Publicite

ILLYRICUM SACRUM Historia e panjohur e Shqipërisë

Credit, Aleksandër Hasanas ILLYRICUM SACRUM Historia e panjohur e Shqipërisë në veprën "Illyricum Sacrum" - Daniele Farlati. Si u ...



Credit, Aleksandër Hasanas

ILLYRICUM SACRUM
Historia e panjohur e Shqipërisë në veprën "Illyricum Sacrum" - Daniele Farlati.
Si u mbyt në lumin Drin, qerrja që mbante arkivat e Shqipërisë 
Historia e veprës madhore "Illyricym Sacrum" e atë Daniele Farlattit. Si u dënua me 25 vjet burg dom Frano Illia, që e përktheu atë dhe kërkoi vazhdimin e saj, ku flitej për Tivarin e Kosovën
Papa Klementi XI u muer vesht me Jezuitët e Venedikut e këta dërguen në Romë Atë Filip Riceputtin i cili mori në dorzim nga Papa shqiptar materialin historik të tij, planin e hartimit të historisë kishtare të ilirëve, e me ndihmën financiare me përballue shpenzimet e duhuna për atë punë.
At Filip Riceputti mbi një barkë të Vendikut i ra për gjatë bregut të Adriatikut tue u ndalue në të gjitha qëndrat ku kishte landë për punën e vet e nga këto qëndra bregdetare dërgoheshin njerëz të tjerë për kërkime historike në qëndrat e mbrëndëshme të vëndit prej kah i dërgohej landa e duhun në breg të detit. 
Këtë punë e vazhdoi deri në qytetin e Tivarit. Prej Tivarit u dërguen lajmëtarë në të gjithë qëndrat kishtare të Shqipërisë të cilat iu përgjegjën tue i dërgue secila ndihmën e vet historike shkruajsit të ardhëshëm të kishave ilire.

Një qerre me qe e ngarkueme me dorshkrime, libra e objekte historike, mbasi kapërceu të gjitha vështirësitë e baltrave të Zadrimës, u mbyt në ujë tue kalue Drinin e hupi e gjithë ngarkesa e caktueme për At Riceputt-in".

Kështu shkruhet në volumin e shtatë të veprës madhore "Illyricum Sacrum" të autorit italian, At Daniele Farlatti, e cila ndodhet në Arkivin Qëndror të Shtetit e përkthye nga Dom Frano Illia, që në vitin 1963 kur ai shërbente si famullitar në qytezën e vogël të Milotit. Po çfarë është kjo vepër dhe si trajtohet aty historia e lashtë e Shqipërisë që nga koha e ilirëve e në vazhdim?
Sa kohë iu deshën Dom Frano Illias që ta përkthente atë vepër madhore dhe përse nuk u botua ajo në vitin 1966 kur ai e dorëzoi për botim pranë Institutit të Kulturës Popullore? 
Përse u arrestua Dom Frano, ato ditë që ai paraqiti kërkesën për botim, në të cilën shkruante se ishte gati të përkthente edhe volumin e tetë të atij libri, ku flitej për historinë e Tivarit e Kosovës të cilat ai i cilësonte si pjesë të Shqipërisë.

Përse edhe pas letrës që ai i drejtoi Ramiz Alisë në vitin 1986, pasi doli nga burgu, nuk iu kthye vepra e tij për të cilën kishte punuar për shtatë vjet me rradhë?

Zbulohet enciklopedia shqiptare 300-vjeçare
- “Illyricum Sacrum” është një vepër enciklopedike me 5500 faqe, e ndarë në nëntë vëllime. Në të flitet për historinë e ilirëve, domethënë për historinë e shqiptarëve që kanë jetuar në faqen perëndimore të Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. “Illyricum Sacrum” përmban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime të shumta për të parët tanë, të cilat nuk gjenden askund veç në këtë vepër të madhe. 
Sipas prof. Aleksandër Stipçeviç, vepra “Illyricum Sacrum” është një arritje kapitale e historisë evropiane. Ajo ka rëndësi të dorës së parë si burim të dhënash për historinë mesjetare të Ballkanit Perëndimor. 
Vëllimi i parë ka dalë në vitin 1751, kurse i fundit në vitin 1909. Shtatë vëllimet e para janë përgatitur nga Daniele Farlati, kurse dy vëllimet e fundit nga Jakobo Coleti.
(Perkthimi nga Dom Frano Ilia 1963)

https://www.shkodradaily.com/2014/12/illyricum-sacrum-historia-kishtare-e-ilirise.html

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: ILLYRICUM SACRUM Historia e panjohur e Shqipërisë
ILLYRICUM SACRUM Historia e panjohur e Shqipërisë
https://1.bp.blogspot.com/-ibKpaZVYAk0/Xu8sL9lSezI/AAAAAAAABTg/Zlj1lLGGdtw7Cb8s459WbrSU_IT_Vu8vACK4BGAsYHg/s320/20200621_114258.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-ibKpaZVYAk0/Xu8sL9lSezI/AAAAAAAABTg/Zlj1lLGGdtw7Cb8s459WbrSU_IT_Vu8vACK4BGAsYHg/s72-c/20200621_114258.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/06/illyricum-sacrum-historia-e-panjohur-e.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/06/illyricum-sacrum-historia-e-panjohur-e.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy