Kleopatra e Maqedonisë ose e njohur si Kleopatra e Epirit, ishte princeshë dhe më vonë mbretëresha e Epirit. Vajza e Filipit II të Maqedonis...
Kleopatra e Maqedonisë ose e njohur si Kleopatra e Epirit, ishte princeshë dhe më vonë mbretëresha e Epirit. Vajza e Filipit II të Maqedonisë dhe Olimpias së Epirit, ajo ishte motra e vetme e plotë e Aleksandrit të Madh. Kleopatra qëndroi në Pellë ku ajo lindi, me babanë e saj ndërsa nëna e saj Olimpia iku për në Epir me vëllanë e saj Molos Aleksandrin I të Epirit (xhaxhai i Kleopatrës), ndërsa vëllai i Kleopatrës Aleksandri u largua për në Iliri.
Filipi bëri një aleancë me Aleksandrin l duke i ofruar dorën e bijës për martesë. Pas vrasjes së babait të saj, Kleopatra dhe Aleksandri shkuan përsëri në Epir. Besohet se Aleksandri dhe Kleopatra mbajtën kontakte të ngushta ndërsa ai ishte në pushtimin e tij në lindje. Në 332 para Krishtit Aleksandri kishte dërguar shtëpi pre lufte për nënën dhe motrën e tij. Aleksandri I u vra në betejë në 331 para Krishtit. Ndërkohë Kleopatra sundoi Epirin. Ishte një zakon Ilir dhe Epirot që gruaja e një familje bëhej kryefamiljare dhe kryetare shteti kur burri i saj vdiste dhe djali ose djemt e tyre ishin shumë të vegjël, ndryshe nga pjesa tjetër e Greqisë, ashtu bëri Teuta mbretëresha e Ilirisë pas vdekjes së burrit të saj Agronit.
Në Iliri gratë kishin liri të plota nga burrat e tyre dhe kjo dallohet në mbishkrimet e gjetura në Ilirinë e jugut dhe Epir ku ato marrin vendim për lirimin e skllevërve Organizimi i familjes është një nga elementet që mund të bëjë ndryshimin midis kulturave. Pas vdekjes së vëllait të saj, Kleopatra u marteua me disa nga gjeneralët e tij, të cilët menduan të forcojnë ndikimin e tyre nga një lidhje me motrën e Aleksandrit të Madh.
COMMENTS