Publicite

“Shqipëria dhe fuqitë e mëdha 1878-1918”, studiuesja: Shqiptarët kontribuuan në krijimin e shtetit grek!

Studiuesja Elena Kocaqi boton studimin “Shqipëria dhe fuqitë e mëdha 1817-1918”. Në fokus është roli që kanë luajtur fuqitë e mëdha në copët...



Studiuesja Elena Kocaqi boton studimin “Shqipëria dhe fuqitë e mëdha 1817-1918”. Në fokus është roli që kanë luajtur fuqitë e mëdha në copëtimin e trojeve shqiptare. Kocaqi rendit se si këto fuqi nuk morën parasysh asnjë parim kombësie, por vetëm fetar, kur ndan territoret shqiptare. Ajo shton se fuqia që ndikoi negativisht në zbatimin e territoreve shqiptare është Rusia, kur mori kultus-protektoratin mbi ortodoksit e Ballkanit në fund të shekullit XVIII.

“Unë jam munduar që përmes dokumenteve diplomatike dhe arkivore të sjell një histori të Shqipërisë me fuqitë e mëdha, të pacensuruar. Padiskutim që perandoria Ruse ka qenë e para, ku mori kultus-protektoratin mbi ortodoksit e Ballkanit, që ka pas qëllim  të zgjeronte në mënyrë artificiale elementin sllavë dhe elementin ortodoks në Ballkan. Edhe me anë të kësaj arriti të krijonte disa shtete, si është shteti grek si kundrapeshë ndaj shtetit osman, që i mbronte me anë të fesë sesa me anë të etnisë. Pavarësisht se shqiptarët ishin ata që kontribuuan në krijim e shtetit grek. Po e njëjta gjë u bë edhe në Serbi, që u krijua me insistimin rus në territoret e Shqipërisë së Veriut, po njësoj edhe në Mal të Zi, që doli në det edhe përfitoi një pjesë të territoreve të malësisë tonë”, thotë Kocaqi.

Rusia, sipas Kocaqit, u mjaftua me krijimin e këtyre shteteve dhe mbi popullsinë shqiptaro-ortodokse, por vazhdoi zgjerimin e këtyre shteteve ne trojet shqiptar gjatë viteve 1877- 1878.

“Ndikimi ka qenë i jashtëzakonshëm, se të gjitha këto janë bërë me mbështetjen ushtarake dhe politike ruse tek fuqitë e mëdha, e cila ka luftuar shumë fort, që të rrëmbejë territore shqiptare edhe t’ua jap shteteve fqinje... Aty u vendos marrja e terrorit nga Mali i Zi, një pjesë e territorit të Serbisë Qendrore edhe Jugore që është marrë po nga Vilajeti i Kosovës, apo nga territori i Shqipërisë së Veriut, ku  popullsia u zhduk brenda një jave, sepse forcat serbe e çuan në drejtim të Turqisë, duke vrarë, asimiluar edhe dëbuar. Është një holokaust i vërtetë ai që ka ndodh asokohe, por që faktet historike janë të tilla, që shumë shqiptarë u drejtuan në drejtim të Turqisë vetëm se ishin myslimanë edhe jo ortodoks. Kjo është bërë nga Rusia”, shprehet ndër të tjera studiuesja Eleni Kocaqi.

Studiuesja Elena Kocaqi përfundon, duke e konsideruar këtë periudhë, si më të rëndësishmen, që ka vendosur të ardhmen politike të kombit shqiptar.

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: “Shqipëria dhe fuqitë e mëdha 1878-1918”, studiuesja: Shqiptarët kontribuuan në krijimin e shtetit grek!
“Shqipëria dhe fuqitë e mëdha 1878-1918”, studiuesja: Shqiptarët kontribuuan në krijimin e shtetit grek!
https://1.bp.blogspot.com/-mTKe5IMy94I/XvJZTUcWbKI/AAAAAAAABzE/4kQGHpq1Y-8oBdicMP5nJlsT-pqEQJ-OACK4BGAsYHg/s320/20200623_213336.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-mTKe5IMy94I/XvJZTUcWbKI/AAAAAAAABzE/4kQGHpq1Y-8oBdicMP5nJlsT-pqEQJ-OACK4BGAsYHg/s72-c/20200623_213336.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/06/shqiperia-dhe-fuqite-e-medha-1878-1918.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/06/shqiperia-dhe-fuqite-e-medha-1878-1918.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy