXWw/Xu9bqkvoUbI/AAAAAAAABYQ/E_g18JGDVh4SMuimqSI1EtXWfSF79pdhQCK4BGAsYHg/s72-c/20200621_150635.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/06/edhe-keltet-paskeshin-qene-serb.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/06/edhe-keltet-paskeshin-qene-serb.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy