ILION, TROJA E VITIT 1872 Një vazo gjigante argjile qëndroi shtrirë para shtëpisë së Henry Schliemann, për 14 muaj, më 1872-1873. Kjo vazo p...
ILION, TROJA E VITIT 1872
Një vazo gjigante argjile qëndroi shtrirë para shtëpisë së Henry Schliemann, për 14 muaj, më 1872-1873. Kjo vazo prehistorike ishte gjetur në qytetin e Trojës. Sipas Schliemann-it aju u përdor si banesë nga njëri prej punëtorëve të tij, madje strehoi dy prej tyre në një kohë me reshje shiu. Punëtori i vizatuar nga Schliemann në faqet e librit të tij që dëshmojnë historinë e gërmimeve arkeologjike në Ilion, është dukshëm, një shqiptar. Veshur me fustanellën e famshme, me pamjen e shqiptarit epik, pa e ditur, ai gërmonte në rrënojat e një qyteti ku paraardhësit e tij dardanë, shkruan një faqe historie heroizmi mitik ku njeriu dhe perënditë luftonin, urreheshin e duheshin, tok. Ç’ironi e fatit... Ai aty, që gërmonte dherat, mund të kishte qenë një Hektor i kohëve moderne.
Thënie për shqiptarët
___
Henry Schliemann, “Ilios, City and Country of the Trojans”, 1880.
COMMENTS