Publicite

Ministri grek: Janullatos ka ndërgjegje greke dhe mision helenizimin e Shqipërisë

Ish ministri i arsimit të Greqisë, Andrea Laverdho deklaroi në parlamentin grek, se një pjesë e shkollave greke në Shqipëri, janë organizuar...



Ish ministri i arsimit të Greqisë, Andrea Laverdho deklaroi në parlamentin grek, se një pjesë e shkollave greke në Shqipëri, janë organizuar nga kryepeshkopi Anastas Janullatos, ku kisha afron shpërblim për mësuesit e gjuhës greke. Sipas ministrit të Greqisë, Andrea Laverdho, në Gjirokastër punojnë me dhjetëra vullnetarë nga Greqia me “ndërgjegje kombëtare, ndërgjegje misioni”.

Janë kryesisht djem dhe vajza nga Greqia e Veriut që shkojnë aty … Laverdho shpjegoi rreth mbështetjes financiare për këto shkolla, duke bërë gjithçka të qartë, se Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka financuar shkollat greke dhe pagesat e mësuesve. (S. Alla, 8-1-20150.)

Janullatosi, përhapjen e helenizimit në Shqipëri e ka filluar që nga kopshtet e fëmijëve. Sipas artikullit pa emër të autorit, datë 28-12-2014 “Pse e dua dhe jam mirënjohës pafundësisht Kryepeshkopit Janullatos”, vazhdon: “Ai zhvilloi programe pionier në fushat e edukimit, shëndetësisë, kujdesit social, zhvillimit rural, kulturës dhe ekologjisë.

Ngriti 17 kopshte fëmijësh në qytete të ndryshme. 3 shkolla fillore, një gjimnaz, një konvikt shkolle për vajzat, një lice profesional, dy Institute të Formimit Profesional, Universitetin “Logos” në Tiranë, Themeloi qendrën mjekësore Diagnostike me 24 specialitete në Tiranë dhe tre qendra mjekësore në qytete të tjera”.

Përpunoj planin me gjuhën greke, gjeti vendet dhe filloi ndërtimin me gjuhën greke, i kompletoi këto institucione dhe filloi edukimin me gjuhën greke. Pra, ai ka mbështetur dhe bën rreth vetes njerëz pa principe, pa identitet, të shitur, antishqiptar, për “misionin sekrete”, ka këshilltarë dhe anëtarë të këshillit të ortodoksëve të Shqipërisë, si Pirro Prifti, Vangjel Dule, Panajot Barka, Elsa Ballauri, Thoma Miço.

Këta ndihmojnë Janullatosin në tjetërsimin e kombit tonë, nëpërmjet përçarjes, prishjes së harmonisë fetare midis vëllezërve të një gjaku, të një gjuhe, të një kulture. Përpiqen duke ngritur një Principatë greke Brënda shtetit Shqiptarë”. (Aurel Desareti, USA. 5-1-2015).

Lënia e një hapësire greke kaq të madhe, është tradhtia e Tiranës zyrtare dhe e akademikëve tanë. Është një eveniment i pa parë në botë, që qeveria e cila drejton vetë vendin e saj, të tradhtojë kombin e vet, duke i dhënë çdo gjë që i kërkojnë dhe nuk u jep atë që u takon. Ky është “greku”. Çdo ditë lindin kërkesa të reja prej tij. Janullatosi duke mos çarë fare kokën për qeverinë shqiptare, lidhet me qeverinë greke që t’i dërgojë mësues grekë për institucionet e ngritura prej tij për edukimin në gjuhën greke.

Këto ditë më 9 dhjetor 2014, z. Artur Vrekaj në shkrimin: “Neokozmallinjtë, e Amerikës në një linjë me Dulen dhe Janullatosin”, shkruan: “Është një organizatë joqeveritare në SHBA… ku tingëllon e fortë edhe kauza helenistike e Kozma Etolit. Ja çfarë thotë: “… duhet siguruar ruajtja e statutit unik të Himarës, si bastion i helenizmit dhe ortodoksisë, e cila ka shpëtuar përmes shekujve. (Greqia u njoh si shtet më 1828, me kufi që kalon në jugë të gjirit të Prevezës, Çamërisë Epirit, në jug të Thesalisë dhe në Detin Egje. Te ky kufi duhet të kthehet Greqia.”

(Sot përgatiten dokumenta për gjyqin e Hagës, për bashkimin e trojeve shqiptare. Çamëria – Epiri, Thesalia u pushtua nga greku në mars të vitit 1913 me dhunë e raprezalje të mëdha, se kështu deshi Evropa putanë, shën. im). Sot ajo që ngroh këta greke të Himarës në SHBA është posti i Dules si nënkryetar i kuvendit dhe vetë dora e zezë e ish kolonelit Janullatosit”. Internet LIFESTYLE dikur KULTURA më datën 8-1-2015, boton artikullin “Gejxh e propozoi për president të Greqisë”. “…I vetmi që mund të bashkojë popullin, është Kryepeshkopi Anastas i Shqipërisë. Është më i përshtatshmi për president. Kujtoni se në çastet e vështira për Helenizimin, kanë marrë rol udhëheqësit kombëtarë, si Kryepeshkopi Makarios, ashtu edhe Kryepeshopi Damaskinos” – tha. E çuditshme është se askush nuk kundërshtoi, përfshi dy deputetët dhe ambasadorit amerikan shkruan “To Vima”, Anastas Janullatos duhet lavdëruar thotë ministri i arsimit Andrea Laverdho, se Kisha Shqiptare paguan mësuesit grekë që përhapin greqizimin në “Epirin e Veriut”.

Nga James Pettifer, shkruan: “…I gjithë qëndrimi në post i Janullatosit, është shënuar nga polemika shpesh të ashpra Brenda Kishës, në lidhje me fatin nëse ishte e përshtatshme për një qytetar grek të imponohej për të zaptuar postin më të lartë. Këto rezerva janë shfaqur gjithashtu edhe midis shumicës myslimane të Shqipërisë. Kjo kulmoi kohët e fundit me demonstratat e rrëmujshme anti Janullatos brenda kishës kryesore ortodokse shqiptare në New York Cyti, kur ai vizitoi Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar. (DITA “Janullatosi nuk është modeli i liderit ortodokës” 18-8-2014).

Nga Ndriçim Kulla. Gazeta” MAPO”. 24 -12 – 2014. “Tradita jonë e krishterë dhe sfidat e autoqefalisë”. Ai i drejtohet Janullatosit, që t’i japë fund kësaj “aventure” të autoqfalisë me ndarjen njëherë e përgjithmonë nga epoka e tranzicionit mbi 20 vjeçar. Ne duam konsolidimin e formulës për klerin ortodoksë shqiptar dhe me parimet kombëtare të udhëheqjes së saj.” Janullatosi i tronditur nga ky lajmërim i dalë nga presidenca Shqiptare, pas dy ditëve më 26 – 12 – 2014 i dërgoi gazetës “ILLYRIA” në SHBA artikullin: “Të mahnitshëm janë ndërhyrjet e Perëndisë, kapërcimi i së pamundurës”. Ndërmjet të tjerave shkruan: “Ai thekson faktin, se misteri i madh i lindjes, lidhet me mbarë krijesën: “Në fillim ishte Fjala … dhe Fjala ishte Perëndi … Dhe Fjala u bë mish dhe qëndroi ndër ne” (Jn. 1:1,14). Por duke qëne Fjala pa pësim, pa kundërrfare tjetërsim, mori mish, pa ndryshuar natyrën e Tij hyjnore” (Migne P.G.56:385-386). Në personin e Krishtit u bashkua natyra hyjnore dhe ajo njerëzore. Perëndia i paafrueshëm dhe i pafund mori natyrën njerëzore, duke nxjerrë në pah vlerën e pafundme të njeriut. Shpesh edhe neve përballemi me kundërvënie të pakapërcyeshme. Le të mos e humbasim mendjen. Besimi në Krishtin fal bindjen se nuk jemi të vetëm në këtë botë të ashpër. Fjala e mëshiruar e Perëndisë mbetet në mënyrë të pandërprerë me ne. Ai jep kuptim, dritë dhe fuqi në çdo fazë të jetës sonë. Ai çel udhë në vende të vështira për të kaluar. Afron mundësinë e kapërcimin të asaj që është e pa mundur nga ana njerëzore. Me sigurinë se “të pamundurat për njerëzit janë të mundura për Perëndinë” (LIK.18:27).

Unë nuk jam teolog, por këto më duken të pabesuara. Ju arritët të uzurponi Kishën Noliane me “dinakërinë dhe pabesin greke”dhe me rrugën që u hapën tradhtarët e kombit shqiptar, si Ramiz Alisë, Fatos Nanos, Sali Berishës dhe së fundi nga Edi Rama, të gjithë këta janë drejtuar nga ju për të arritur deri këtu. Shqipëria jeton prej mijëra vjetësh, kanë ardhur shumë pushtues kanë thyer hundët dhe janë larguar, ashtu si do të largoheni dhe ju me turp.

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Ministri grek: Janullatos ka ndërgjegje greke dhe mision helenizimin e Shqipërisë
Ministri grek: Janullatos ka ndërgjegje greke dhe mision helenizimin e Shqipërisë
https://1.bp.blogspot.com/-Bf6vOuR9orY/Xu0kbFrqu0I/AAAAAAAABH4/ENIqg4yPrqwaJ7Xi6zWCB6RPfofwReDLwCK4BGAsYHg/s320/20200619_224641.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-Bf6vOuR9orY/Xu0kbFrqu0I/AAAAAAAABH4/ENIqg4yPrqwaJ7Xi6zWCB6RPfofwReDLwCK4BGAsYHg/s72-c/20200619_224641.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/06/ministri-grek-janullatos-ka-ndergjegje.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/06/ministri-grek-janullatos-ka-ndergjegje.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy