Publicite

Shpjegimi origjinal i përkrenares së Skënderbeut

Nga Moikom Zeqo Përkrenarja me kokë dhie, tashmë është bërë një metaforë shënjuese e një identifikimi të patjetërsueshëm, aq sa, kur nënkupt...



Nga Moikom Zeqo

Përkrenarja me kokë dhie, tashmë është bërë një metaforë shënjuese e një identifikimi të patjetërsueshëm, aq sa, kur nënkuptojmë Heroin.Këta brirë na përgjakin imagjinatat e na lumturojnë dhe na sfilitin në dilema ciklike.Për këtë përkrenare është folur shumë, por asnjëherë saktësisht.Mundet që vetë Skënderbeu t’ia ketë dhënë idenë e përkrenares këtij mjeshtri…

Simbolika e përkrenares së Skënderbeut është një enigmë çudigrishëse, një kurth semantik i jashtëzakonshëm, një fjalëkryq hamendësor për tërë semiologët, një lloj komete në qiejt emocionalë, drithërues, kërcitës, flladitës të Kuriozitetit të Madh.

Përkrenarja me kokë dhie, ose cjapi (kush dreqin e përcakton gjininë!?), tashmë është bërë një metaforë shënjuese e një identifikimi të patjetërsueshëm, aq sa, kur nënkuptojmë Heroin, vetvetiu me dëshirë, apo pa dëshirë, me inteligjencë apo me shpërfillje, duam, apo nuk duam përfytyrojmë përkrenaren madhështore dhe të tmerrshme, epike, mitologjike, biblike, surrealiste, futuriste, poetike, fatale dhe ngadhënjimtare me dy brirët e mprehtë sipërorë, qiellorë, kundërshtorë, të pabindshëm, triumfues.

Këta brirë na përgjakin imagjinatat, na plagosin arsyen, na lumturojnë dhe na sfilitin në dilema ciklike.

Ç’përfaqëson kjo përkrenare?

Në portretet e hershme të Gjergj Kastriotit, përgjithësisht ai paraqitet pa përkrenare, por me një kapele tipologjike europiane njëlloj si Erazmi i Roterdamit, ose si Martin Luteri, si një napolitan, apo venedikas, si një spanjoll, apo një anzhuin.

Paraqitet gjithmonë me kapele si për të treguar karakterin e tij laik dhe qytetar, civil dhe aspak ushtarak.

Kështu është grafikuar portreti i tij në kryeveprën barletiane dhe s’ka se si të ndodhte ndryshe.

Ne nuk trashëgojmë realisht një shëmbëlltyrë konkrete, autentike, qoftë dhe të çuditshme, apo dhe origjinale të Skënderbeut kur ai hipte mbi kalin e parzmuar, i armatosur me armët këlthitëse dhe hakmarrëse, duke përshëndetur Vdekjen, në fqinjëri të padyshimtë dhe fatale me Lirinë.

Përgjithësisht kur Skënderbeu kapërcente Adriatikun ai paraqitej me një gardërobë civile, madje dhe “varfanjake”, më i thjeshtë nga ç’ishte, pra fuqimisht më i ndërlikuar dhe më i veçantë.

Në brigjet e Italisë përtej adriatikase, Skënderbeu qe një europian që kishte kapërcyer Rubikonin, që ndante Perandorinë Osmane nga Europa e mozaikuar pafundësisht, por gjithëpërfshirëse në idenë e rrezikimit gati të pashmangshëm.

Vetëm më vonë ikonografia e Skënderbeut fton një motiv: përkrenaren dybrirore.

Por asnjëherë nuk paraqitet në shumësinë grafikore europiane me përkrenaren mbi kokë.

Përkrenarja është diku nën këmbët e tij, Skënderbeu tregohet me shpatën në dorën e djathtë, ose në gjoks, por jo me përkrenaren.

Shpikja e ikonografisë së re të Skënderbeut me përkrenaren në kokë është një shpikje e shqiptarëve, kryesisht piktorë minorë të epokës së Rilindjes Kombëtare të Shqipërisë, të romantizmit inkandeshent De Rada – Naimian.

Kjo risi u bë më pas e padyshimtë, gati absolute.

Tashmë është e vështirë të nënkuptojmë një imazh të Heroit pa atributin magjik, zbukurimor, fantazmor, identifikues, magjipërhapës të përkrenares.

Por përkrenarja ekziston dhe nuk është megjithatë një shpikje, ajo është tashmë muzeore, por me një status të pashtershëm ngacmimi të mprehtë, gati të papërballueshëm.

Për këtë përkrenare është folur shumë, por asnjëherë saktësisht.

Është një subjekt, që duket se e ka tejkaluar historinë, është një objekt metalik i shkëlqyer, që vetëm mund të subjektivizohet pambarimisht.

Askush nuk ka fuqi ta zhbëjë më, ta tresë dhe ta humbasë këtë mrekulli.

Përkrenarja është riprodhuar, si në një klonim marramendës. Kuptohet që në Vjenë kjo përkrenare është vetë Heroi.

Kjo përkrenare është porta e tij për në amëshim, ashtu siç është dhe paradoksi i tij i pashpjeguar asnjëherë.

Shkencërisht dihet, se përkrenarja në gjendjen e sotme është riparuar, apo restauruar.

Mbi të janë shtuar elementët dekorativë me rozeta si dhe mbishkrimi me iniciale, më vonë, shumë mbas vdekjes së heroit.

Kush e ndërmori këtë nismë të restaurimit, pse u shtuan rozetat, apo inicialet mbishkrimore?

Askush nuk mund të thotë një përgjigje të saktë. Përkrenarja përmban një kurorë me gjashtë rozeta gjashtëpetalëshe. Pse pikërisht me gjashtë rozeta (dikush i ka quajtur edhe trëndafil)? Inicialet janë: IN. PE. RA. TO. RE. BT.

Ato zbërthehen në latinisht:

I (HESUS) N (AZARENUS) JEZUSI NAZARETAS

P (RINCIPI) E (MATHIAE) PRINCIN E MATIT

R (EGI) A (LBANIAE) MBRETIN E SHQIPËRISË

T (ERRORI) O (SMANORUM) TMERRIN E OSMANËVE

BT (BENEDICTUM TE) BEKON TY

Për fat të keq ky mbishkrim nuk analizuar, nuk është bërë një hulumtim tekstor i mirëfilltë.

Ai, që e ka inicuar mbishkrimin dëshmon një vetëdije të qartë. Mbishkrimi latin është me stilin gjysmëgotik, përdor praktikën e inicialeve, kaq e përhapur dhe simbolike të kohës.

Mbishkrimi ka një formulë tipologjike të krishterë, ku kryepersonazhi është Jezu Krishti, ose më saktë kryemotivi.

Duket si një formulë rituale e pakundërshtueshme dhe përjetësuese. Është pikërisht Krishti, që e bekon Skënderbeun, pikërisht mbi përkrenaren, shkrim i tërëshenjtë për të gjitha kohërat.

Pra njeriu që e ka bërë këtë mbishkrim është tërësisht një europian vizionar i krishterë, që i shpërfill dyzimet dhe e shpall Urbi et Orbi Skënderbeun si një Kryekalorës të Jezu Krishtit.

Mbishkrimi e quan Skënderbeun si” Princin e Matit”, ç’ka nënkupton gati si në një biografi të rreptë, origjinën e tij nga krahina e Matit, apo fillesën e Principatës Kastriotase origjinale.

Titulli « Mbret i Shqipërisë » është në titull, që Skënderbeu nuk e mori asnjëherë zyrtarisht.

Dihet, që në aktet zyrtare Skënderbeu ka firmosur si” Dominus Albaniae,” “Zot i Shqipërisë.”

Në Kongresin e Mantovës në 1459 Papa Piu II (Pikolomini) pati mirësinë, apo krenarinë befasuese por dhe mbushamendëse të kurorëzimit, sipas kanunit papal të Gjergj Kastriot Skënderbeut me statusin dallues shkëlqimtar të Mbretit.

Problematika e titullit « Mbret » për Skënderbeun mbetet e hapur de jure, pavarësisht situatës de facto.

Midis këtyre dy skajeve duhet kuptuar gjithçka, rreptësia e cilësimit, karakteri mbiemëror i rolit.

Përkrenarja e Skënderbeut është një monument i dyfishtë : është një vepër arti skulpturore e metaltë, ku spikat koka e kafshës toteme (nuk e dimë skulptorin e panjohur të këtij arketipi) ngjitur, apo pllenuar në një kaskë metalike ushtarake të llojit venedikas, si dhe një dokument epigrafik, le të kuptohet post mortem.

Midis metalit të skulpturuar dhe mbishkrimit është Vdekja dhe Lavdia e Heroit.

Ai e ka prekur me duart e tij përkrenaren, por mbishkrimi ka qenë i padukshëm për të, ndonëse i vetëkuptueshëm, diçka e paasgjësueshme, por në ajër, në vetëdijen shqiptare, por dhe atë europiane, një mbishkrim fantazmë që Historia do ta kthente në substancë.

Nuk e dimë se në çfarë rrethanash u krijua kjo përkrenare kryevepër. Kush qe mjeshtri që e modeloi, sipas një ideje paraprake, ose gjithëpërfshirëse.

A ia ka dhuruar këtë përkrenare Skënderbeut Papa në Romë, apo Mbreti i Napolit (nuk përjashtohet edhe dikush tjetër !).

Kjo përkrenare ka qenë kuptimshmëria e një ceremonie të veçantë, me këtë rast duhet të jenë thënë fjalë të paharrueshme, por sot të zhdukura. Të gjitha këto hamendësime kanë grishjen e logjikës, pra thelbin e vërtetësisë dhe të përjetësisë reliktuare.

Duke qenë para së gjithash një ide konceptuale, përkrenarja ka pasur një qëllim dhe një simbolikë të pakundërshtueshme, të tërëpranueshme, një kumbim universal për të tjerët, por në radhë të parë për vetë Heroin. Ekziston edhe mundësia tjetër që vetë Skënderbeu të ketë dhënë idenë e veçanësisë tipologjike të përkrenares së skulpturuar.

Nëse ai do ta mbante vetë këtë përkrenare, vallë nuk do të përfillej vetëdija e tij?

A do të pranonte Skënderbeu diçka që nuk qe në harmoni me të ?

Nuk e besoj.

Logjika është brenda fakteve dhe jo jashtë tyre, logjika është shpëtimtare dhe pohuese, shmang në të gjitha kuptimet rastësitë, apo tiraninë e paradoksit.

Ndoshta Heroi e ka porositur vetë, sipas imazhit të tij përkrenaren. Mund të mendojmë thjeshtësisht, se përkrenarja është realizuar në Romë, në Venedik, në Napoli.

Por mundet që përkrenarja të jetë realizuar në Krujë.

Pse?

Në Krujë ka ekzistuar një punishte armëtarie.

Dhimitër Frëngu, dëshmitar okular dhe intim i Heroit na ka lënë dëshmi, besoj të pakundërshtueshme se në Krujë “rastisi të vinte një mjeshtër fort i dëgjuar prej Italisë, i cili i bëri tri kordha, që jo vetëm mund të vlerësoheshin të mira, por krejt të përsosura”.

Cilësimi kaq i lartë i mjeshtrit nënkupton gati një personalitet me famë të rrafshit të tij, pa harruar të përcaktohet origjina nga Italia, ku ka më tepër gjasa që ubikacioni të përcaktohet në Mbretërinë e Napolit, frutshmëria e një aleance të shpallur dhe reale.

Mundet që vetë Skënderbeu t’ia ketë dhënë idenë e përkrenares këtij mjeshtri.

Skulpturimi i kokës tregon një ndjeshmëri dhe stilizim artistik të përsosur, duke përjashtuar çdo arkaizim, apo modelim amator.

Kjo skulpturë e metaltë është e denjë për t’u përmendur dhe në historinë e arteve figurative të shekullit XV në Shqipëri, duke kapërcyer cakun kohor pambarimisht.

Por në substancë përkrenarja e strukturuar kërkon një shpjegim semantik të një mbushamendjeje të qëndrueshme, larg tundimeve subjektiviste, apo interpretimeve fantazmagorike.

Deri më sot studiuesit kanë dhënë shpjegime të befta, kuptime imazhore, shpesh folklorike. Ka zotëruar mendimi se në përkrenare kemi të bëjmë me kultin e dhisë së egër, simbolin e zanave shqiptare, pra një reflektim aktualizues të Eposit të Kreshnikëve të Veriut.

Madje ka shkuar deri tek një shpjegim kontradiktor, krejt i pakuptimtë, duke cituar kronikanin romak të shekullit II të erës sonë C. Seuton Tranquilli (De Vita Caesarum, LII, 12, 94) i cili ka shkruar se perandori romak Augusti, gjatë luftës kundër Batos së ilirëve, kur arriti në Apoloni, preu për nder të fitores së tij, një monedhë argjendi me kokën e dhisë së egër.

Ky është një lexim i gabuar i Seutonit.

Në të vërtetë C. Seutoni Tranquilli në librin II Divus Augustus (Augusti Hyjnor) flet për kohën, kur Augusti i ri qe student në shkollat e Apolonisë të Ilirisë.

Pasazhi i Seutonit është “Gjatë qëndrimit të vetmuar në Apoloni, një ditë i shoqëruar nga Agripa, hyri në Observatorin e astrologut Theogen. Agripës, i cili e pyeti i pari astrologun, iu fallxhuan gjëra të mëdha dhe pothuaj të pabesueshme.

Nga frika dhe turpi se ora e lindjes së tij do të paraqitej më pak e rëndësishme, ai e vuri në heshtje këtë dhe me këmbëngulje nuk dëgjonte të tregohej.

Por kur pas përpjekjesh të shumta me mundim e nxori nga goja, Theogeni, u ngrit dhe i ra në këmbë në shenjë nderimi.

Qysh prej asaj dite, Augusti kishte besim të plotë në yllin e tij (në shenjën zodiakore) dhe shenjën në të cilën kishte lindur e shpalli publikisht dhe preu një monetë argjendi me figurën e dhisë së egër”.

Pra, kuptohet qartë, që kemi të bëjmë me shenjën zodiakore të Bricjapit, ç’ka nënkupton detyrën funksionale të astrologut Theogen, i cili u muar me ditën origjinale të lindjes së Augustit.

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Shpjegimi origjinal i përkrenares së Skënderbeut
Shpjegimi origjinal i përkrenares së Skënderbeut
https://1.bp.blogspot.com/-5WPekc8dfDo/XukRT8njmaI/AAAAAAAAAlo/zmRRbex5eJ8M6Q3RPomQxqivS5Des_1NACK4BGAsYHg/s320/20200616_203443.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-5WPekc8dfDo/XukRT8njmaI/AAAAAAAAAlo/zmRRbex5eJ8M6Q3RPomQxqivS5Des_1NACK4BGAsYHg/s72-c/20200616_203443.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/06/shpjegimi-origjinal-i-perkrenares-se.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/06/shpjegimi-origjinal-i-perkrenares-se.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy