Nga Fahri XHARRA “Shqiptarët nuk guxojnë të dinë asgjë nga e kaluara e tyre; nuk guxojnë të gërmojnë as mbi dhe e as nën dhe; nuk guxojnë të...
Nga Fahri XHARRA
“Shqiptarët nuk guxojnë të dinë asgjë nga e kaluara e tyre; nuk guxojnë të gërmojnë as mbi dhe e as nën dhe; nuk guxojnë të shkollohen ; ata gjithmonë duhet mbajtur të përgjumur .” (Dreqi me të birin, për ne)
Në tokat që jetojmë apo në tokat që kemi jetuar e që nuk jemi më, janë gjurmët tona; pëllëmbë e histori ,pëllëmbë e trashëgimi ,pëllëmbë e dokumente të gjalla për ekzistencën tonë .
Mohimi i asaj që ishim dikur dhe jemi sot, sa do që të jetë “bindës” ,ai nuk ka bazë ,s`ka ku të mbështetet sepse nëse ne nuk reagojmë ,atëherë e përgënjeshtron nëntoka. Kemi me çka të mburremi ,kemi me çka t`iu rrimë përballë të gjithë atyre që në vazhdimësi po mundohen të na tjetërsojnë ,të na humbasin në vorbullën e nihilimit dhe të na bëjnë një “creature” po origjinë ,pa rrënjë dhe pa identitet.
Pse nuk e përsërisim një mijë herë? Rajoni i Novi Pazarit ,është shumë i pasur me vend gjetje parahistorike) gjurmët na tregojnë për jetën e njeriut të Paleolitikut në këto anë. (Јевтић, М. 1996 О истраживању млађих праисторијских култура у новопазарском крају )Numri shumë i madh i varrezave tumulare që i takojnë kohës së herëshme të Hekurit ,si dhe prania e Hallshtatit të vonëshëm (shek 8 deri i 6-të) na sigurojnë që kjo anë ishte pjesë e zhvillimit të Kompleksit të Kulturës së njohur e ”Glasinac-Matit”.Një gjë e sigurt se atributet i ipen popullatës së këtyre anëve Ilirëve. (Jevtiç M.)
Qyteti i Novi Pazarit është i lidhur me Kosovën nëpërmjet Luginës së Ibrit ,e edhe më tepër Kosova në jug është e lidhur me Bazenin e Shkupit me lumenjtë e Nerodimës dhe Lepencit si dhe me Luginën e Toplicës me lumenjtë e Lapit dhe të Kosanicës. Në anën tjetër platoja e Peshterit është afruese e një jetëje me kushte shumë të mira klimatike. Jo shumë larg në vitin 1952 ,fillojnë hulumtimet historike arkeologjike në anën e Novi Pazarit kur në vendin e quajtur Naprilje u gjetën gjurmë të Neolitit. Naprilje e kulturës së Vinçës. Më vonë u gjet e famshmja “ Trezori i Novi Pazarit ” gjatë restaurimit të kishës së Shën Pjetrit dhe Shën Palit në Rashka me 1957.
Mbi 80 vend zbulime u gjetën në Peshter më 1982 . Kohërat e shkurtra i qitën në sipërfaqe 10 tumule në 8 nekropole në Peshterin e vogël. Varrezat tumulare të Novi Pazarit i takojnë (sipas arkeologëve serb) Kohës së Hershme të Hekurit. Fshtrat Cërnoça ,Glagovik, Delimegje ,Graçane , Melaje , Raspogançe ,Doljani dhe Banja e Novi Pazarit janë plot e përplotë me artifakte të së kaluarës sonë Ilirike.
Është për tu theksuar se në këto anë janë gjetur praktikat e varrosjes së të parëve tanë që i takojnë dy periudhave të lashta historike: Epokës së vonë të Bronzit dhe Epokës së Hekurit Ritualet funerale (të varrosjes) (varret e skeleteve) , rregullimi i varrezave (të përqendruara ) dhe gurët periferik janë identike në të dy Epokat e hekurit. Të vdekurit vendoseshin në “shtratin prej guri” . Anësorët e varrit bëheshin nga gurët gjithashtu. Çdo gjetje në varre (stoli ,armë) ishte e kohës së Hallstatit . Dëshmitë e gjetura në horizonte të ndryshme tregojnë për një kulturë të lartë luftarake të të parëve tanë dhe vazhdimësia kulturore vërehet edhe në praktikimin e funeraleve dhe të poçarisë.
“ Mos i lejoni shqiptarët të gërmojnë në të kaluarën e tyre” Pse? Shumë thjesht , që të mos dinë asgjë nga e kaluara dhe me ndihmën e matrapazëve mashtrohen më lehtë Në varrin Mbretëror në Kishën e Shën Pjetrit dhe Shën Palit ,në vitin 1957 u gjet i ashtuquajturi ”Trezori Ilir” ,afër Nvi Pazarit i cili e paraqet inventarin funeral të varrimeve të tumulusve parahistorik në brendinë e Kishës Mesjetare. Pra edhe këtu një dëshmi e lashtë e lashtë Iliro-Dardane e të kaluarës sonë. Gjetjet mbrenda kishës së përmendur e zbuluan edhe stilin e varrosjes së hershme ; djegëjen .E njeta është gjetur edhe në Romajën e Hasit ( dëshmi tjetër e Kulturës së Vinçës).
E shihni se sa agresiv janë islamikët sot? E shihni se sa miliona derdhën në tokat tona për të krijuar olsijazexhitë, shefqetkransiqët , jakupasipet e rinj ?
Pse heshtet lashtësia e Pejës? pse më shumë flitet për kohën e osmanëve se historia mijëra vjeçare e anëve tona . “Territori i Kosovës dhe Metohisë , që nga koha parahistorike është pjesë e kulturës dominuese në Ballkan dhe Europë.
Me mijëra vjet ,këto anë e kishin parë edhe zhvillimin e civilizimit buqësor të Neolitit , ngritjen e shkritoreve te para të metaleve në Kohën e Brozit dhe asaj të hekurit. (Dr. Aleksandar Palavestra,”The Archaeological Treasures of Kosovo and Metohija )
Varri i gjetur mbretëror i kohës së hekurit, në Banjën e Pejës na ofron një evidence të re të përkatësisë parahistorike të kësaj aneje. Këto varre të mëdha ,të pasura me gjetje luksoze e tregojnë të vërtetën: ari, argjend ,qelibar si vet fuqinë dhe prestigjin e kohës.
Të gjitha janë vazhdimësi e shek.të VI-të dhe të V-të prK ; një simbol i sigurt e fuqisë dhe pasurisë së udhëheqësve të kohës. e në të njëjtën kohë një shtrirje dhe pasqyrë kuptimplote e tërë shoqërisë së kohës. Në varrin e një mashkulli u gjetën stoli të argjendit , tri helmeta të tipitIlir, rruaza dhe gjerdan qelibari , gjerdan prej qelqi , zbukurime bronzi, pulla të mëdha bronzi të mveshura me argjend. ; kurse në varrin e femrës bizhuteria më e hollë e luksoze si dhe gjerdani me kokë të gjarprit .
Gjetjet arkeologjike të banjës së Pejës janë në Beograd dhe ato tregojnë që kjo tokë ishte e Europës me mijëra vjet. Historia jonë e përmbysur , e përvetësuar dhe qëndron ende krenare nën dhe e mbi dhe. Vetëm prej nesh duhet që ta duam dhe ta kërkojmë, Ajo është aty dhe këtu ,por asaj duhet t`ia japim gjuhën që të flet shqip.
Pse e lejojmë vetveten të mbesim vetëm një fosil historik i pa përfillshëm. Edhe çka duhet të ndodhë me ne ,para se të zhbëhemi. Sa keq, me vet dije. Shqiptarët ? Asgjë më shumë se emri .
Fahri Xharra, Gjakovë
COMMENTS