Masakra e gjeneralit grek mbi çamët. Ky ishte amaneti i shovinistit përbindësh ndaj shqiptareve, gjeneralit kolaboracionist Napolan Zerves. ...
Masakra e gjeneralit grek mbi çamët.
Ky ishte amaneti i shovinistit përbindësh ndaj shqiptareve, gjeneralit kolaboracionist Napolan Zerves. Në prag vdekjen e tij, antishqiptari i tërbuar thotë: “Vdes i qete se bëra atë që doja. Pas lash rreke gjaku, tym, bloze, gërmadhe, uturima fëmijësh, nuse dhe gra nudo, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin me shqiptarë… burra të varur, shpuar me bajonete, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helene!”.
Zerva dhe gjeneralët e tjerë ishin lëshuar si bisha mbi shqiptaret çamë te pambrojtur. Si qeveritë kolaboracioniste, edhe ato që vazhduan pas ikjës së gjeneralëve, po me ata ministra e gjeneralë, pjella të ortodoksisë shovene, kishin marrë urdhër që popullsinë çame prej 30-35 mijë banoresh ta asgjësonin.
Ndër përfaqësuesit e aleateve, koloneli Kris Voodhanse, shef i misionit ushtarak aleat, deklaronte: ”Me inkurajimin e misionit ushtarak aleat, që unë drejtoja, Zerva dëboi çamët nga shtëpitë e tyre!”.
Gjenocidi i egër grek nisi me 27 qershor 1944. Ushtaret e Zerves rrënonin gjithçka që gjenin përpara… popullsia e Parathimise u kap në befasi dhe nuk gjeti dot mjete mbrojtëse. Barbarët e Zerves hynë natën në qytet dhe vranë 673 burra, gra, fëmije, në Filat 1286, në Igumenicë 192, në Prage 620. Zervistet rrafshuan mbi 5800 shtëpi në 68 fshatra. Qindra fshatra të tjera u shkretuan. Pronareve të bagëtive ju grabiten 120 mije dhen, 24 mije një thundrake, 18 mije kuaj. Nga hambarët e fshatareve të pasur çamë u rrëmbyen 250 mijë kg grurë etj…
Pas grabitjes dhe gjenocidit, misionit aleat sikur i “erdhi keq” për tragjedinë mbi shqiptaret çamë. Dhe, kjo “keqardhje” u ndez, kur çamet nga mosha 15-70 vjeç, të ngelur aty – këtu, kapeshin nga grekët dhe internoheshin në ishujt e Egjeut dhe i masakronin. Kur shefi i misionit amerikan në Shqipëri, 1945-1946, pa këto barbari u shpreh: “Në mars 1945, njësi të forcave të shpërndara të Zervasit, kryen një masakër ndaj çameve në zonën e Filatit dhe, praktikisht e pastruan atë nga shqiptaret çame!”.
Përveç dëbimit nga vatrat e të parëve, ajo do shkundte nga themeli edhe kulturën çame, do mohonte edhe historinë, besimin fetar mysliman. Dhe menjëherë u dha urdhri për djegien e 102 xhamive, 28 derg’jahhe, mijëra vend vakëfeve. Kur u siguruan se ishte dëbuar edhe këmba e fundit e çamëve, barbaria helene do nxirrte ligjin absurd. Sipas këtij ligji, çamët nuk do ktheheshin më dhe pronat e tyre ua ndanë kolonëve. Ndërsa ndaj çameve të mbetur në Greqi, si ata ortodoks e mysliman, ligji antinjerëzor i vitit 1945 ua mohonte identitetin kombëtar shqiptar. Nga shqiptar që ishin, do ktheheshin në grek dhe “pranonin” kombësinë helene.
Greqisë i duhej medoemos të ndryshonte përbërjen demografike të krahinave çame veri-perëndim, sepse u trembej shumë arvanitasve dhe shumë çameve të mbetur ose të kthyer në ortodokse dhe “greke” me force.S.B.
COMMENTS