Publicite

Pengmarrja e figyrës nga Komunistët së Gjergj Kastriotit

[Pengmarrja e figures se Gjergj Kastriotit nga komunistet] Gjergj Kastriot Skenderbeu eshte personaliteti me madhor i historise se popullit ...



[Pengmarrja e figures se Gjergj Kastriotit nga komunistet]

Gjergj Kastriot Skenderbeu eshte personaliteti me madhor i historise se popullit shqiptar, cdo veper dhe tipar i tij eshte shembelltyre e shpirtit shqiptar dhe modeli i perjetshem i frymezimit te popullit nder shekuj dhe i tille do te jete deri sa te kete shqiptar ne toke.

 Permasat e rendesia e tij nuk jane vene asnjehere ne diskutim ne nje asnje periudhe kohore, madje dhe gjate erresires turko-islamike ai qendronte i gjalle ne shpirtrat e zemrat e popullit dhe kujtimi i tij zgjonte ndjenjat kryenece dhe krenare te shqiptarve. Ne kete aspekt dhe gjith Europa e ka mbajtur gjalle rendesine e tij, duke e rilidhur gjithnje vetem me shqiptaret, sidomos pas clirimit nga turqia dhe fitimin e lirise se shumepritur shekullore.

Vitet 1912-1944 ishin periudha e fundit e arte e ringritjes dhe zhvillimit kombetar te shqiptarve nen shembullin e Skenderbeut dhe shpirtit te tij, po me pas ? Me pushtimin komunist te Shqiperise rane vlerat dhe idealet , parimet tradicionale dhe aristokratike u zevendesuar nga degjenerimi, vesi, amoraliteti, spiunlliku, kundravlerat dhe ckombetarizimi si dhe anti-nacionalizmi. 

Regjimi enverist ka patur si synim nga fillimi krijimin e nje njeriu te ri amorf socialist dhe pa identitet per ta perdorur dhe urdheruar me mire drejt parimeve marksiste: po si mund te arrihej kjo? Duke luftuar jo vetem fete dhe cka i kishte ngelur nga doktrina tradicionale, por dhe vete tradicionalizmin shqiptar te cilin e shikonte me rrezik dhe burim te pashtershem fuqie dhe rizgjimi nga zinxhiret e ideologjise se re internacionaliste, dhe rrjedhimisht paganizmin, pjese te pandashme te gjakut te tij. 

Deri nje fare kohe enverizmi kishte qene nje regjim i paster marksist ku parimet e leninit ishin te zbatuara me perpikmeri, por enveri vazhdoi i bindur drejte stalinizmit sovjetik i cili u shnderrua modeli udheheqes ideal i mendjes se semure te hoxhes dhe vete Shqiperise se atehershme.

Pas vdekjes se diktatorit gjeorgjian dhe denimit publik te krimeve te tij nga vete krushovi , enveri gjeti justifikimin e rradhes per te vazhduar rrugen e nacionalizmit: ne rastin e 500 vjetorit te Heroit Kombetar Skenderbeu ai shfrytezoi mundesine per tu paraqitur si shqiptar i mire dhe nacionalist duke kremtuar kete ngjarje madhore dhe duke ngritur ne Sheshin Skenderbeu shtatoren e tij ne vend, gjithashtu dhe shtatoren e vete stalinit te tij te dashur!  Ketu fillon dhe komunistizimi i figures se heroit dhe historise se popullit shqiptar, duke e pershtatur nevojave dhe propagandes komuniste. 

Nga iliret deri te lufta e dyte boterore populli jone u portretizua si nje popull proletar i shtypur nga skllavopronaret, pushtuesit e huaj etj. dhe ne kete menyre tjetersohej historia e Shqiperise duke e shtremberuar ate dhe paraqitur si nje epope e mbushur me dialektike marksiste dhe ndjenja viktimizimi dhe vecimi te cilet i kane bere deme te jashtezakonshme dhe qe ndikojne ende sot mendesine e shqiptarit mesatar dhe shoqerise sone e cila perjeton cdo gje me komplekset e ngulitura nga komunizmi, sikur te ishim nje popull historikisht viktime dhe i dhunuar padrejtesisht nga padronet e historise qe na paskan shfrytezuar per interesat e tyre. 

Kjo ka sjelle nje skizofreni te theksuar kolektive e cila na pengon te shikojme veten tone dhe historine tone ne menyren e duhur: Keshtu ka ndodhur dhe me Gjergj Kastriotin i cili u shnderrua nga mbret aristokrat dhe mbartes i parimeve tradicionaliste fisnike ne nje hero popullor dhe udheqes demokratik i cili i paska qendruar perandorise feudale osmane duke ndricuar shqiptaret me iluminizmin e arsyes!

Sic e shikoni figura e Skenderbeut u tjetersua krejtesisht per dobine e doktrines materialiste te enverizmit dhe kjo ka sjelle disa pasoja:  marksizimin e historise tone duke e lexuar dhe analizuar ne driten e rreme dhe te gabuar iluministe dhe shkencore moderniste. Duke ju rikthyer nacionalizimit te komunizmit ne Shqiperi , duhet te themi qe pasi me kinen maoiste u prishen marrdheniet Shqiperia ngeli vendi i vetem marksist stalinist ne bote. 

Ne 1968 partia shpalli luften ndaj feve (veprim cuditerisht i miremenduar nga enveri) dhe ne 1978 e deklaroi veten shteti i pare dhe i vetem ateist ne planet dhe histori (megjithse na vjen keq te prishim primatet enveriste per hir te se vertetes shteti i pare ateist ne histori kishte qene franca jakobine-masonike), veprim ky i dyti perkundrazi i keq dhe i panevojshem dhe tregues i natyres se vertete materialiste te komunizmit. 

Tashme cfare i kishte ngelur komunizmit shqiptar pervec purizmit ideologjik marksist? Pasi vendi u zhyt ne nje krize shoqerore dhe ushqimore te skajshme, dhe vete komunizmi nuk pinte me uje, enveri nga paranoja se populli mund te ngrihej kunder tij, perdori letren e fundit qe i kishte ngelur: nacionalizmin, duke i rikujtuar masave qe eshte nje shqiptar i mire ndryshe nga cthon gojet e liga. 

Kjo ideologji nacionaliste aq shume e anatemuar nga vete ideologjia komuniste dhe nga vete komunistet shqiptar qe e luftuan gjate luftes dyte duke vrare dhe shkaterruar cdo perpjekje kombetare nacioanliste , u rrikthye per hir te mbajtjes dhe justifikimit te pushtetit ne vend. 

Tanime cdo poster, fjalim, veper , monument , film dhe muze permbante nje retorike nacionaliste, dhe keshtu pushteti i deshtuar i kohes perpiqej te mbante gjalle dhe lidhur pas vetes nje popull te deshperuar dhe te martirizuar , te burgosur dhe te torturuar.

Sidomos pas vdekjes  se enverit ideologjia komuniste u perzie me ate nacionaliste (jo pa qellim) dhe vete figura dhe historia e partise u be nje mit dhe legjende nacionaliste qe i dha jete nacionalizmit sotem  shqiptar i cili edhe se jo haptazi komunist, perdor po ato modele dhe ide te komuninizmit. 

Ne kete mes u ngaterrua dhe vete Skenderbeu i cili u be vete simboli i ketij nacionalizmi te tjetersuar dhe te degjeneruar duke arritur te mbahej dhe pas renies se diktatures si  “mit i komunizmit”. 

Duke permendur faktin qe kjo skizofreni ideologjike ishte bere frymezim dhe per shqiptaret jashte kufinjve te budallepsur nga fjalimet “nacionaliste” te enverit dhe te marrezise te qendreses kunder jugosllavise serbe dhe komuniste me nje komunizem shqiptar! Ende sot shume psikopate nga trojet etnike konsiderojne enverin nje lloj Skenderbeu modern dhe hero kombetar i cili paska luftuar per drejtat e shqiptareve, por ktyre skizofrenave me sa duket nuk i kujtohet se po ai enver shiti kosoven shqiptare titos dhe ishte mik e vlla me serbet si dhe partia e tij u themelua ne Beograd etj.

Sot simboli i shqiptarizmit Gjergj Kastrioti Skenderbeu po sulmohet cdo here e me shume, pikerisht per shkak te komunistizimit te figures se tij nga islamiket, te cilet e quajne mit dhe hero i rreme dhe i sajuar nga serbet dhe greket dhe thone tanime qe nuk na qenka as shqiptar. Ndersa po ata komuniste te cilet deri dje e ngrinin lart sot po e krishtezojne identitetin e heroit duke i dhene edhe me shume shkas turko-serbo-grekve dhe islamikve shqipfoles per cmitizimin e tij. 

E gjithe kjo ne nje kontekst me te gjere sulmit te organizuar ndaj nacionalizmit dhe identiteti shqiptar ne pergjithsi. Te gjithe keto sulme dhe individe duken te ndryshem ne pamje te pare, por te gjithe jane te bashkuar kunder Shqiperise ne qellimet e tyre anti-kombetare e anti-nacionaliste.

Sot eshte detyre e secilit shqiptar te njohe historine e tij te vertete dhe identitetin e tij te vertete ,dhe gjithashtu te rimarre dinjitetin e tij te shkelur per nje kohe teper te gjate nga armiqte e gjakut dhe rraces sone. 

Ne rradhe te pare duke e kuptuar ne driten e duhur tradicionaliste Gjergj Kastriotin dhe duke e spastruar ate bashk me gjith historine tone dhe identitetin nga ndikimet keqberese komuniste ,liberale, globaliste, abrahamike etj. Kta te fundit e kane perdorur haptas tanime nacionalizmin si magnet per te thithur njerez ne rradhet e tyre. Lerini te llapin kot lart e poshte pa fakte edhe per ca kohe, ditet e bardha te naconalizmit do jene ditet e zeza te tradhetarve te kombit.

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Pengmarrja e figyrës nga Komunistët së Gjergj Kastriotit
Pengmarrja e figyrës nga Komunistët së Gjergj Kastriotit
https://1.bp.blogspot.com/-45X3LfmcEJQ/XukqmWJ92_I/AAAAAAAAAoE/dnBAKErE0PE7XeQSuaysAbJfSH4iXLmUQCK4BGAsYHg/s320/20200616_222300.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-45X3LfmcEJQ/XukqmWJ92_I/AAAAAAAAAoE/dnBAKErE0PE7XeQSuaysAbJfSH4iXLmUQCK4BGAsYHg/s72-c/20200616_222300.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/06/pengmarrja-e-figyres-nga-komunistet-se.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/06/pengmarrja-e-figyres-nga-komunistet-se.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy