Emërtimi GRAIKOS…GREK Nga Mathieu Aref: Sipas disa autorët e Antikitetët, “Sellët”, priftërinj dhe interpretues të Zeusit pellazg të Dodonës...
Emërtimi GRAIKOS…GREK
Nga Mathieu Aref:
Sipas disa autorët e Antikitetët, “Sellët”, priftërinj dhe interpretues të Zeusit pellazg të Dodonës, kishin fqinjë një fis pellazg i quajtur “Graikoi, Graikos” (Graeci, Graeki, Graii, Graiai) pra “adhurues te kultit të gruas plakë” ; ka të ngjarë “perëndesha-Tokë” e Dodonës, e cila shfaqet në një formë të trefishtë: Greët që banonin në luginën e Aeropos. Këto “Greë” (pra “Gra, Gratë” shqip) të lindura (sipas legjendës) nga Forcis dhe Keto si dhe motra të Gorgonëve, ishin tre (Pefredo, Enio dhe Dino). Por Helenët më vonë do ta zëvendësojnë kultin matriarkal të “Greëve” me atë të “Helles” patriarkal. Shumë gjëra pellazge kanë qenë të zëvendësuara (dhe të përziera) ashtu nga Helenët.
Aristoteli ((384/322 para erës sonë), në librin e tij “Meteorologji”, (I, f.14), i vendos ata në rajonet e sipërme të Pindit, “në rrethinat e Dodonës dhe të Akelos”. Sipas atij, ky rajon kishte pasur një përmbytje të tmerrshme, atë të “Deukalionit” (si “Noeu” i Biblës). Por asnjë nga hulumtimet moderne, si ato arkeologjike dhe ato gjeologjike nuk kanë bërë të mundur të vërtetohet kjo legjendë dhe teza e Aristotelit : aty nuk është gjetur asnjë gjurmë përmbytjeje të madhe apo të vogël. Aristoteli mendonte se “Hellada më e lashtë ishte peri-dodoniane”. Por Straboni, i lindur në vitin 58 para Krishtit (III shekuj e ndajnë nga Aristoteli !), a nuk pohonte se Epiri ishte “me zanafillë pellazge”? Nga ana tjetër, Aristoteli nuk gabohet ndërsa pohon se Helenët ishin fqinjët të Sellëve (Selloi), priftërinjtë e famshëm të “Zeusit pellazg”. Ky emër, Selloi, a u shndërrua në Helloi (S=H) ? Megjithatë është e pakundërshtueshme që kulti i “Greëve” (shqip : Grave !) u zëvendësua nga ai i “Hellës”. Ka të ngjarë që Aristoteli të jetë në zanafillë të ngatërresës, e cila vazhdon ende dhe që i nxirrte Helenët se vinin nga “veriu” (hipotezë krejt e panjohur nga autorët e lashtë, paraardhës të Aristotelit) i Greqisë dhe që historianët doktrinues të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX (doktrina naziste), kanë shkuar edhe më tej, duke mburrur zanafillën nordike të Dorianëve, “racë e bardhë, e kulluar, e disiplinuar, luftarake dhe e virtytshme !” Ndërkohë që këta nordikë ishin thjesht “Ilirët”, jo Helenët, të cilët kishin qysh nga kohë të kahershme, që banonin në këtë Veri të famshëm të Greqisë (jo të Evropës veriore sikur e mendojnë disa) !
Ka shumë të ngjarë që “Graikoi apo Graikos” të rrjedhë nga emri i këtyre “Greë apo Graia”. Emri pellazgo-shqiptar grua do të jetë krijuar nga fjala “(n)garkoj” që do të thotë “le shtatzane” dhe “(n)garkua” = ngel shtatzanë. Kuptimi tjetër vetëkuptohet që është “ngarkoj”. Duhet shënuar që dialekti gegë i Shqipërisë veriore, ai që është më i afërt me pellazgjishten e lashtë, nuk e përdor bashkëngjitjen apo dyfishimin e bashkëtingëlloreve të ndryshme, krejt ndryshe nga dialekti toskë, i vendosur nën regjimin komunist (duke besuar se po bënin unifikimin e dy dialekteve si gjuhë letrare dhe zyrtare e Shqipërisë në 1972!) : “garkoï” (gegërisht garkoj) në vend të “ngarkoï” (toskërisht ngarkoj), apo “diq” (geg.) në vend të “vdiq” (tosk.), apo “maroï” (geg. maroj) në vend të “mbaroï” (tosk.), etj.
Vetëm pas kësaj shkëputjeje të ndikimit të kultit matriarkal, Helenët e braktisën këtë kult dhe morën përfundimisht kultin e tyre “patriarkal” (sistem semito-egjiptian), që u përhap pastaj në tërë Evropën. Por këta “Graikoi/Graikos” ishin Pellazg të vërtetë dhe mbi të gjitha në lidhje të ngushtë me disa popuj të Italisë, të trungut pellazg (mesapët, Iapigët, Daunët, etj). E vërteta është se Romakët e përhapën (në shekullin e tretë para erës sonë), pa ndonjë qëllim hileqar, emrin Graikoi (Graeci, Graeki, Graiki, Graikos) në tërësinë e Helenëve, të cilët, përkundrazi, nuk e quajtën kurrë veten Graikoi por Helenë ! Romakët e përdorën përfundimisht këtë etnonimi të çuditshme për Helenët. Kjo është një nga paradokset e shumta të Greqisë antike !
E gjithë kjo ngatërresë është rezultat i kësaj fqinjësie të detyruar, të dyfishtë, si dhe për shkak të luftërave të pafundme (për marrje pushteti) midis njërës pjesë të Pellazgëve vendas dhe pushtuesve të parë Akenë, Danaenë (Egjiptianë) dhe Kadmenë (Fenikas), çka shkaktoi hap pas hapi shuarjen apo shpërndarjen e Pellazgëve, përpara kësaj pakice pushtuesish të rinj. Kjo ngatërresë ka ngjarë në kombe të tjerë : Emri Angli rrjedh nga “anglët” – popull gjerman ; Egjipt, emër i krijuar nga Grekët, por Egjiptianët e quajnë vendin e tyre “Misr”; Gjermania (emër që përdorën të huajt), quhet nga populli “Deutschland” (Dojçland); Shqipëria nga të huajt quhet Albania, Albanie, Alvania , etj, etj.
Përmblodhi Pellazgo-Iliret
COMMENTS