Publicite

Sërbia, sërbët dhe " fillimi " i njerzimit

Serbia, serbët dhe “fillimi “ i njerëzimit Nga Fahri Xharra Të lundrosh nëpër librat , gazetat , portalet serbe do të thot të futesh në një ...



Serbia, serbët dhe “fillimi “ i njerëzimit

Nga Fahri Xharra

Të lundrosh nëpër librat , gazetat , portalet serbe do të thot të futesh në një botë e cila të magjeps me imagjinatën e tyre  në kërkim të asaj që as në ëndërr nuk e kishin parë kurrë.
Më kujtohet sllogani sheshelian i vitëve të 90-ta: “ Srbia do Tokia “ ( Sërbia deri në Tokio ) dhe i cili i shërbente politikës serbe të kohës që të bind popullin e tij se ata luftojnë për një çështje madhore , se me ata ka “filluar “ njerëzimi të frymon.
Ajo që më intereson është se nga vie i tërë ky  guxim serb për shtrembërim , falsifikim dhe të njëjtën përvetësim të një historie të lashtë , së cilës kohë kurrë nuk i kanë takuar.

Deri sa me data dhe dokumente është e vërtetuar se ata : ““Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke. Kanë prejardhje nga fisi turko-avar”.  Rreth shekullit VII, ata me shumë fise tjera turke kaluan lumin Danub dhe u vendosën  në krahun e djathtë  të rrethinës të Smedereves. Ishin si të gjitha fiset turke nomadë dhe kalorës. Z . Rizaj, thekson: “As emri serb nuk ka origjinë sllave”, është emër profesioni me etimologji iraniane-turke”. Ai pastaj shton: “Serbët para se të vendoseshin në Ballkan kanë qenë mercenar në shërbim të sundimtarëve iranian, dhe si mercenarë  edhe erdhën këndej parit. Ky status i këtyre kalorësve-avar  në ambientin e ri të Ballkanit u garantua edhe nga perandorët bizantin. ”

Por jo ata e thënë këtë: “ Serbët në kuptimin e vërtetë të fjalës janë një popull i cili u zhvillua nga ashtuquajturi.” Civilizimi i Nëndanubit ( 6 000 vjet paraKr.) dhe u zgjerua deri në Indi ( 2 000 vjet paraKr ) i cili duke i falënderuar shndërrimeve gjuhësore e ndërroi emrin nga  Serbind-Sirvind në Vind , dhe se sipas kësaj dhe këtij populli edhe India e morri emrin e saj (Vindia) / Vindët flitnin gjuhën para-sllave e cila gjuhë quhet gjuha Sanskrite. “. “Pra imperatorial serbe , gjegjësisht ajo para-sllave gjatë vitëve 2000- 1500 para Kr shtrihej nga Atlantiku e deri në Indi” ( Historiani Jovan Deretiç). Në të gjitha ato vende qenkan gjetur vendet e shenjta kushtuar Zotit të Diellit , toponime serbe dhe gjurma serbe në gjuhët e vjetra të kohës.

Sipas tyre ,për shkak të shpërndarjes së tyre të madhe  Serbët qenkan “ndarë” në tri tërësi tjera si 
(1) Serbët e Ballkanit ( Pellazgët, Ilirët dhe Thrakasit ) , gjithsesi si para helenëve. Arkeologu serb Djordje Jankovic paska gjetur poçeri sllave tek Dinarikët e izoluar edhe para ardhjes së sllavëve (srbi,  prije serba)
(2) Serbët e Apenineve ap o rashkasit ( Etruskët) të cilët u zhdukën nga sulmet latine si dhe (3) Serbët Indo-Iranian të njohur si Vindët, Vendët , Venedët apo Venetët.”
Një dikush, me emrin E. Bega, paraqet në shtypin shqiptar të Prishtinës dhe të Tiranës librin “Shqiptarët në botën arabe”. Autori i librit është një tjetër dikush, Dr. Mohamed Mufaku, shqiptar nga Peja, i lindur në Damask, me doktoratë  të vitit 1981 në Universitetin e Prishtinës. Siç është zakoni në paraqitjen dashamirëse të botimeve, E. Bega thekson vlerat e librit, në mënyrë  të lexuesit, qofshin në Kosovë, qofshin në Shqipëri, të bëhen të ndërgjegjshëm për to. Ja pjese nga teksti i paraqitjes: “Autori na tregon qysh në fillim se midis shqiptarëve dhe arabëve ekziston një traditë e pasur që flet për prejardhjen e shqiptarëve prej vendeve arabe… Kështu, të dhëna të tilla shpalosen së pari në një histori arabe me titullin ‘Tuarih Tuaf’, në të cilin shpjegohet gjerë e gjatë së shqiptarët kanë origjinë arabe. Me vonë këto të dhëna kalojnë në burimet osmane”. ( Ismail Kadare )

“Këta venetët i pushtuan pjesët e Ballkanit , u lidhën me serbët autokton (Ilirët) dhe e vazhduan ndikimin e tyre kulturor në histori.” Për të mbetur pa mend!

Serbët ua tërheqin vërejtjen historianëve se deri në shek,20, serbët janë quajtur Ilir, sepse sipas ilirologut të madh sllav qenkan të “ njohur “ 9 popuj sllav dhe gjuhët e tyre  “ Rusët, Ilirët apo serbët, Sllovenët, Korotanët . Sllovakët Bohemët Sorbët e Luzhicës dhe polakët.
"Popullata shqiptare e fushës së Shkupit ndahet në shqiptarë të vërtetë dhe "magjupë" të shqiptarizuar. Ata u përkasin dy rrymave migruese, njërës që e ka prejardhjen nga Kosova dhe tjetra nga Veriu i Shqipërisë", shkruan gazeta maqedonase.

Sipas studiuesit, migrimi më i vonshëm i popullatës shqiptare në Shkup është nga fundi i shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX. Ndërsa, ai shpjegon edhe emërtimin malokë, të cilin e lidh me romët e shqiptarizuar dhe në këtë kontekst, ai shkruan se nga pleqtë ka dëgjuar se ata kanë ardhur nga Fusha Kosova, Metohia, Morava e epërme dhe Drenica.
Në studimin"e tij thuhet se nuk dihet se nga ku kanë ardhur në Kosovë, malokët, por besohet se kanë ardhur nga Shqipëria e Veriut dhe janë vendosur në fushë Kosovë.
Madje në studim thuhet se ata knë lëkurë të zezë, por kanë një qëndrim refuzues ndaj bashkëkombësve të tyre romë, me të cilët i kanë të ndarë varrezat, por as nuk martohen”.
(Dr. Jovan Trifunovski )

Qenka një studjues serb Obrad Ž. Maricic i cili paska arrijtur në një “ zbulim të madh”
që civilizimi serbë është që 7511 vjet ! Në librin e tij ("Anticki zov istine" ) ai e spjegon këtë/. Kurse historiani Millosh S. Millojeviq ka zbuluar qe bota ishta nja 5800 vjet par përmbytjes së madhe.Nje Car Nino Bjelov te cilin e permend edhe shkencëtari tjetër Deretiq , e paska ndërtuar Kullen e Babilonit  në atë kohë dhe se qenka serb. Serbi pra pastaj e themeloi dinastinë e cila për 150 vjet udheheqta Egjiptin/
Për të mbetur pa mend!

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Sërbia, sërbët dhe " fillimi " i njerzimit
Sërbia, sërbët dhe " fillimi " i njerzimit
https://1.bp.blogspot.com/-lbNN4kx0HB0/XvCRJd5kESI/AAAAAAAABco/_WrlKf12E9oSKJbsAqn_4h5ZyRlQKGgdwCK4BGAsYHg/s320/20200622_130410.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-lbNN4kx0HB0/XvCRJd5kESI/AAAAAAAABco/_WrlKf12E9oSKJbsAqn_4h5ZyRlQKGgdwCK4BGAsYHg/s72-c/20200622_130410.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/06/serbia-serbet-dhe-fillimi-i-njerzimit.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/06/serbia-serbet-dhe-fillimi-i-njerzimit.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy