Publicite

SI MUND TË JENË FIGURA TË MËDHA HISTORIKE EDHE ATA QË KANË VËNË DORË MBI TROJET ETNIKE?

SI MUND TË JENË FIGURA TË MËDHA HISTORIKE EDHE ATA QË KANË VËNË DORË MBI TROJET ETNIKE?  Ne shqiptarëve, duke heshtur e fshehur të vërtetën,...



SI MUND TË JENË FIGURA TË MËDHA HISTORIKE EDHE ATA QË KANË VËNË DORË MBI TROJET ETNIKE? 

Ne shqiptarëve, duke heshtur e fshehur të vërtetën, kinse në emër të ruajtjes së unitetit kombëtar dhe për "qëllime më të larta", kemi filluar t'i ndryshojmë edhe kodet morale dhe parimet e vlerësimit, për të vërtetën dhe faktet mbi shumë ngjarje dhe personalitete; jo ashtu siç kanë qenë realisht, por ashtu siç na i ka paraqitur propaganda e huaj dhe fatkeqësisht na i mëson historia zyrtare! 

Kështu, edhe më tej i lartësojmë shumë figura dhe personalitete, që me të dyja duart kanë nënshkruar marrëveshje të fshehta me qarqet politike dhe qeveritë e shteteve fqinje, kanë pranuar harta dhe kanë vënë dorë mbi copëtimin dhe shitjen e trojeve etnike shqiptare, që nga fillimi i shekullit të kaluar deri në ditët e sotme. 

Krimi më i madh ndaj një populli ndodh atëherë kur gjeneratave të reja u mësohet historia e rrejshme, ashtu siç ia kanë diktuar e shkruar armiqtë e tij. 

Shqiptarët do të jenë popull i lirë vetëm atëherë kur do të fillojnë ta shkruajnë historinë e tyre, vetë dhe pa emocione, mbi parime shkencore dhe burime të sigurta, jo me diktat nga pushteti dhe regjimet e kohës, mbi parime ideologjike dhe interesa të tjera. 

Arkivat, bibliotekat dhe muzetë e shteteve fqinje, dhe jo vetëm, janë të mbushura përplot me dëshmi ndryshe nga këto që na i mëson hostoria e jonë zyrtare, tepër e falsifikuar, me plot fakte e dëshmi të fshehura, të rrejshme e shtrembëruara. 

Këtyre kasapëve të trojeve etnike, si çdo kasapi tjetër, as nuk duhet t'u përmendet për të mirë kujdesi dhe ruajtja për një kohë e kurbanit, por qëllimi dhe interesat e fshehura të tyre për aktin final, viktimizimin e KURBANIT, në këtë rast, as më pak e as më shumë, shitjen e trojeve etnike dhe tradhtinë mbi interesat e Atdheut! 

(27.VI.2020)




COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: SI MUND TË JENË FIGURA TË MËDHA HISTORIKE EDHE ATA QË KANË VËNË DORË MBI TROJET ETNIKE?
SI MUND TË JENË FIGURA TË MËDHA HISTORIKE EDHE ATA QË KANË VËNË DORË MBI TROJET ETNIKE?
https://1.bp.blogspot.com/-bh2yMrl3Vak/XvdeqhBe7xI/AAAAAAAACcc/GM2f0Q0zias2Zyq7epcczRqDTuLv11bWgCK4BGAsYHg/s320/20200627_165806.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-bh2yMrl3Vak/XvdeqhBe7xI/AAAAAAAACcc/GM2f0Q0zias2Zyq7epcczRqDTuLv11bWgCK4BGAsYHg/s72-c/20200627_165806.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/06/si-mund-te-jene-figura-te-medha.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/06/si-mund-te-jene-figura-te-medha.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy