Publicite

Heronjtë e Dardanisë: Millosh Kopiliqi, Demetër Jonima, Theodor Muzaka

Heronjtë e Dardanisë: Millosh Kopiliqi, Demetër Jonima, Theodor Muzaka Gani MEHMETAJ  Heronjtë arbëror të Betejës së Dardanisë luftuan, kund...



Heronjtë e Dardanisë: Millosh Kopiliqi, Demetër Jonima, Theodor Muzaka

Gani MEHMETAJ 

Heronjtë arbëror të Betejës së Dardanisë luftuan, kundër pushtuesit të përbashkët, Perandorisë Otomane.

 Milosh Kopiliqi, Theodori II Muzaka, Gjon Kastrioti, Demetër Jonima, janë disa nga figurat më të rëndësishme të Arbërisë që morën pjesë në këtë betejë. 

Disa prej tyre dhanë jetën në fushën e Dardanisë, disa u kthyen në principata e tyre, por ushtarët e tyre u flijuan për mbrojtjen e Dardanisë. 

 Një shtatore në ballë të fushës së betejës për Millosh Kopiliqin që vrau Sulltan Muratin dhe u bë theror, një tjetër përmendore për Theodor II Muzaka që dha jetën në fushëbetejë, pastaj Gjon Kastriotin e kontëve të tjerë arbëror, do të ishte mirënjohje, a shënjim i lavdisë së tyre pas 600 e ca vjetësh.

Më këto shtatore do ta përjetësonim luftën e sakrificën e tyre, lavdinë e fatkeqësinë.
Milosh Kopiliqit, princit arbëror, i kemi hyrë veçanërisht në hak, sepse jo vetëm nuk i ngritëm përmendore, as nuk i bëmë sa duhet lavde, por ua lamë serbëve ta përtypin, ta përvetësojnë e ta përdhosin. 

Ata bënë histori më figurën tonë të vjedhur, ndërtuan përkujtimore, aty ku duhej ta ndërtonim ne, kurse turqit e bënë Tyrben e Sulltan Muratit më të brendshmet e tij. Por ne s'patëm mundësi deri pas vitit 1999 t'i kushtonim shtatore a faltore Milosh Kopiliqit, as princërve e kontëve të tjerë arbëror, sepse ishim nën pushtim. Sot askush nuk na pengon, askush s'mund të na e ndaloj që ta rikujtojmë historinë tonë. Por duhet vetëdije kombëtare e përgjegjësi shtetërore, duhet edhe kulturë. 

 Kemi disa herë më shumë arsye t'i ngrehim shtatore këtyre heronjve  të mesjetës para të tjerëve. E para, beteja e u bë në Fushën e Dardanisë, aty ku i kishim dhe ku i kemi rrënjët. E dyta, forca goditëse ishin arbërorët me aleatët e tjerë ballkanas. 

E treta, pasardhësit e Millosh Kopiliqit, Gjon Kastriotit, Theodor Muzakës etj. u përballuan të gjitha furtunave, duke, e mbajtur vendin ku u derdhë gjaku i arbërorëve. Ata jetojnë në këto hapësira. të tjerët ia mbathën ashtu si erdhën. 

 Ndërkaq, serbët kanë arsye të vajtojnë, ashtu siç e vajtojnë që nga shekulli XIX kur e sajuan legjendën për Betejën e Kosovës, sipas versionit të tyre. 

Kanë edhe një arsye tjetër të vajtojnë: princin e tyre turqit e lidhen në vargonj, duke e endur si bishë mali në kafaz për ta ekzekutuar. Princi tjetër serb, Vuk Brankviq, tradhtoi, u bë me Sulltanin. 

Turqit, megjithë mizorinë nuk e mbajtën këtë vend. 
Prandaj një projekt shtetëror për pamjen e shtatorëve e objekteve të tjera përcjellëse është i domosdoshëm, në vendin ku supozohet se është bërë Beteja e Kosovës . Sllavët e Maqedonisë ngritën shtatore gjigante me mbretër e princër ilirë, serbët e çmenden botën me princin tonë Kopiliqin, kurse ne edhe më tutje heshtim?

 Ku është arsyeja? Jemi rrëmbyer nga babëzia për pasuri e etja për pushtet? Druajmë nga reagimi i Serbisë? Nuk duam t'ia prishim Turqisë në babëzinë për ta ripushtuar Kosovën? Do t'i këndellim budallenjtë shqiptarë që falën të Tyrbja e Sulltan Muratit, vrasësit të stërgjyshërve të tyre?

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Heronjtë e Dardanisë: Millosh Kopiliqi, Demetër Jonima, Theodor Muzaka
Heronjtë e Dardanisë: Millosh Kopiliqi, Demetër Jonima, Theodor Muzaka
https://1.bp.blogspot.com/-Undbn3oxlBA/XuqBkqRQxEI/AAAAAAAAAzA/qlDKuonbxSsdbyR5Hx95VugOscZMElDIACK4BGAsYHg/s320/20200617_224728.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-Undbn3oxlBA/XuqBkqRQxEI/AAAAAAAAAzA/qlDKuonbxSsdbyR5Hx95VugOscZMElDIACK4BGAsYHg/s72-c/20200617_224728.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/06/heronjte-e-dardanise-millosh-kopiliqi.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/06/heronjte-e-dardanise-millosh-kopiliqi.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy