Publicite

Sa e vjetër është gjuha shqipe?

Deri pak vite më parë gjuha shqipe ishte e panjohur në filologji dhe në kërkimet e tjera të shkencës së gjuhës.Nga kjo lindi çudia se si pop...



Deri pak vite më parë gjuha shqipe ishte e panjohur në filologji dhe në kërkimet e tjera të shkencës së gjuhës.Nga kjo lindi çudia se si populli i lashtë shqiptarë që moti banon në mes të Europës dhe qendroi i panjohur deri në fund dhe dijetarët nuk njohën shkallën e afrisë së tij me popujt e tjerë të Europës si dhe afrinë e gjuhës së tyre me të tjerët.

Perktheu nga origjinali, studiuesi i përjetshëm: Altin Kocaqi

Në revistën e përgjithshme: ‘’Allgememe Monatsschrift” në Nëntor të 1845 u botua shkrimi i gjuhëtarit Gustavo Stier i cili e renditi shqipen në familjen indogjermane. Me mënçuri, ai shënoi se: Ja vlen të thuhet se deri në kohët e reja ky popull që banon në zemër të Europës qëndroi në errësirë, po kështu dhe shkalla e afrisë së tij me gjuhët e popujve të tjerë edhe pse në këto vite janë saktësuar gjuhët më të largëta të kombeve të botës si dhe afritë e tyre gjuhësore, ndërsa shqipja jo”.

Gustavo Stier arrin në përfundime se gjuha shqipe hyn në grupin e gjuhëve indoeuropiane jafetike dhe renditet në këtë pjesë të gjuhëve duke marrë si dëshmi emrat aritmetikë, rimën ekzistuese dhe mbaresat e rimave të gjuhës shqipe dhe duke i krahasuar ato me ato të sanskritishtes, greqishtes, latinishtes dhe gjuhëve të tjera klasike.

Kësaj dileme i hyn edhe Fallmerayer tre vjet më vonë, i cili thotë: “Të parët autoktonë ishin Shqiptarët . Ata ishin etni para fillesave të çdo historie dhe në këtë vend banonin, ose erdhën përpara viteve historike”.

Në pjesën e dytë ngre pikpyetjet: “Kur? Si? Dhe nga erdhën në Shqipëri?” Ndërsa në pjesën e parë duket më i drejtpërdrejtë. Por a banonin në këtë vend që nga kohët e shumëvjetra si populli Pellazg apo erdhën me Ellinët?

Banuan këtu gjithë kohën e parë dhe në kohët e mëvonëshme lëvizën e rrëshqitën me dallgët e lëvizjeve të mëdha të kombeve si Unët, Alanët, Bullgarët, Avarët, Sllavët?

Shqiptarëve në Shqipëri, drejtësisht u takon fjala e parë për këto çështje, por ata kurrë nuk punuan për zgjidhjen e këtyre çështjeve sepse kishin mungesën e lirisë dhe të shkollimit. Shqiptarët nuk përdorën kurrë as politikën e as shkencën për qëndresën e përbashkët dhe as që u erdhi dëshira – sipas Falmerayerit – që të dilnin nga horizonti i familjes, i fisit e i pasurisë së veçantë dhe kështu u shndërruan në trashëgimtarë të skamjes dhe gjakmarrjes. Shqipëri do të thotë – për Falmerayerin – atdheu i dijetarëve të vegjël, rezervuar i qytetërimit dhe i fuqisë natyrore, vend i cili nuk i bindet as vetes dhe as të tjerëve.

Ky komb – sipas tij – vetmohoet; anarkia dhe paqeverisja janë shembëlltyra e shpirtit dhe e kuptimit të jetës së tyre. Dallohen para së gjithash nga bukuria kombëtare dhe sakrificat e mëdha por nuk i shpëtojnë të gjitha të këqijave të skllavërisë.

Kjo pjesë eshte shkeputur nga Libri Panajoti Kupitorit” Studime Shqiptare”.

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Sa e vjetër është gjuha shqipe?
Sa e vjetër është gjuha shqipe?
https://1.bp.blogspot.com/-SBWIqRa7z7w/Xuc8uDfKPcI/AAAAAAAAAXI/XtXhylT-86wzzSGJxnf-KXvOIBRY_aeugCK4BGAsYHg/s320/20200615_111653.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-SBWIqRa7z7w/Xuc8uDfKPcI/AAAAAAAAAXI/XtXhylT-86wzzSGJxnf-KXvOIBRY_aeugCK4BGAsYHg/s72-c/20200615_111653.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/06/sa-e-vjeter-eshte-gjuha-shqipe.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/06/sa-e-vjeter-eshte-gjuha-shqipe.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy