Në vitin 335 p.e.s. shpërthen një kryengritje në krye të së cilës qëndronte mbreti Klit pasardhës i mbretit Bardhyl dhe mbreti i Taulantëve ...
Në vitin 335 p.e.s. shpërthen një kryengritje në krye të së cilës qëndronte mbreti Klit pasardhës i mbretit Bardhyl dhe mbreti i Taulantëve Glauku. Përpara se të nisej për në Persi, Aleksandri i madh u kthye për të mposhtur kryengritjen Ilire.
Përsa i përket vendngjarjes së kësaj beteje ka shumë hipoteza por të tëra ato lidhen me zonën Korçë - Pogradec - Devoll. Sipas njërës prej tezave lufta zhvillohet afër Bilishtit dhe Aleksandri i madh përvec ushtarëve mbështetej me se shumti te Falanga Maqedonase. Strategu më i madh në histori kishte nënvlersuar forcat e bashkuara Ilire dhe faktorin terren.
Ariani, historian i lashtësisë shkruan se "Armiqtë e Aleksandrit kishin bërë fli 3 djem, 3 vajza dhe 3 desh të zinj çka lidhet me ritet e lashta pagane Ilire. Kliti mbasi kishte siguruar kalanë, ai vet me ushtrinë e tij qëndronte në zonat përreth për të goditur nga krahët ushtrinë kundershtare.
" Në zhvillim e siper të luftimeve ushtria Ilire tërhiqet për në kala dhe Aleksandri i madh i cili kishte ngrit kampin në afersi të murit të kalasë ngre një tjetër murë rrethues për të penguar arratisjen e tyre dhe për të penguar furnizimin me ushqim të kalasë po të njëjten taktik e përdorin edhe romakët më vonë. Në prapavijën e Aleksandrit po vinte Glauku me një ushtri të madhe.
Të shtyrë nga ushtritë Ilire, maqedonasit u tërhoqën drejt zonave të ngushta ku bëhej e pamundur vendosja në pozicion lufte e falangës. Në të tilla kushte Aleksandri i madh pëson humbjen e tij të parë dhe të vetme në karrjerën e tijë. Mbas kësaj beteje të fituar ushtria ilire duke neglizhuar masat e sigurisë i lejojnë vetes festime të shkujdesura gjë që diten tjeter shfrytezohet nga Aleksandri i madh i cili rikthehet dhe fiton ne betejën e dytë kundra Ilirëve.
COMMENTS