Publicite

Kjo është edhe një fakt që tregon se çfar torturash ka kalu popilli Shqipëtar nga kthetrat Ruso/Serbe...

Serbia i ka borxh Kosovës territor rreth dy Kosova  ARDHACAKËT SERBË U BËN SHTET NË TOKAT SHQIPTARE ME VENDIMIN E FUQIVE TË MËDHA Nga viti 1...



Serbia i ka borxh Kosovës territor rreth dy Kosova 

ARDHACAKËT SERBË U BËN SHTET NË TOKAT SHQIPTARE ME VENDIMIN E FUQIVE TË MËDHA

Nga viti 1804 e 1878 Serbia i ka borxh Kosovës territor rreth dy Kosova *

Libri Historia e shteteve dhe e të drejtave të popujve jugosllavë botuar në Beograd, përkthyer në Prishtinë 1979 grup aut. serbosllavë faqe 7 shkruan: 

Në gjysmën e dytë të shek. VI fiset sllave gradualisht e populluan edhe krahinën e Alpeve Lindore; në decenien e fundit të shek. VI ata kishin arritur deri në vijën nga burimi i Dravës deri në Danub. Faqe 329

Në propozim të autorizuarit austriak kufijtë e Serbisë u zgjeruan; Serbisë iu bashkëngjitën edhe 4 qarqe; i Nishit, Pirotit, Vrajës dhe i Toplicës, kështu që ndër të tjerët, në kuadrin e shtetit serb hyjnë edhe Piroti dhe Vraja. F. 403.

Me vendimet e traktatit të paqes së Berlinit (1878) territori i Malit të Zi u zgjerua dukshëm . Ai gati u dyfishua. Mali i Zi fitoi edhe disa qytete (Nikshiqin, Podgoricën, Spuzhin, Koloshinin, Ulqinin). 

Ngjashëm shkruan edhe libri Crna Gora i Boka Kotorska aut. Vuk St. Karaxhiq bot. Nolit Beograd 1977 f. 9.

Libri Srbija Zemlja i Stanovnistvo ( Serbia Shteti dhe Popullsia) aut. Feliks Kanic bot. në serbokr. Beograd 1986 f. 5

Shënim: Sipas historiografisë serbosllave

> Harta është marrë nga libri: Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1877-1995),
Instituti i Historisë Prishtinë, QIK 1997

_________________________________________

Më 1878 me vendimin e Kongresit të Berlinit qarqet: Nishi, Piroti, Vraja dhe Toplica iu bashkëngjitën Serbisë dhe kryesisht në çdo pikëpamje ishin terra incognita dhe për hulumtuesit e huaj në një mënyrë mbetet kështu deri tash. F.126. Aleksinci ra në duar të serbëve me 1833. Qeveria turko-shqiptare nga Aleksinci u hoq në vitin 1833. F. 238.

Fillimi i shek XIX Leskovci ishte qendër e pashallëkut të madh, kufijtë e të cilit përfshin edhe qarqet e larta: Kryshevcin, çuprinë dhe Aleksincin (që nga viti 1833 i takojnë Serbisë). F. 251.

Në tërë luginën e Veternicës para vitit 1878 kishte shumë fshatra shqiptare nuk mbeti asnjë shqiptarë, të gjithë u shpërngulën në territoret turke. F. 293. 

Më 1858 edhe ana e djathtë e Moravës kishte 11 fshatra të pastra shqiptare. F. 294 

Më 1858 Prokupja kishte 500 familje myslimane (shqiptare ), 300 kristiane, 10 hebreje 20 rome.

Më 1877 kishte 620 familje shqiptare, 4 çerkeze, 36 rome, 325 shtëpi serbe, 3 hebreje. F. 298 

Deri më 1878 Lugina e Toplicës ishte e mbuluar gati kryesisht me fshatra shqiptare. F. 311 

Më 1877 në Kurshumli kur erdhën serbët këtu gjetën vetëm 2 të krishterë. Kurshumlia merret nga serbët me 19 janar 1878. F. 317 

Qeveria serbe me të gjitha mjetet u perpoq ta populloj qarkun e Toplicës të cilin më 1878 e morri gati të shkretuar, në 2839 km të tij. Në vitin 1905 u regjistruan në 37 komuna me 341 vendbanime me 102.954 ban.( 36 ban. në 1 km), Kosanica (19 ban. 1km).

Libri Istorija Srba Kulturna Istorija Knjiga aut. K. Jireçek, J. Radoni bot. Beograd 1978, në serbokr. f. 7. shkruan: 
Qyteti Nish nuk permendet kurrsesi ne episkopinë serbe në shek. e XIII-XIV veçse me 1336 permendet si vend i Bullgarisë kralevine. 

Në Enciklopedinë e Jugosllavisë 1, A Bib bot. Zagreb 1984 në gj. shqipe f. 206 shkruan: Kosova prej vitit 297 ishte pjesa qendrore e Dardanisë. Hierarkia kishtare ketu ekziston prej shek. III (me ipeshkvin në Ulpianë). 

F. 638. shkruan: nga turqit më 06.04.1867 iu dorëzuan Knjaz Milloshit çelësat e qytetit të Beogradit. Nova Enciklopedia I, A e K bot. V. Karaxhiç Beograd 1977 f. 34 në serbokr. shkruan: 

Shqiptarët popull i vjetër i Ballkanit, afër 3 mil. jetojnë në Shqipëri, në Jugosllavi ka mbi 1 mil. 300 mijë, një numër në Greqi, Bullgari, Rumani, SSSR, Itali, në Lindjen e Afërme në veri e në jug të Amerikës. F. 689.

Ilirët (Ilirikum) emërtim antik në Ballkan që nga deti Adriatik deri në Moravë dhe prej Epirit deri në Danub. F. 929 Kosova e banuar qysh në kohën e neolitit.

Në Kosovë shqiptarët janë shpërngulur gjatë luftës së parë e dytë serbe. 1918 Kosova iu është bashkangjitur SKS-së. Në LDB nga Kosova kanë marrë pjesë 50 mijë luftëtarë, Kosova 1945 iu është bashkangjitur Serbisë. F. 459. Territori Grek u zgjerua kah Epiri dhe Thesalia E Jugoslovenski Leksikografski Zavod A e Z, Zagreb 1974 në serbokr. f. 500 më 1912 Kosova iu bashkëngjit Serbisë me vendimin e marrëveshjes paqësore të Londrës 1913, ashtu me 1918.

Kosova në LDB ka dhënë 50 mijë luftëtarë. F. 922. serbët në shek. IX janë kristanizue. Fundi i shek. XVIII shumica e serbëve në shtetin turk kanë qenë të grumbulluar në pashallëkun e Beogradit. Me 1876 Serbia ka qenë e dërmuar, mirëpo me ndihmen e Rusisë në luftë çliroi vendet Nish, Pirot, Leskovc dhe Vrajë. Në kongresin e Berlinit (1878) Serbia fitoi pavarësinë e plotë. F. 335. 

Në paqen e Jedrenit 1829 Turqia i njeh pavarësinë Greqisë. Greqia më 1864 fiton nga B. e Madhe ujdhesat e Jonit, prej Turqisë 1878 fiton Thesalinë, gjatë L. Ballk. 1912-13 Greqia fitoi Kretën, Epirin pjesë nga Maqedonia e Trakia.

Libri Kosovo nekad i danas ( Kosova dikur e sot) grup aut. serb e shqiptarë bot. Beograd 1973 f. 416. shkruar serbokr. e shqip shkruan: Graçanica e tashme gjindet në themelet e një kishe më të vjetër, në të cilën ka qenë selia e ipeshkvisë së Lipjanit. Kisha e Graçanicës objekti më i vjetër i konstatuar është themeli i bazilikës tri pjesesh te Bizantit te hershem. Ne gërmadhat e kesaj bazilike mbreti serb Uroshi I (1243-1276) e ndoshta edhe i ati i tij Stevan Pervoveçani dhe xhaxhai Sava Nemanjic, kanë ndertuar edhe nje Kishë. F. 399. po ashtu shkruan edhe per Patrikanën e Pejës dhe f. 404 për Kishen e Lëvishkes etj. siq shkruan edhe ak. M. Krasniqi ne librin Rrenjet tona etnike, Prishtinë, 2002 f. 219-220 Graçanica, Patrikana e Pejes, Levishka ne Prizren etj. keto jane ndertuar ne kohen e sundimit bizantin para ardhjes se serbeve. Po aty f. 250

Perandoria e Car Dushanit ne shek. XIV perfshinte Shqiperine nje pjese te madhe te Greqise dhe nje pjese te vogel te Bullgarise. Por kjo perandori nuk zgjati as 10 vjet dhe u be cope e grimë.. Në mënyrë të njejte dhe objektive shkruhet edhe ne disa libra tjera serbokroate dhe te tjera te huaja. Nga keto padrejtësi sot me shume ka shqiptare ne botë se ne Ballkan (perreth Shqipërisë).

Mu për këtë

1. Fuqitë e mëdha pa kurrfarë hezitimi duhet ta njohin të paktën pavaresinë e Kosovës pasi që janë fajtorë në copëtimin e popullit shqiptarë siç u cekë më lartë bile nga autorët serbë.

2. Pas LDB nga 50 shtete, tash janë rreth 200 shtete, gati gjysma e tyre janë sa apo më të vogla se Kosova.

3. Kosova përkundër okupimit serb 1912, e riokupimit 1918, 1945, 1989, 1999 i ka pasur kufijtë njësi e veçantë, e sdm. me Kushtetutën e 74-tës ka pasur min. të jashtme, të mbrojtjes etj. ministri të shtetësisë. Mu për këtë Millosheviqi me dhunë, tanke e gjendje të jashtëzakonshme e suspendoi Kushtetutën e 74 -tës.

4. Ti bëhet apel Serbisë mjaft je zgjeruar në tokat shqiptare më se 200 vjet.

5. Ti bëhet apel Rusisë: ju nuk keni të drejtë të përziheni në çështjen shqiptare të Kosovës pasi ajo gjithherë e ka ndihmuar Serbinë në tkurrjen, shpërnguljen dhe gjenocidin ndaj popullit shqiptarë në minimum.

6. çështja shqiptare sdm. kosovare në Ballkan dhe Europë është më e diskredituara dhe më e dëmtuara.

7. Të anulohet të shfuqizohet decentralizimi ( komunat serbe një etnike ) pasi që Kosova përkundër kolonizimeve serbe në Kosovë dhe shpërnguljet e shqiptarëve, Kosova ne ish Jugosllavi e më gjerë në Europë ka qenë dhe është së paku shumë etnike lexo librin dr. Milovan Obradoviq Reforma Agrare dhe Kolonizimi në Kosovë (1918-1941) bot. Prishtinë 1981 serbokr. dhe në shqip 2005. Mbi 60 mijë serbë të ardhur në Kosovë, po aq serbë kanë ardhur 1945-1966 pastaj në vitet e 90- ta . Kosova para vitit 1918 serb ka pasur rreth 3 %.

8. Të anulohet trashëgimia (kulturore kishtare serbe), pasi kjo trashegimi është shqiptare siç u potencua më lartë nga vetë aut. serbosllavë të cilët janë kristanizue në shekullin e IX e shqiptarët në shek. I-III. 9. Të anulohet termi fjalia Kosova shumë etnike, standardet, rezoluta 1244 etj.

10. Të kthehen shqiptarët në Mitrovicën e veriut të shkatërrohen strukturat paralele serbe (policore e ushtarake), Dëbellde, Mahalla e Zahirajve ti kthehen Kosovës etj. Të gjitha këto pika në rast se nuk shqyrtohen dhe nuk anulohen e shfuqizohen si mund të besohet në pavarësi apo çfarë pavarësie është ajo me te gjitha këto të meta.

Autor: R. MEGJUANI

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Kjo është edhe një fakt që tregon se çfar torturash ka kalu popilli Shqipëtar nga kthetrat Ruso/Serbe...
Kjo është edhe një fakt që tregon se çfar torturash ka kalu popilli Shqipëtar nga kthetrat Ruso/Serbe...
https://1.bp.blogspot.com/-OwvwRlClJRE/XukxPmyt1eI/AAAAAAAAAog/7dNgNZW95B0FvqS4NYXzLYUAbQpkLde5wCK4BGAsYHg/s320/20200616_225237.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-OwvwRlClJRE/XukxPmyt1eI/AAAAAAAAAog/7dNgNZW95B0FvqS4NYXzLYUAbQpkLde5wCK4BGAsYHg/s72-c/20200616_225237.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/06/kjo-eshte-edhe-nje-fakt-qe-tregon-se.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/06/kjo-eshte-edhe-nje-fakt-qe-tregon-se.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy