Publicite

Hapi i parë në Likuidimin e një populli të fshini kujtesën e tij.

Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij.  Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë,...



Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. 

Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë, vini dike të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë çfarë është dhe çfarë qe”.Thënie e marrë nga gazetari Amerikan, Edward R. 

Marrow, dhe libri i tij, “A nation of sheep will beget a guvernment of wolves”, cituar nga vepra e njohur “Maqedonia shqiptare-në dritën e teksteve dhe dokumentareve historike”, Vëllimi i I-rë, Tringa Design, Tetovë 2009, faqe 7.

Edhe disa fjalë për Aleksandrin e MadhKur e fillojmë këtë histori për Aleksadrin e Madh, mund të themi se Shqipëria e ka nxjerrë LEK-un nga pseudonimi i tij dhe e mbajnë me nderim të thellë monedhën e tyre nacionale. Duhet të themi se asnjë shtet tjetër dhe veçanërisht as Greqia nuk kanë monedhë me emrin “LEK”. 

Pseudonimi Â-lé (k)-si-ândër=Â-leks-ândër është i bërë nga dy fjalët komponente në gjuhën shqipe, që prej atëherë e deri më sot, sepse LEK-u dhe Ândrra vinë në gjuhën shqipe prej pellazgishtes, të cilat edhe sot do të thonë “Leka është si ëndërr”, d.m.th. “është Lek-a”që ka lindur “si ëndërr”.

Shqiptarët i kanë ngjitur emrat e njerëzve të tyre edhe sot në forma të ndryshme, si variante të këtij “llagapi”, p.sh. LEK, ALEKS, SANDRI, LEKSANDER, etj. 

e edhe në Greqinë e sotme ku ndodhet një ishull me emrin Andra, që në vizitën e tij nga Arben Llalla, është vërtetuar se ky vend prej shekullit XII p.e.s. e deri më sot banohet mbi 70% të njerëzve të cilët e flasin në familjen e tyre gjuhën shqipe, pra janë arvanitas.Ishulli ANDRA i ka 27 fshatra shqipfolëse; toponimet dhe mbiemrat e familjeve janë shqip. Pseudonimi ALEKSADËR përbëhet nga fjalë të kuptimësisë shqipe.

[1]Elementet që e tregojnë pikësëpari origjinën ilire dhe shqiptare të Aleksadrit të Madh prej mbishkimit të gjetur në Egjipt, ku thuhet se Aleksandri i Madh quhej Meryamun[2], prej një citimi nga disa shkencëtarë të botës së gjërë. 

Pseudonimin e tij i marrur më vonë, shtatë fish e tregon se ai ishte ilir dhe shqiptarë.Në Enciklopedia e Lirë apo Wikipedia Org na jepet si “sllav”, “makedon” e “grek”.[3] Ne po i japim më poshtë shtatë të dhëna, të marrura nga Arben Llalla:1.-Filipi ishte i lindur nga nëna ilire; dhe Olimbia, gruaja e tij, nënën dhe babain e kishte ilir. 

Pra, reciprokisht e shkencërisht ALEKSANDRI I MADH ishte Ilir. Filipi ishte djali i Eurodikes, e cila vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Aleksandri, bir i tij, është e sigurt se ishte djali i ilires Olimbia, e cila vinte nga fisi ilir i Epiriotëve. Shpesh ajo akuzohej se Aleksandri nuk ishte djalë i Filipit, por i gjarprit Amon, sepse ajo e adhuronte pandërprerë gjarpërin dhe një VETI të gjarpërit e kishte biri i saj.2.– Vetëm të gjykojmë më njerëzisht, nga vetë pamja e jashtme e Aleksandrit dhe karakteri i tij, ai i ngjante Olimbisë; kishin të përbashkët ngjyrën e flokëve, bukurinë e fytyrës, ambicien, zgjuarsinë, etj.3.-Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet vetëm në gjuhën shqipe të dialektit geg, “MER-JAM-UN”. 

Në disa fshatra shqiptare, sot ende thonë në Maqedoni “MER JAM UNË”, e cila, sipas gjuhës letrare shqipe do të thotë “MIRË JAM UNË”. Pra, Meriamun është emri i pagëzimit të Aleksadrit.4.– Emri i njohur botërisht nga bëmat e Miriamunit ishte Aleksandër, të cilën, siç e shpjeguam më lartë, ka kuptim vetëm në gjuhën shqipe.5.– Aleksandri ishte mbajtës i brirëve të Cjapit. 

Më vonë këtë shenjë do ta mbante Pirrua, mbreti i Epirit dhe Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe Arbërisë.6.– Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij dhe bashkëluftëtarëve të suitës së tij të luftës ishte ilirishtja e dialektit gegë të Maqedonisë.

Aleksandri gjuhën e shkruar pellazge me alfabetin fenikas, e cila thuhet se ishte “gjuha e vjetër greke”, e mësoi kryesisht nga Aristoteli. Ata kanë qenë pellazg me alfabet tjetër, jo “grekë”.7.– Në vitin 1925 Republika e Shqipërisë, monedhën shtetërore e quajti me emrin LEK, për nder tipike të Aleksandrit të Madh. Në faqet e monedhës shqiptare LEK pasqyroheshin figurat e Aleksandrit të Madh, Herkulit, Akilit, Pirros, etj.

 Kur shteti shqiptar kishte këto elemente në monedhën e tij në vitin 1925, e cila vazhdoi deri në vitet 1950, Greqia dhe Republika e Maqedonisë(FYROM) nuk e kishin monedhën e tyre me këto figura shqiptare të njohura të historisë sonë të lashtë.

[4]Janë mbushur librat në botë dhe Evropë, filmat, tragjeditë e komeditë me emrat e mbaresat greke “ois”, “os”, “us”, etj., të Aleksandrit, Herkulit, Akilit, Pirros, derisa na vjen të vjellim edhe emrat e tyre kombëtarë. Turp për këta emra të shpallur nga bota perëndimore “dreçër me bishta” e jo pellazgo-ilirë dhe shqiptarë me gabimet e bëra keqas e duke i shqiptuar jo drejtë, pra duke mos e njohur paraprakisht gjuhën e parë pellazgishten, që është në të vërtetë shqipja. Është turp për një Enciklopedi të Lirë, që nuk është “e lirë”, Wipikedia, që shkruan edhe faqe të tilla, aq paqartë.

Po i marrim dy libra të formatit të madh e voluminoz: “Die Menschen die die Welt veränderten” me pjesën për Aleksandrin e Madh[5]; dhe “Atlas der Weltgeschichte, von 10.000 vor Christus bis heute”,[6] e cila jo vetëm se tregon botën e vjetër “greke”, por edhe Aleksandrin e Madh dhe botën e tij të luftimit, mbretërimit dhe të nënshtrimit. 

Aiprej Maqedonisë dhe të ashtuquajturës “Greqi”, në moshën 19 vjeçare, në vitin 334 p.e.s., në krye të 45.000 luftëtarëve, i priu armatës më të madhe të kohës, i cili e kaloi Helespontin, midis Egjeut dhe Detit të Zi, rreth kokës së sotme të Turqisë për në Azi të Vogël, rreth qyteteve me të mëdha të Detit Mesdhé deri në Egjipt, duke u kthyer në Mesopotami, për të vazhduar ngjarjet në Azinë Qendrore e deri në Pamir e në Indi. 

Historinë botërore e ka lënë edhe në Bibël. Çuditërisht i dha fund jetës së tij nga një sëmundje e tmerrshme, nga malarja, në fund të majit të vitit 323 p.e.s.

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Hapi i parë në Likuidimin e një populli të fshini kujtesën e tij.
Hapi i parë në Likuidimin e një populli të fshini kujtesën e tij.
https://1.bp.blogspot.com/-p437Z4aG1Kg/Xvh387R7GrI/AAAAAAAACfo/zpWKV0JA7-8AIUUkK5eHXDWgNkOy8vnggCK4BGAsYHg/FB_IMG_1593341834166.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-p437Z4aG1Kg/Xvh387R7GrI/AAAAAAAACfo/zpWKV0JA7-8AIUUkK5eHXDWgNkOy8vnggCK4BGAsYHg/s72-c/FB_IMG_1593341834166.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/06/hapi-i-pare-ne-likuidimin-e-nje-populli.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/06/hapi-i-pare-ne-likuidimin-e-nje-populli.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy