Publicite

Gazette de France (1822) / Sipas gazetës së Nurembergut, Aliu i famshëm, ish-pashai i Janinës, nuk ka ndrruar jetë dhe gjendet në Port Mahon, në ishullin e Menorca-s

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Qershor 2020 “Gazette de France” ka botuar, të shtunën e 20 prillit 1822, në ballinë, shkrimin e bujshëm të g...



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Qershor 2020

“Gazette de France” ka botuar, të shtunën e 20 prillit 1822, në ballinë, shkrimin e bujshëm të gazetës së Nurembergut që hidhte dyshime mbi shuarjen e Ali Pashë Tepelenës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Bavari.

Nuremberg, 13 prill.

…Na shkruajnë përtej kufijve të Zvicrës : “Sipas disa letrave nga Barcelona, një i huaj i pasur ka mbërritur në Mahon (Port-Mahon, ishulli i Menorca-s), dhe ky i huaj i pasur thuhet se është ish-pashai i Janinës, Aliu i famshëm. Ai ishte në bordin e një anije franceze dhe kishte dy gra dhe një shërbëtor me vete. Bagazhet e tij përbëheshin nga dymbëdhjetë arka me peshë shumë të konsiderueshme. (Kështu që ka të ngjarë se ai mund të ketë lënë në vende të sigurta disa nga thesaret e tij si në bregdet apo në një nga ishujt e Greqisë. Thuhet se ai duket se ka në plan të qëndrojë ca kohë në Mahon.)”

Ne do t’i shtojmë këtij lajmi detajet që jepen për ikjen e pretenduar e të tmerrshmit Ali Pasha. Kur e pa se pushteti i tij po i zvogëlohej deri në pikën e fundit, ai u pajtua me ithtarët (mbështetësit) e tij që ata të bënin sikur po e tradhëtonin.


Ndërsa po negocionte me gjeneralët turq, ai bëri të gjitha përgatitjet e nevojshme për arratisjen e tij, hodhi pjesën më të madhe të thesareve të tij në ujë, por u kujdes për të siguruar një milion ‘sequins’. Pastaj, ai u vesh si një bari turk dhe priti rezultatin e negociatave. Ne e dimë se si ata përfunduan dhe se koka e tij duhej dorëzuar te turqit. Ata e morën menjëherë; por në vend të kokës së Aliut, ishte ajo e një shqiptari të vjetër që kishte ndrruaj jete nga plagët e tij dhe i kishin vënë një çallmë të çmuar. Asnjë nga gjeneralët turq nuk e njihte Aliun fizikisht; kështu që ata u mashtruan lehtësisht dhe, në përputhje me kapitullimin, ata u larguan nga vendi. Aliu shfrytëzoi këtë moment për të shpëtuar veten e tij; ai arriti për fat të mirë në Butrint (një qytet në Shqipërinë austriake, në kanalin e Korfuzit), dhe u fut atje në një anije që pranoi ta priste. Askush nuk mund të mohojë vërtetësinë e kësaj historie kur e kujton karakterin dinak të Ali Pashait. (Korrespondenti i Nurembergut.)

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)


COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Gazette de France (1822) / Sipas gazetës së Nurembergut, Aliu i famshëm, ish-pashai i Janinës, nuk ka ndrruar jetë dhe gjendet në Port Mahon, në ishullin e Menorca-s
Gazette de France (1822) / Sipas gazetës së Nurembergut, Aliu i famshëm, ish-pashai i Janinës, nuk ka ndrruar jetë dhe gjendet në Port Mahon, në ishullin e Menorca-s
https://1.bp.blogspot.com/-WPnju8Y8DRI/XvHugrRHpRI/AAAAAAAABsU/ihM4dW4gEiseMvM75qo2UuRNBwM-a18aACK4BGAsYHg/s320/20200623_135734.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-WPnju8Y8DRI/XvHugrRHpRI/AAAAAAAABsU/ihM4dW4gEiseMvM75qo2UuRNBwM-a18aACK4BGAsYHg/s72-c/20200623_135734.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/06/gazette-de-france-1822-sipas-gazetes-se.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/06/gazette-de-france-1822-sipas-gazetes-se.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy