Publicite

Shqipëria njihet nga e gjithë bota si Albania,falë këtij gjeniu

Shumë nga teknikat moderne të hartës që përdorim sot ende varen nga risitë e bëra nga Ptolemeu në trajtimin e portretit të tij.Prejardhja e ...



Shumë nga teknikat moderne të hartës që përdorim sot ende varen nga risitë e bëra nga Ptolemeu në trajtimin e portretit të tij.Prejardhja e saktë e tij nuk dihet.Thonë se ishte romak, të tjerë thonë, helen, por nisur nga emri ‘Ptolemy’, ai mund të ketë qenë me prejardhje nga Ptolemenjtë e periudhës së Aleksandrit të Madh.

Më 23 korrik të vitit 90 në Aleksandri, provincë romake, Egjipt – lindi Klaudius Ptolemy (Ptolemeu), astrolog, muzikolog, matematicien, shkrimtar dhe gjeograf.

Prejardhja e saktë e tij nuk dihet. Disa thonë se ishte romak, të tjerë thonë, helen, por nisur nga emri ‘Ptolemy’, ai mund të ketë qenë me prejardhje nga Ptolemenjtë e periudhës së Aleksandrit të Madh.

Ptolemeu shkroi shumë libra, traktate shkencore, studime, por shqiptarët e përmendin atë kryesisht për Gjeografinë e tij (rreth vitit 130), ku Ptolemeu sjell për herë të parë të dokumentuar emri ‘Albanian’ me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës. (kjo faqe në librin e tij thuhet se ka humbur a është grisur, por të dhënat citohen nga burime të asaj kohe).

Dhe kështu fillon rrugëtimi historik i një emri; ‘Albania’ u popullarizua nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme Alekseida, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten ‘Arbanez’; në fillim të shekullit XII normanët në epikën e tyre në frëngjisht, ‘Këngët e Rolandit’ e quajtën ‘Albania’ rajonin nga Durrësi në Vlorë; në shekullin XIV, ata që ikën në Greqi nga këto troje e quajtën veten në dialektin gjuhësor ‘Arbanitë’ – ‘Arvanitë’; në shekullin XV ata që ikën në Italinë jugore e quanin atdheun e tyre ‘Arbana’ dhe veten ‘Arbëreshë’; Gjon Buzuku, një nga shkrimtarët e pare shqiptarë të shekullin XVI, i referohej vendit të vet ‘Arbën’;

Madje Buzuku ishte i pari që e quajti gjuhën e tij ‘Shqip’; ndërkohë bota vazhdon të përdorë emrin e vjetër ‘Albania’ (ndikuar nga Ptolemeu) dhe ‘Albanian’ për gjuhën që flitet, ndërsa vendasit mbështeten në fjalën ‘shqip’ dhe ‘Shqipëri” dhe ‘Shqiptarë’ e quajnë veten e tyre.

Ptolemeu është përgjegjës për disa nga tekstet e historisë më të rëndësishme në astronomi dhe hartës. “Gjeografia”, udhëzuesi i tij për kartografinë, konsiderohet si përpjekja e parë e vërtetë në botë për krijimin e një harte të botës.

Ndërkohë që ideja e Ptolemeut mbi botën mund të mos duket si globi modern ku ne kemi qasje sot, mbetet sërish një punë mbresëlënëse për shekullin e 2-të. Shumë nga teknikat moderne të hartës që përdorim sot ende varen nga risitë e bëra nga Ptolemeu në trajtimin e portretit të tij.

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Shqipëria njihet nga e gjithë bota si Albania,falë këtij gjeniu
Shqipëria njihet nga e gjithë bota si Albania,falë këtij gjeniu
https://1.bp.blogspot.com/-Euuu56TugT0/XuVDOPCMjoI/AAAAAAAAALM/d30x6a3mpywaF03lY5LeYeVw_DC_OY1dgCK4BGAsYHg/s320/20200613_232002.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-Euuu56TugT0/XuVDOPCMjoI/AAAAAAAAALM/d30x6a3mpywaF03lY5LeYeVw_DC_OY1dgCK4BGAsYHg/s72-c/20200613_232002.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/06/shqiperia-njihet-nga-e-gjithe-bota-si.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/06/shqiperia-njihet-nga-e-gjithe-bota-si.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy