Kalaja e Elbasanit e cila në lashtësi njihej ndryshe si Scampia i ka fillimet nga gjysma e parë e shek të IV p.k dhe ka shërbyer si qendër g...
Kalaja e Elbasanit e cila në lashtësi njihej ndryshe si Scampia i ka fillimet nga gjysma e parë e shek të IV p.k dhe ka shërbyer si qendër garnizioni ushtarak. Kishte një pozicion strategjik pasi përmes saj kalon dhe rruga më e njohur që lidh lindjen me perëndimin (Egnantia e ndërtuar nga Egnantius, konsull romak në Maqedoni). Kjo kështjellë është me formë katërkëndëshe dhe e pajisur me shumë kulla vrojtimi. Përmes saj kalojnë disa boshte rrugësh (decumanus maximus dhe cardo maximus,pra lindje-perëndim dhe veri-jug). Për nga ndërtimi I brendshëm ajo përbehet nga stili orthogonal I rrugëve dhe ka dy hyrje kryesore të cilat mbrohen nga dy kulla gjysmë rrethore, gjithashtu ka dhe 22 kulla të tjera në të gjithë murin rrethues të cilat kanë shërbyer si vend vëzhgimi per situaten jashtë kështjellës.
Mënyra e ndërtimit të kështjellës është e realizuar me teknikën opus mixtum (pra me murature të perzierë). Në këtë kështjellë janë strehuar shumë udhetarë por dhe ushtarë në periudha të ndryshme lufte. Është tentuar disa herë të rrezohet nga ushtritë armike si ajo romake apo dhe nga Perandoria Osmane por nuk është rrëzuar madje qendron e "gjallë" dhe sot për të treguar historinë, traditën dhe vlerat e sajë.
COMMENTS