Publicite

Piktura “Vajza e Kosovës” ka çmendur serbët

Artisti serb Milorad-Miqa Stajçiq ka ndërmarrë një hap të guximshëm, kur gjatë një ekspozite në Prishtinë prezantoi për herë të parë pikturë...



Artisti serb Milorad-Miqa Stajçiq ka ndërmarrë një hap të guximshëm, kur gjatë një ekspozite në Prishtinë prezantoi për herë të parë pikturën “Vajza e Kosovës”, ku personazhet e fotografisë janë të veshur me veshje kombëtare shqiptare. Kjo pikturë është simbol i historisë serbe, dhe me këtë ai ka provokuar rëndë bashkëkombësit e tij, edhe pse thotë se provokimin e ka bërë edhe për shqiptarët

Ai ka thënë për mediat serbe, se me këtë fotografi ka dashur të “provokojë serbët por edhe shqiptarët”, dhe ti detyrojë të mendojnë. Dhe natyrisht se ia ka arritur qëllimit.

“Kushdo që e ka parë këtë pikturë nuk ka mundur të qëndrojë indiferent, sa i përket komenteve… Mund ti paramendoni, transmeton lajmi.net.

Piktura “Vajza e Kosovës”, është një nga simbolet dhe ikonë e krenarisë serbe. Kosova gjithmonë paraqitet si djepi dhe zemra e Serbisë, dhe mendova me vete pse është ashtu. Në të vërtetë kur e dëgjojë fjalën “Kosovë”, gjithmonë ndjejë njëfarë lloj ankthi dhe se atje jetojnë shqiptarët. Atëherë pse vazhdon të jetë i gjithë ky tregim simbol i Serbisë? Prandaj ishte e logjikshme që atje të prezantojë “Vajzën e Kosovës”, ikonën serbe, në një marrëdhënie të re dhe dimension paralel, ku personazhet në pikturë janë të veshur me veshje kombëtare shqiptare”, ka deklaruar ai për “Blic”.

Stajçiq ka mendimin e tij, dhe qëndrimin që shqiptarët mund ta kenë për punën e tij.

Ideja e gjithë kësaj ishte që palës serbe ti jap një reflektim mbi simbolet që i përdorin sipas traditës dhe historisë, por kam menduar edhe për shqiptarët dhe situatën e tyre.

Propozoj që mësuesit në shkollat fillore të mos u thonë fëmijëve: “Ne i kemi dëbuar serbët”, dhe se ne jemi këtu shumë kohë më parë. Për shqiptarët kjo pjesë do të ishte një dimension paralel dhe historinë që ata mund ta kenë paraqitur veten e tyre”, ka shtuar Stajçiq.

Vajza e Kosovës është personazhi kryesor në këngën popullore serbe që bartë të njëjtin emër: Ajo është një vajzë e re, që pas betejës së Kosovës endet nëpër fushat e betejës, shëron plagët e luftëtarëve të plagosur, dhe kërkon dhëndrin, vjehrrin dhe kunatin. Sipas një kënge popullore ata janë Toplica Milan, Millosh Obiliq dhe Kosançiq Ivan. Dhe në fund ajo takohet me një luftëtarë të plagosur, sipas këngës popullore kalorësin Pavlo Orloviq, dhe derisa e shëron atë, i cili më vonë vdes në duart e saj, ai i tregon se që të tre burrat janë vrarë në betejë.

Piktori serb Urosh Prediq e kishte pikturuar atë në vitin 1912 sipas këtyre motiveve, që është një nga pikturat më të famshme në kulturën serbe. “Kosovarja” e Stajçiqit është pothuajse identike siç edhe mund të shihet “me disa ndryshime të vogla por të rëndësishme).

Milorad-Miqa Stajçiq, së bashku me dy artistë tjerë nga Beogradi, Milica Crnobrnja Vukadinoviq dhe Tadija Jançiq, për herë të parë i kanë prezantuar veprat e tyre në Prishtinë, në kuadër të festivalit “Muaji i Beogradit në Prishtinë”.

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Piktura “Vajza e Kosovës” ka çmendur serbët
Piktura “Vajza e Kosovës” ka çmendur serbët
https://1.bp.blogspot.com/-fWrXpzT05FQ/XuuTHDV6pFI/AAAAAAAAA6U/vVZX4cmchxgReWc_FU0HETuCFYC2c7rpgCK4BGAsYHg/s320/20200618_181405.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-fWrXpzT05FQ/XuuTHDV6pFI/AAAAAAAAA6U/vVZX4cmchxgReWc_FU0HETuCFYC2c7rpgCK4BGAsYHg/s72-c/20200618_181405.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/06/piktura-vajza-e-kosoves-ka-cmendur.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/06/piktura-vajza-e-kosoves-ka-cmendur.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy