Publicite

Po vërtitet Konferenca e Londrës në Bruksel, pse nuk ndihet Shqipëria?

Si nuk ka protesta as zyrtare e as publike nga Shqipëria në Bruksel në mbrojtje të integritetit dhe pavarësisë së Kosovës? Si nuk ka protest...



Si nuk ka protesta as zyrtare e as publike nga Shqipëria në Bruksel në mbrojtje të integritetit dhe pavarësisë së Kosovës? Si nuk ka protesta nga shqiptarët në Amerikë dhe në Europë për të dëshmuar mbrojtjen e Kosovës? A është ndërgjegja kombëtare tani më e ulët se në vitin 1913 apo opiumi i integrimit…

Nga Shaban Murati

Një anëtar i qeverisë së Kosovës më shkruante këto ditë lidhur me ecurinë e bisedimeve përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës se dikush në Bruksel i ka kërkuar Prishtinës të pranojë ndryshime të karakterit të brendshëm të Kosovës në parime territoriale dhe se Kosova nuk duhet të vendosë vija të kuqe në këto bisedime. Mesazhi diplomatik i dikujt në Bruksel është i qartë dhe kërkon që Kosova të cedojë në sovranitetin, në integritetin territorial dhe në pavarësinë e vet.

Ka një situate alarmante, ku përfaqësues të veçantë të diplomacisë europiane po kërkojnë të devijojnë objektivin kryesor të bisedimeve përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, i cili është dhe duhet të jetë njohja reciproke e dy shteteve fqinj. Ky është çelsi i zgjidhjes dhe i normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve fqinj. Çuditërisht, dikush në Bruksel e quan këtë kërkesë logjike “vijë e kuqe” dhe nuk e pëlqen si zgjidhje.

Nuk e pëlqen, sepse dikush në Bruksel kërkon ta mbajë të pazgjidhur konfliktin Kosovë-Serbi. Nuk është vetëm interesi i vjetër i një pjese të diplomacisë europiane për të shpërblyer Serbinë në ambicjet e saj hegjemoniste në kurriz të territoreve shqiptare. Është diçka më shumë dhe konturohet si një implikim i përbashkët i disa qarqeve filoserbe në BE sëbashku me Rusinë. Dikush në Moskë është bashkuar me dikush në Bruksel dhe kërkojnë të shpërthejnë Ballkanin.

E thënë shkurt, në Bruksel po vërtitet Konferenca e Londrës e vitit 1913, për një ricoptim të ri të territoreve shqiptare dhe konkretisht të Kosovës.

Ku është Shqipëria dhe përse nuk ndihet zëri i saj në një situatë të tillë inkandeshente diplomatike? Si mund të rrijë indiferente Shqipëria ndaj asaj, që po i kërcënohet Kosovës, e cila është pjesë e trupit, e gjakut dhe e zemrës së kombit?

Në kohën e Konferencës së Londrës të vitit 1913 shqiptarët anembanë botës, nga Shqipëria në Amerikë, nga Anglia e Franca deri në Ballkan, u mobilizuan me protesta dhe peticione drejtuar Konferencës dhe fuqive të mëdha për të shprehur qendrimin e vendosur kundër coptimit të territoreve shqiptare. Si nuk flet sot Shqipëria, që është anëtare e NATO-s, dhe të shpallë vijën e kuqe të mbrojtjes së pavarësisë së shtetit të Kosovës, të cilën e ka sanksionuar ndërkombëtarisht dhe ligjërisht Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 22 korrik 2010 dhe e kanë njohur 116 shtete të botës?

Si nuk ka protesta as zyrtare e as publike nga Shqipëria në Bruksel në mbrojtje të integritetit dhe pavarësisë së Kosovës? Si nuk ka protesta nga shqiptarët në Amerikë dhe në Europë për të dëshmuar mbrojtjen e Kosovës? A është ndërgjegja kombëtare tani më e ulët se në vitin 1913 apo opiumi i integrimit u ka hequr shqiptarëve të menduarit kombëtar dhe njerëzor?/27.al/

Mallkuar qoftë ai integrim, që blihet me territore tokësore dhe detare shqiptare!

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Po vërtitet Konferenca e Londrës në Bruksel, pse nuk ndihet Shqipëria?
Po vërtitet Konferenca e Londrës në Bruksel, pse nuk ndihet Shqipëria?
https://1.bp.blogspot.com/-6Z4xiqP51lU/XutsPPj4y8I/AAAAAAAAA54/KbTtPD4C5K4pR-NT213OFFuO_EY9lsBXQCK4BGAsYHg/s320/20200618_152830.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-6Z4xiqP51lU/XutsPPj4y8I/AAAAAAAAA54/KbTtPD4C5K4pR-NT213OFFuO_EY9lsBXQCK4BGAsYHg/s72-c/20200618_152830.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/06/po-vertitet-konferenca-e-londres-ne.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/06/po-vertitet-konferenca-e-londres-ne.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy