Pse ne shqiptarët thehemi gjithmonë në të njejtin segment historik?! Pse arrinë kaq shumë të na përçajnë e të na tjetërsojnë ?! Në çka po s...
Pse ne shqiptarët thehemi gjithmonë në të njejtin segment historik?! Pse arrinë kaq shumë të na përçajnë e të na tjetërsojnë ?!
Në çka po shëndërrohemi ne?!!...
E dhimbshme për një popull kaq të vjetër dhe po kaq të përmbytur në vuajtje!
A duhet të përplasemi gjithmonë ekstremeve, dy poleve të kundërta: ose te bëhemi heronjë të vdekur e me emër të paharruar ose të jemi tradhtarë.
Pse nuk gjendet një mes i suksesëshëm për të ardhmën tonë?!
Ti kthehemi historisë së vërtetë dhe reale. Ne, nisemi me plot vrull, guxim, trimëri, rezikojmë jetërat tona, të familjeve tona për një ideal, për atë që na ka munguar Lirinë dhe pastaj...
Çka po ndodh me ne shqiptarët, neve që në një periudhë na kanë zili edhe poetët më të famshëm botërorë për fisnikërinë, trimërinë e bujarinë?
Si po lejojmë të luhet kaq shumë me fatin tonë, të popullit tonë?!
Ku është anomalia të mos them defekti historik yni, pasojat e te cilit i vuajmë me dekada e dekada. Ne, që prap gjejmë fuqi të rimëkëmbemi me peripeti dhe të fillojmë prej zeros.
Ku i kem historianët tanë, dijetarët tanë, të tillë, që do analizojnë këtë përsëritje të historisë.
Të paktën gjeneratave që vinë të mos iu trasohet e njejta rrugë e cakut të këtij segmenti famëkeq, në të cilin po thehemi gjithmonë.
Albena Reshitaj
COMMENTS