Shkruan: Fahri XHARRA Jemi në zgrip kombëtar. Jemi dhe kam shumë fakte me të cilat do të ju bindi që zgripi kombëtar shqiptar po na kanoset ...
Shkruan: Fahri XHARRA
Jemi në zgrip kombëtar. Jemi dhe kam shumë fakte me të cilat do të ju bindi që zgripi kombëtar shqiptar po na kanoset dhe po e përgatitë humnerën për ne .
Për mos u hapur shumë, po përqëndrohem vetëm në atë që po ndodhë këto ditë në Malin e Zi.
Një ligj që i trazoi dhe i tranoi serbët, një ligj duhej të votohej në Palramentin malazias për liritë fetare e cili ishte edhe ligj për mëvetësimin e Kishës ortodokse të Malit të Zi nga Kisha Pravosllave e Serbisë. Punë e madhe e qeverisë malaziase dhe e Kishes ortodokse të Malit të Zi.
Në këtë vëzhgim timin desha të flas edhe për shqiptarët tanë atje të cilët : “Nga ky ligj mund të përfitojnë edhe shqiptarët për kthimin i kishave në Liqenin e Shkodrës e kudo tjeter në Mal te Zi që tani janë pronë e asaj serbe, sikur partitë/politikanët shqiptar të kishin pas ndonjë propozim shtesë në amandamentet e votuar, por aq dim ne sa që mendojmë që po u del flaka në mes veti ndersa tani pas ktij ligji do të ankohemi nëpër facebook se po na i uzurpon kisha malazeze nga ajo serbe, ndersa kishat qe jane trashegimi shqiptare do te mbesin te uzurpuara. Deputetet shqiptar aty e votuan pa dite çka votojne. Kot nuk kan than 'arma ma e fort eshte lapsi “ – më shkruan një mik nga Kraja
Kishat shqiptare tashmë i kanë uzurpua në vitet 90-ta e këtej sepse më heret kanë qenë te mbrojtura nga shteti ose kisha serbe nuk kishte aq ndikim deri në atë kohë. Kjo mori nje hov, pra uzurpimi mori hov pasi erdhi ne krye te kishës serbe në Mal tëZi, Amfilohije Radonjiq, i cili dalngadal i uzuropoi dhe rindertoi të gjitha, në emër të Kishes serbe (SPC )
Se si u uzurpuan dhe u shkatërrua origjinaliteti i kishave shqiptare në rrethin e Liqenit të Shkodres në Mal të Zi , i morra disa shënime me vlerë nga portali Analitika : (https://portalanalitika.me/clanak/285564/hronika-jedne-devastacije-kako-su-devastirane-crkve-na-skadarskom-jezeru-vi? )
: “ Bazeni I Liqenit të Shkodrës është një thesar i pasurisë historike, i cili jo vetëm që ishte qendër e objekteve fetare por edhe qendër e shkrim-leximit në këto anë- Shkruan Ivan Kern-i. Janë mbi tri dhjetë vjet që SPC , Kisha Serbe, jo vetë që i vazhdaon punimet por edhe i rifillon të rejat duke e uzurpuar trashigimin kishtare vendore.”
“ Benediktët- shkruan autori Ivan Kern duke filluar nga shek i 9-të në rrypin bredgdetar per Istres e deri në Lezhë si dhe në brigjet e Liqenit të Shkodres kishin ndërtuar shumë objekte sakrale.
Në Bazeni e Liqenit të Shkodres ruhen shumë të mira kilturore që lidhen me Principaten e Dukles
Edhe një herë :” “Nga ky ligj mund të përfitojnë edhe shqiptarët për kthimin i kishave në Liqenin e Shkodrës e kudo tjeter në Mal te Zi që tani janë pronë e asaj serbe, sikur partitë/politikanët shqiptar të kishin pas ndonjë propozim shtesë në amandamentet e votuar, por aq dim ne sa që mendojmë që po u del flaka në mes veti ndersa tani pas ktij ligji do të ankohemi nëpër facebook se po na i uzurpon kisha malazeze nga ajo serbe, ndersa kishat qe jane trashegimi shqiptare do te mbesin te uzurpuara. Deputetet shqiptar aty e votuan pa dite çka votojne. Kot nuk kan than 'arma ma e fort eshte lapsi “ – më shkruan një mik nga Kraja.
Po ne ku jemi? nuk ballafaqohemi edhe ne në Kosovë me të njejtin problem ? të gjithë trashigimin kulturore kishtare të Kosovës po na e marrin serbët
Edhe Shqipëria duhe të lëvizë në këtë drejtim , Kishat Ortodokse shqiptare në Shqiperi , ti kë kethehen pronarit – Shqipërisë !
Fahri Xharra,27.12.19
Gjakovë
COMMENTS