Publicite

Greqia fut Himarën në rezolutë

Pronat e minoritetit dhe kufiri detar, kushte për t’u bërë anëtar i BE Me insistimin e Greqisë, mes 15  kushteve ndaj Shqipërisë për vijimin...



Pronat e minoritetit dhe kufiri detar, kushte për t’u bërë anëtar i BE

Me insistimin e Greqisë, mes 15  kushteve ndaj Shqipërisë për vijimin e procesit të integrimit, janë përfshirë edhe ato që lidhen drejtpërdrejt me trajtimin e minoritetit grek dhe përmirësimin e statusit të tyre. Kështu, me rezolutën e Parlamentit Evropian, BE kërkon gjithashtu garantimin ligjor të së drejtës së vetëvendosjes së anëtarëve të minoritetit dhe pakicave kombetare.

Miratimi përpara fillimit të një dialogu mbi ligjin e ri mbi procedurat e regjistrimit, të drejtat pronësore të anëtarëve të minoritetit grek dhe në përgjithësi zbatimin praktik të të gjitha të drejtave duke iu referuar Ligjit për Minoritetet e Shqipërisë përmes nxjerrjes së ligjeve në fuqi.

Shqipëria ka hartuar një project-ligj për regjistrimin e titujve të pronësisë, draft i cili shkaktoi shumë regaime veçanërisht për zonën e bregdetit të Jugut. Me kundërshtarë e brendshëm u bashkua edhe Greqia, që akuzoi qeverinë shqiptare se me këtë ligj po i heq të drejtën e pronës banorëve të Himarës, sipas saj minoritarë grekë.

Drafti u dërgua për konsultim në Komisionin e Venecias, ku mori të njëjtat kritika. Ekspertët e cilësuan atë si antikushtetues në disa pika dhe që zbatimi i tij do të shkelte të drejtat e njeriut.

Po ashtu, deri në anëtarësimin e plotë, sipas rezolutës, mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të jenë zgjidhur përfundimisht çështje të rëndësishme të mbetur pezull siç është ajo e përcaktimit të kufirit detar. Natyrisht, kjo rezolutë e Parlamentit Evropian do të ndikojë në zhvillimet e brendshme politike. Kjo për faktin se qeveria nuk duket e gatshme për të vazhduar me zbatimin e kushteve të BE-së.

Pas sinjaleve të lëshuara në distancë dhe përmes medias, diplomacia turke vihet në lëvizje drejtpërdrejtë për të mbështetur Shqipërinë në dialogun e vështirë me qeverinë greke për ndarjen e kufirit detar. Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, ministri Çavusoglu zhvilloi edhe një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm shqiptar Gent Cakaj për këtë çështje.

Ministria e Jashtme Shqiptare nuk referon asgjë për këtë bisedë, por mediat turke flasin për këshillat e Ankarasë për Tiranën lidhur me kujdesin që duhet të tregojë në referimin e ishujve shkëmborë. Ditë më parë, ministri i Jashtëm turk paralajmëroi sërish palën shqiptare të ketë kujdes me rishikimin e marrëveshjes detare për kufirin në Jon me palën greke, pasi ata firmosën me italianët. Ishujt grekë, tha kryediplomati turk, nuk u përdorën si referencë nga Roma, prandaj kujdes me Barketën.

Klan Plus

TVKLAN.AL

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Greqia fut Himarën në rezolutë
Greqia fut Himarën në rezolutë
https://1.bp.blogspot.com/-nPP9fkfKaH4/XvCvLAo158I/AAAAAAAABfs/o0Qtgz7b3b4ux6vDwSzUJp0OVwUeVQiTgCK4BGAsYHg/s320/20200622_151516.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-nPP9fkfKaH4/XvCvLAo158I/AAAAAAAABfs/o0Qtgz7b3b4ux6vDwSzUJp0OVwUeVQiTgCK4BGAsYHg/s72-c/20200622_151516.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/06/greqia-fut-himaren-ne-rezolute.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/06/greqia-fut-himaren-ne-rezolute.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy