Në territoret e Ilirisë veriore sot shtetet Bosnje Hercegovinë, Kroaci dhe një pjesë e Malit të Zi shtrihej krahina e Dalmacisë e populluar ...
Në territoret e Ilirisë veriore sot shtetet Bosnje Hercegovinë, Kroaci dhe një pjesë e Malit të Zi shtrihej krahina e Dalmacisë e populluar nga shumë fise ilire ku më i madhi ishte fisi Dalmat. Sipas burimeve antike gjat shekullit II p.e.r Dalmatët krijuan formacionin e tyre politik të quajtur "Federata Dalmate" brenda këtij shekulli ata futen nën administrimin e shtetit Ilir i drejtuar prej mbretit Pleurat. Në vtitin 181 p.e.r kur në krye të shtetit Ilir vjen mbreti Gent, Dalmatët kaluan në organizim të pavarur. Kur pjesa jugore e Ilirisë ra në pushtimin Romak gjat luftrave Iliro - Romake, Dalmatët ruajtën lirinë nëpërmjet luftrave edhe për 100 vjet të tjera. Pikërisht në këtë zonë të ilirisë është gjetur dhe gjurma e parë e kultit ilir të shqiponjës dykrenare e cila paraqitet e gdhendur në mburojën e një luftëtari Ilir ky simbol është trashëguar nga Ilirët tek Arbërit dhe në fund tek ne, Shqiptarët. Krahina e Dalmacisë shpesh ka qenë një shqetësim për Romakët pasi aty kanë ndodhur kryengritje të mëdha që e kanë vënë në alarm senatin romak si ajo e viteve 6 - 9 me kryengritjen e prijës Batos.
COMMENTS