Shkruan, Preveza Abrashi Me këtë flamur me shqiponjë ANDREA MUZAKA, në krye të luftëtarëve të tij, do të shkonte në BETEJEN e FUSHE KOSOVES ...
Shkruan, Preveza Abrashi
Me këtë flamur me shqiponjë ANDREA MUZAKA, në krye të luftëtarëve të tij, do të shkonte në BETEJEN e FUSHE KOSOVES më 1389 kundër ushtrisë së Sulltan Murati të Parë.
Atje u vra edhe prijësi i sipërpërmendur i principatës së Muzakajve.
Lidhur me lashtësinë e flamurit shqiptar me shqiponjën dykrenare duhen përmendur edhe “Statutet e Shkodrës” të zbuluara kohët e fundit në bibliotekën e Muzeut Correr të Venecias. Këto “Statute” hedhin dritë edhe më shumë në lashtësinë e flamurit kombëtar shqiptar. Statutet e Shkodrës pasqyrojnë një lloj “kushtetute” për banorët e qytetit në shekullin e XIV - XV. Sipas studiuesve ato janë hartuar para vitit 1446. Po ajo që është e rëndësishme të theksojme është fakti se në një faqe të ilustruar të këtyre statuteve gjendet i pikturuar simboli kombëtar: “Shqiponja me dy krerë”........................(nga Aristotel Mici:, fragment)
COMMENTS