Publicite

" Europa alarmohej se po liroheshin tokat nga turqit "

“ Evropa alarmohej se po liroheshin tokat nga turqit”. Ishte viti 1877 . Evropës i vinte fllad se serbët po e kryejnë një mision të mirë të ...



“ Evropa alarmohej se po liroheshin tokat nga turqit”. Ishte viti 1877 . Evropës i vinte fllad se serbët po e kryejnë një mision të mirë të pastrimit të Evropës nga Turqit . Ishte plan ky , plan i mbrapshtë në marrëveshje në mes turkut e serbit,kurse shqipëtari ende nuk kishte gojë. Nuk kishte gojë sepse nuk donte të shkëputej pak dhe një herë e përgjithmonë nga robërija shumë shekullore. I pëlqente . Ia kishte andja , dhe vështirë i dilte gjumi nga ai koshmar (ankath) i gjatë dhe sfilitës. Çdo gjë i pëlqente vetëm me kusht mos të i prishet ëndërra shumëshekullore."

Toka e djegur,shpirti i përvëluar….
 
Shkruan: Fahri Xharra

Do të shetisim pak nëpër “Arnautlëk”,dhe t`i kujtojmë do toka mbi të cilat dikur flitej shqip ,frymohej shqip dhe jetohej shqip. Në mes të Prishtinës dhe Nishit (Nisusit ) dhe në perëndim të Leskovcit është një tokë që sot quhet Pusta Reka ,që sot jetojnë jetojnë serbët dhe i thonë Serbi. Është vetëm një pjesë nga pjesa e madhe deri te Molla e Kuqe ,ku dikur flitej dhe jetohej shqip.
Nuk e kam për qëllim që me anën e këtij shkrimi që t`i lypi dikujt diçka ,por vetëm t`a bëjë të dijtur se dikur e jofortlargë në kohë, ishim ne aty. Na dogjën aso kohe, na shkrumbuan ,na vranë dhe vetëm dikush mundi mundi të ikë e të shpëton vetëm shpirtin e thatë. Toka të djegura e të përclluara mbetën vetëm . Edhe vetë ardhacakët serb, kolonët e quajtën këtë regjion Lumi i Shkretë, jo pse lumi ishte i shkretë e natyra po ashtu e shkretë ,por u shkretuan dhe u shkrumbuan për t`i larguar Arbanasët nga tokat e tyre. Rritje me dhunë e hisës së tyre në dëm të pariparueshëm të Arbanasëve.
Ishim Arnaut atëherë. Edhe pse frymonim shqip , Evropa na njifte vetëm si Arnaut . S`ka gjë të keqe pse ishim arnaut , por bota nuk e dinte se mbas këtij emri janë Shqiptarët.
Pushtuesi parë (turku) nuk interesohej dhe nuk donte që t`i tregonte botës se i kishte robëruar shqiptarët ,dhe Evropa mendonte se ishim ardhacak ,”popull i ri ” në tokat e vjetra të Evropës . Pushtuesi i parë me vetëdije të plotë dhe në bashkëpunim të sinqertë me pushtuesin e dytë(serbin) i planifikuan planet e tyre për zhbërjen tonë nga tokat tona..
“ Evropa alarmohej se po liroheshin tokat nga turqit”. Ishte viti 1877 . Evropës i vinte fllad se serbët po e kryejnë një mision të mirë të pastrimit të Evropës nga Turqit . Ishte plan ky , plan i mbrapshtë në marrëveshje në mes turkut e serbit,kurse shqipëtari ende nuk kishte gojë. Nuk kishte gojë sepse nuk donte të shkëputej pak dhe një herë e përgjithmonë nga robërija shumë shekullore. I pëlqente . Ia kishte andja , dhe vështirë i dilte gjumi nga ai koshmar (ankath) i gjatë dhe sfilitës. Çdo gjë i pëlqente vetëm me kusht mos të i prishet ëndërra shumëshekullore. Në Europë filluan lëvizjet,filluan tërmetet ,por ne kurrsesi të kthjelloheshim. Nuk po iu shoh për të madhe shqiptarëve të asaj kohe, kur të njejtat ëndërra po i shofin disa edhe sot.
Evropës i ishte mbushur mendja. Keq i ishte mbushur mëndja. Ia kishin mbushur mendjën .. Një shkronjëtor politik i njohur më thosh një ditë (Faik Konica): “Evropa nuk do ta kish dhënë Vranjën e Leskovcin te Serbia dhe Ulqinin te Mali i Zi, sikur të kish kuptuar që ka një komb shqipëtar të ndryshmë nga të Turkut. Po u lajthit puna e besës [ndërhyri puna e fesë]” ???
Lufta Turko-Serbe e viti1877 ?
Çka shkruajnë serbët? “ Imperatoria Otomane ,e bënte kolonizimin e Ballkanit me musliman (R. Nikoliq),dhe në këtë mënyrë iu ndihmonte atyre që të përhapëshin nëpër gadishull,si që ishte edhe rasti me vendosjen e shqiptarëve në Kosovë ,Maqedoni dhe Toplicë ?( Pikëpyetja e ime) . Muslimanët kolonizojshin sipas një plani të caktuar,në mënyrë që të bënin ndarjen e homogjenitetit të Krishter. Kështu vendoseshin popujt e pa deshiruar në tokën tonë”. Këto shkruheshin e edhe sot shkruhen për ne. Kush po i demanton ? Apo më mirë të them : a jemi të atillë që Europa të na beson?
Të kthehemi tek lufta e cila i parapriu zhbërjes sonë nga tokat tona në Serbinë e sotit.
“ Forcart Serbe me 15 Dhjetor 1877 u vërsulë në dy drejtime kryesore ; Në Jug për të marrur Nishin dhe tjetra në Jug-Perëndim në drejtim të Pirotit. Një pjesë e madhe e ushtrisë serbe vepronte në drejtim të Toplicës ( J.H. Vasiljeviq). Serbët e muarrën Prokuplen që në ditën e tretë të luftës. Muslimanët e qytetit dhe ata të rrethinës së Prokuples, mësë shumti nga ta shqiptarët ,i lëshuan shtëpitë e tyre nga panika (?) duke lënë prapa ushqimet e mëdha dhae shtëpitë. Shqiptarët vendas u larguan në malet e Pasjaqës ,në jug të Prokuples. Gjatë përparimit të ushtrisë Serbe drejtë Kurshumlisë, trupat serbe hasnin në refugjatët shqiptarë .të cilët nuk donin të dorëzoheshin(Popoviq Ç). Fill pas Kurshumlisë ,ra edhe Prokupla. . “Ishte hapur fjala se forcat turke po vinin me të madhe dhe shqiptarët pritnin më kot “( shkruhej në librat e kohës) .
Nishi ra ,turqit u tërhoqën dhe shqiptarër s`u kthyen më” .( në tokat e tyre fxh) ( M.Gj. Miliqeviq ,; Serbija ,tokat dhe banorët.)
Kjo ishte një lojë, një “luftë” e marrë  vesh . Një poshtërsi e mirë e llogaritur. Pushtuesi i mëparmë ia dorëzonte tokat pushtuesit të dytë ,dhe banorët vendas ,den bab den të vendit nga rrënjët ,duhej të zhbëhëshin. Kush humbi ? Kush përfitoi ? Ku mbetëm ne ? Evropa nuk qante kokën për ne. Lojërat luheshin e ne viktimoheshim.
Po ku shkuan shqiptarët nga tokat e djegura? Në Turqi ,po ku tjetër.
Një gjë më bën të habitem ,një ngacmim që gjithmonë që më grryen ;Pse Turqia kurr nuk dual haptas dhe t`i thot botës ,e ta thotë të vërtetën historike se neve shqiptarëve na gjeti këtu ku jemi,që nuk na solli nga askundi por përkundrazi na shpërndau neve si qenje dhe na varfëroi nga tokat. Pse nuk ia mbyllë gojën sllavit një herë e përgjithmonë?.
Pse nuk i tregon botës që ai nuk na solli si musliman për ta “ndarë” krishterimin në mes ( siq e thonë serbët) por na muslimanoi për t`i shkuar punët e tij më mirë. Pse na nuk jemi në gjendje t`i themi Europës që na nuk jemi ata të shekujve të kaluar?

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: " Europa alarmohej se po liroheshin tokat nga turqit "
" Europa alarmohej se po liroheshin tokat nga turqit "
https://1.bp.blogspot.com/-zIYUC7_Oh9Q/Xu9cV2ZGb3I/AAAAAAAABYk/kfo-4QdofIgZTCJtcod26x0TrB6jL6VNACK4BGAsYHg/s320/20200621_150900.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-zIYUC7_Oh9Q/Xu9cV2ZGb3I/AAAAAAAABYk/kfo-4QdofIgZTCJtcod26x0TrB6jL6VNACK4BGAsYHg/s72-c/20200621_150900.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/06/europa-alarmohej-se-po-liroheshin-tokat.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/06/europa-alarmohej-se-po-liroheshin-tokat.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy