Credit, Agron Dalipaj TEAT/ËR,~I (θέατρο). Fjalë e mbarë shqipes dhe e shumë gjuhëve europiane që shënon artin dramatik, që veprat letrare ...
Credit, Agron Dalipaj
TEAT/ËR,~I (θέατρο). Fjalë e mbarë shqipes dhe e shumë gjuhëve europiane që shënon artin dramatik, që veprat letrare i paraqit në skenë nëpërmjet aktorëve. Të gjithë mendojnë se fjala është me burim grek. Por Babinjioti (ELNEG 556) përveç se e lidh me fjalën [θεα < θεώμε] = parje, vëzhgim, mbikqyrje, nuk jep asnjë etimologji.
Kam etimologuar më herët se toponimi [Theth] vjen nga [Shesh] dhe [shesh] vjen nga përsëritja dy herë e foljes sheh [sheh + sheh = she + she = sheshe > shesh]. Ndaj gr. ΘΕΑ (thea) vjen nga shqipja SHE(h)-A = SHE-A = A-SHE = shikim, vëzhgim, mbikqyrje.
Në analizë të fundit, fjala "greke"
[θέατρο] me rotacionin e dhemboreve th:sh kthehet në SHEATRO = SHE A T'RO = SHE A T'LO = SHEh T'LO(zin). Trajta e shqipes TEATËR jep kuptimin SHE A TËR =
A SHEh TËR = Asht SHEh (të) TËR(ë).
Ky pozim i fundit SHE A TËR kënaq edhe kuptimin se teatri bëhej në amfiteatër, ku njeriu mund të shihte gjithë aktorët dhe spektatorët sepse amfiteatri ishte ndërtuat në formë ovale e si me qenë brenda paretit të një veze bosh, ku nga çdo pikë e saj e brendshme mund të shohësh gjithë sipërfaqen e brendshme të vezës. Në antikitet ndërtoheshin ▪︎amfiteatro me mbi 5000 vende për të nxënë gati gjithë banorët e një qyteti me rrethinat e tij. Kësisoj teatri në amfiteatër krijonte mundësinë të shihje gjithë njerëzine e qytetit në të njëjtin vend.
Logjika A SHEh TËR = SHE A TËR =
= THE A TËR jep edhe ekuacionin etimologjik të fjalës
AMFITHEATËR, ku rotac. i buz. f:b jep:
AMBITHEATËR =
A'MBI'SHE'A'TËR =
A MBI SHE A TËR = asht mbishohje e të tërëve = asht mbikqyrje nga lart e të tërëve.
Përfundimisht, fjalët ▪︎theatër e ▪︎amfitheatër referojnë etimologjikisht vetëm te gjuha e origjinës në të cilën këto fjalë janë ngjizur dhe që shkenca e etimologjisë me anë të embriomorfemave na shpie pagabueshmërisht te gjuha shqipe. Fjala i takon gjuhës në të cilën etimologohet. Tash e tutje fjalët teatër dhe amfiteatër marrin pasaportë të etnicitetit gjuhësor shqip dhe zënë vend në fondin burimor të gjuhës shqipe dhe greqishtja duhet t'i njohë si huazim nga shqipja.
COMMENTS