Publicite

ABAT DOÇI, GJERGJ FISHTA Dy viganët e Kombit, që i dhanë fund shkronjave turko - arabe, sllavo - greke

ABAT DOÇI🇦🇱GJERGJ FISHTA, dy Viganat e Kombit me origjine nga Mirdita, qe i dhane fund shkronjave turko-arabe, sllavo-greke ne gjuhen shqi...



ABAT DOÇI🇦🇱GJERGJ FISHTA, dy Viganat e Kombit me origjine nga Mirdita, qe i dhane fund shkronjave turko-arabe, sllavo-greke ne gjuhen shqipe dhe ja arriten, qe Kongresi i Manastirit(1908), te miratoje si alfabet te vetem kombëtar te gjuhes shqipe, alfabetin e shoqerise kulturore “Bashkimi” ne Shkoder,  shoqeri e themeluar nga Abati i Mirdites, Preng (Prend)DOÇI  ne vitin 1899, i cili mblodhi rreth tij ajken e klerikeve katolik me ne krye Gjergj Fishten dhe intelektualve me ne krye Lugj Gurakuqin, te cilet i drejtoj, ne Kongresin e Manastirit, per te prezantu alfabetin e shoqerise “Bashkimi”, alfabet i shkronjave shqipe, qe u themelu 9 vite, para Kongresit te Manastirit e qe i dha kahje nga perendimi  ABC-së shqipe, duke i dhënë fund perdorimit te shkronjave turko-arabe, sllavo-greke, ne gjuhen shqipe.

🇦🇱Abat Preng Doçi e At Gjergj Fishta , dy Rilindas të mëdhenj, misionar të dijes dhe kulturës kombëtare, studiues, filozofe, diplomate, akademike, politikane, klerikë atdhetare, qe jeten ja kushtuan lirise se kombit, kishin nje lidhje të ngushte mes tyre, qe i jepte shtyse veprimtarise se tyre kombetare, origjinen nga Mirdita ilire-autoktone, anti-turke, anti-sllave, qe nuk u perul e nuk u pushtua kurre..!!!
Vlersime të tilla , nuk kanë nevojë për koment kur është fjala për rolin e Mirditës dhe të njerëzve të saj të shquar si Abat Preng Doçi e Gjergj Fishta, në historinë e Shqipërisë.

🇦🇱Dy Mirditas që nderuan Kombin,  
Abat Preng Doçi e At Gjergj Fishta, sebashku themelun shoqerinë “ Bashkimi” në Shkoder, sëbashku themelun alfabetin shqip në Shkoder, disa vite para Kongresit të Manastirit dhe sebashku e dergun ket alfabet drejt Kongresit të Manastirit, ku At Gjergj Fishta ishte perfaqsues i Shoqerise “Bashkimi” dhe Abat Doçit, në Kongresin e Manastirit, ku falë Fishtes, alfabeti i shoqerise “ Bashkimi” u aprovu nga delegatet e kongresit si Alfabet Zyrtar Kombetar.
Lidhjet e forta mes Abat Doçit e At Gjergj Fishtes, për çeshtjen kombetare njihen nga historia kombetare e nderkomtare dhe nga Vatikani.

🇦🇱Thuajse menjehere pas perfundimit te arsimit te larte, aty nga viti 1893, Gjergj Fishta do te caktohej famullitar ne Gomsiqe, të Mirditës, ku do t'u printe punimeve per ndertimin e nje pjese te kishes. Aty fillojne lidhja, miqesia, bashkepunimi me Abatin e Mirdites Preng Doçi, i cili qe nder te paret qe parandjeu tek Fishta poetin e madh te kombit. Dihet nxitja qe ai i beri Fishtes, qê te vazhdonte te shkruarit e Lahutes, duke kenduar si nje rapsod homerian i maleve shqiptare.

🇦🇱Sherbimi i parë i Fishtës në Mirditë, forcoj bashkpunimin e tij me Abat Doçin, i cili nxiti Fishtën, për shkrimin e “Lahutes te Malcis” dhe lidhja e tyre u kthye, në Levizje e Rilindjes Kombëtare.. KUSHTRIM... për ngritjen e Shqiptarve, kunder poshtimit 500 vjeçar, Otoman dhe hapin e parë kjo levizje e mori, me krijimin e shoqërisë “Bashkimi” për pavarsinë e gjuhës shqipe nga alfabeti Turko-Sllav. 

🇦🇱Shoqeria Kulturore “Bashkimi” me kryetarë Abat Doçin, u themelu ne vitin 1899, me perkrahjen e  Austriakeve dhe Hungarezve, me të cilet mbante lidhje me Abat Doçin, dhe ne grupin themelues të Shoqërise, ”Bashkimi” në krah të Abat Doçit, ishte Gjergj Fishta, me klerike misionarë e intelektualë atdhetarë të tjerë, të cilë themelun shkronjat e para shqipe, ABC-nê. që flasim sot, ku ALFABETI I SHOQERISË “BASHKIMI” U MIRATU SI ALFABET I GJUHËS KOMBËTARE, NË KONGRESIN E MANASTIRIT(1908), ku vetë Fishta ishte Kryetarë Vendimarrës i Alfabetit Shqip, në Kongresin e Manastirit dhe përfaqsonte, Abat Doçin dhe Shoqerinë “ Bashkimi”.

🇦🇱Abati i Mirdites, Preng Doçi e At Gjergj Fishta, ishin dy bashkpuntore te ngushte per çeshtjen kombetare, bashkthemelues të Alfabetit Shqip 9 vite para Kongresit të Manastirit. 
Abat Preng Doçi, vendosi qe Shoqeria “Bashkimi”  te perfaqsohej ne Kongresin Manastirit, nga Fishta dhe  Luigj Gurakuqi, ku At Gjergj Fishta, arriti ta ule rrafsh kuvendin e delegatet e Kongresit te Manastirit, që ishin mbledh per fatet e kombit dhe ti binde, që te miratonin alfabetin latin te shoqerise “Bashkimi” , si Alfabet Zyrtar Kombetar, që do e shkepuste nje here e mire shqipen nga alfabeti turko-arab-sllav, dhe fale aftesive te Gjergj Fishtes, te gjithe delegatet e Kongresit u mblodhen rreth tij duke e zgjedhur Fishten , Kryetar Vendimarres te Komisionit te Alfabetit, në Kongresin e Manastirit.

🇦🇱Abati i Mirdites Preng(Prend)Doçi ishte 10 vite ne emigrim, sapo u kthye ne atdhe, ne vitin 1899 themeloi Shoqëria Bashkimi ( Shoqnia Bashkimi quhej ne ate kohe ) e cila kryesohej  Abat Preng Doci, Atë Gjergj Fishta, Imzot Jak Serreqi, Dom Ndoc Nikaj, Dom Dode Koleci, Dom Mark Shllaku, Dom  Nikoll Sheldija, Atë Pashk Bardhi, Gjergj Koleci, Luigj Gurakuqi dhe Mehill Çuni.
 
🇦🇱Abati i Mirdites Preng Doçi, mblodhi rreth vetes, ajken e klerikeve katolike e intelekuale te lartpermendur ne kryesine e shoqerise “Bashkimi” ne Shkoder dhe ajken e klerikeve qe ishin perkrahes te Abat Preng Doçit me  ne krye Imzot Lazer Mjeda, Dom Ndre Mjeda, Ate Ambroz Marlaskaj,etj  

🇦🇱Duke qenë se shoqëritë kombëtare nuk ishin të lejuara, shoqeria “Bashkimi” u hap nën petkun e një shoqërie fetare. Kjo shoqeri  dha ndihmesë të madhe për botimin e një numri tekstesh shkollore në gjuhën shqipe dhe të fjalorit shqip-italisht Bashkimi më 1908, edhe sot e kësaj dite, fjalori më i mirë i dialektit gegë. 

Shoqëria synoi të njësonte shkrimin e shqipes rreth një alfabeti latin dhe pasi e farkëtoi alfabetin, në shtatë vite u shkruan 32 vepra, u ndoq nga "Albania" e Konicës, "Shpnesa e Shqypnís", "Kombi" i Bostonit dhe "Albania e Vogel". Përpos të përkohshmeve, alfabetin e "Bashkimit" e përdorën për veprat e tyre edhe autorë si Asdreni, Çajupi, Faik Konica, Sotir Peci, Fan Noli, etj.

1. Botimi i nji fjalori
2. Detyrimi i anëtarëvet me i dërgue korrespondenca shtypit shqiptar jashtë vendit
3. Botimi i nji të përkohshmeje javore ose mujore
4. Qandrimi i "Bashkimit" ndaj përpjekjeve për unjisimin e alfabetit
"Akademia e krijueme pak kohë ma parë në Shkoder,- i shkruante L. Gurakuqi, De Radës,na ka dhanë nji alfabet kombëtar... do të hartojnë edhe nji gramatikë e nji fjalor".

Shoqëria i vihet punës me seriozitet, e mbrenda shtatë vjetëve, përveç krijimit t'alfabetit, të njohur me emrin "Bashkimi", i cili pat qenë pranuar nga shumica e shkrimtarëve, botoi 32 vepra, ndër të cilat disa me rëndësi të madhe, e që edhe sot nuk e kanë humbë vleftën. Alfabeti i "Bashkimit" u shtrua për shqyrtim në maj të v. 1902 në konferencën e Ipeshkvijve, mbajtun në Shkodër, thirrur nga Abati  Preng Doçi, krahas alfabetit "Frashëri". "Bashkimi" fiton me 66% të votave, por s'u pëlqye. Pas shqyrtimit në Manastir, alfabeti i "Bashkimit" u bë alfabeti i vetëm kombëtar i gjuhës shqipe. Me telegramin, që Fishta prej Manastirit më 22.XI.1908 dërguar Abatit në Shkodër, shkruhet "Çashtja e alfabetit u zgjidh. U pranuen me pak ndryshime alfabetet e "Frashërit" e "Bashkimi". Çdo tjetër përjashtue". Në Manastir përfaqsohet nga Atë Fishta dhe Luigj Gurakuqi. Filip Shiroka përshëndet me shumë entuziazëm themelimin e kësaj shoqërie duke e quajtur "pishtar dije të dërgueme me lulzue kombin". 

🇦🇱Faik Konica shkruan:

"Ja një shoqëri u themelua në Shqipëri të Sipërme. Ka tre vjet që "Bashkimi" mundohet burrënisht për gjuhën shqipe dhe mundimet e saj dhanë pemë të bukura".

Gjithë Shoqeritë Atdhetare të asaj kohe ne Diasporë, do shkruanin, për themelimin e Shoqërisë “Bashkimi”, dhe Abat Preng Doçin, nder to “Kalendari i Maleve” i vitit 1900 i FAIK KONICËS, shkruante:
“Ma e madhia ndodhinë për kombin shqiptar më 1899, asht krijimi i shoqnisë “Bashkimi” ne Shkoder, per përparimin e gjuhës kombetare.  Kjo shoqni zgjodhi për Kryetar Imzot Preng Doçin, Abatin e Mirditës. I shkëlqyeshmi Abat i Mirdites ka me vedi besimin edhe uzdajen e gjith shqyptarve, te shka do fes qi ne qofshim.”

Ndër tjera, librin e Dom Ndoc Nikajt "Historija Shqipnís q'me fillesë e deri në kohë kúr rá në dorë të Turkut" (Bruksel, 1902. Ky është ai libri shqip, për të cilin na flet Fishta n' "Anzat e Parnasit", ku ankohet se nuk shitej : "Sot n'Shqipni, morè lum miku, - Histori âsht meteliku". Mos të harrohet në këtë mes, se Dom Ndoc Nikaj është auktori i më se 30 librave shqip, të gjithë me frymë kombëtare, ndër të cilët nëntë romane me mbrendí shqiptare. Shoqëria "Bashkimi" ka botuar edhe dy blêjt e parë të "Lahutës" - Marash Uci dhe Oso Kuka - ; prapë kjo Shoqëri ka shpallë librin "Vargnimi i gjuhës shqipe", shkruar nga Luigj Gurakuqi e botuar në Napoli në vitin 1906. Gurakuqi i a kushton këtë libër, në peng nderimi, At Fishtës se Fishta e Gurakuqi ishin shokë të pandamë, bashkëpunëtorë të ngushtë në kulturë e në politikë.

🇦🇱Ismail Qemali: “Ne e bëmë si e bëmë Shqipërinë, por abat Prend Doçi prej Mirdite, do e bënte edhe pa ne edhe më

🇦🇱Gjergj Fishta: “…Mundet më u thanë për siguri se nuk asht kund nji skaj Shqipnijet, ku burrat e mendshem e të kalemit mos ta kenë ndie e përmend ket emen. Kudo ndrit duka e tij, a nder Pari Kishe, a nder Kren të vendit ase ndër njerëz të diplomacisë, gjithkund i la nder vetit e nam kombit të vet.

🇦🇱Diplomati austriak, August Kral, ditën që vdiq Prend Doçi: “Shqipëria humbi të vetmin burrë shteti të vetin”.

🇦🇱Edith Durham: “Prend Doçi fliste me një mençuri të rrallë, ndoshta ishte ndër më largpamësit nacionalist shqiptar…”.

🇦🇱Jeronim De Rada: “Prend Doçi është një nga personalitetet më të spikatura e më të shquara shqiptare”.

🇦🇱ABATI I MADH I MIRDITES, RILINDASI I MADH I KOMBIT, MISIONARI I DIJES, PRENG DOÇI, lindi më 2 shkurt të vitit 1846 në fshatin Bulgër Mirditë, ndërroi jetë më 22 shkurt të vitit 1917 . 
U shkollua në Shkodër e në Romë. 
Më 25 tetor të vitit 1888, Papa Leoni XIII me dekretin “Supra montim Mirditarum” e rimëkëmbë Abacinë e Oroshit në Mirditë dhe për Abat emëron imzot Preng Doçin. Përtëritja e kësaj Abacie Kishtare e Mirditës e sidomos ardhja e imzot Preng Doçit në udhëheqje, ndikuan shumë në jetën fetare, kulturore dhe politike të Mirditës e të mbarë Vendit e kombit shqiptar. 
Po kështu imzot Doçi derisa punonte për kultivimin e vlerave shpirtërore e kombëtare, në anën tjetër luftonte për dukuritë e këqija që ekzistonin ndër shqiptarë, si vrasjet, hakmarrjen, konkubinatin (martesat joligjore), e dukuritë tjera që pengonin përparimin e rritjen e vlerave tek populli.

🇦🇱Në fushën e jetës kulturore, imzot Preng Doçi në vitin 1899 themeloi shoqërinë letrare “Bashkimi” me qëllim të zgjidhjes së çështjes së alfabetit në bazë të shkronjave latine dhe për përhapjen e shkollave e botimin e librave në gjuhën shqipe, që asokohe ishin pak e shumë të luftuara nga armiqtë e popullit shqiptar, sidomos turqit.
Ishte kjo një nevojë e madhe e për imzot Doçin qe një program për Rilindjen Kombëtare, për t’i dhënë një hov të ri me shkolla e dije Shqipërisë.
 Veprat e tij, flasin qartë për ndjenjat e forta njerëzore, fetare, atdhetare e kulturën e gjerë që kishte Abati Doçi. Një nga veprat e tij është edhe “Shqipëria nën zgjedhën turke”, dhe “Shqipëria në robni”.

🇦🇱Në fushën e jetës kombëtare politike, Abat Preng Doçi dha një kontribut të jashtëzakonshëm, e bashkoi Mirditën dhe i dha një njësi të vetme. Në “relacionin e tij mbi gjendjen e Abacisë së Shën Llezhdrit të Mirditës”, imzot Doçi mes tjerash shkruan se Mirdita është “si një shtet i vogël autonom” popullsia e së cilës është krenare për lirinë e vet. Për këtë arsye Mirdita duhe  të jetë një nukleus - qelizë e një shteti shqiptar. Kjo ëndërr e tij qe kohëshkurtër, sepse turqit e shuan kryengritjen e mirditorëve të cilën e organizoi ai.
Për këtë arsye turqit e internuan në Stamboll, nga ku me ndërmjetësimin e kardinali armen Azarian lirohet dhe shkon në Romë, ku Selia e Shenjtë e dërgon me misionin diplomatik në SHBA e vende tjera, derisa me ndërmjetësimin e kardinajve të Vatikanit Aliardi e Jakobini, më 1888 u kthye në Shqipëri si Abat i Mirditës. 

🇦🇱Më 1911 - 1912 Abat Preng Doçi, udhëhoqi kryengritjen e Mirditës kundër osmanlinjve. Pa e prekur kurrë misionin e tij fetar, nën ndikimin e zgjimit kombëtar të popullit dhe të ngjarjeve të mëdha politike të kohës, ai u bë një nga paraardhësit e letërsisë së Rilindjes në Shqipëri.
Dy nga poezitë më të rëndësishme të tij janë "Një kushtrim shqiptarëve" dhe "Shqipnia nën zgjedhën turke", shprehin shqetësimin, dhimbjen për gjendjen e mjeruar të popullit, të vendit dhe krenarinë e Abatit Doçi për të kaluarën. Duke gjykuar me mprehtësi situatën politike, nuk mungon të bëjë edhe thirrje të zjarrta për luftë kundër turkut pushtues:

N'qafë ma zgjedhën kush e bán?
Kambëve prangat lidhë na i kanë,
Osmanllia edhe na shán,
Na pin gjakun, mishtë na e han.
Shqyptár trima, zgjedhën lshoni
Kputni prangat e luftoni!

🇦🇱Abati i madh i Mirditës hyri në histori si meshtar i zellshëm, atdhetar i flaktë, mbrojtës i popullit e vendit, si poet, studiues e prijës trim. Ndërroi jetë më 22 shkurt të vitit 1917. Së bashku me imzot Gaspër Krasniqin nga Kosova, imzot Preng Doçi u angazhua me mish e shpirt në luftën kundër pushtimit të turqve dhe për përparimin kulturor e të gjithanshëm të popullit shqiptar e Vendit

🇦🇱Si ka ndikuar shoqëria “Bashkimi” në fillimet letrare të një poeti e shkrimtari si Fishta?
Në krah të Abat Doçit, At Gjergj Fishta ka qenë njëri ndër themeluesit e shoqërisë “Bashkimi”, ku bënin pjesë personalitete të letrave shqipe, si: Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Ndoc Nikaj, Mati Logoreci etj.

🇦🇱I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, GJERGJ FISHTA,  është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë. Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. Deri më 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atj viti ai bëhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi Abati i Mirdites, atdhetari Preng Doçi. 
Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër gjer atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Arrin të botojë këngët e para të "Lahutës së Malësisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voëset" më 1913 "Mrizi i Zanave".

🇦🇱Si krijues Fishta, në radhë të parë ishte poet. Përkushtimin më të madh e pati ndaj epikës. "Lahutës së Malësisë", veprës së jetës, ai i kushtoi 40 vjet punë. Ndërsa vepra tjetër epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotësisht në shtypin periodik
Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. 
Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.
Për gjysmë shekulli ishte figura mbizotëruese e letërsisë shqipe, madje që kur ishte gjallë u kurorëzua "poet kombëtar". Pas vitit 1945, kur u vendos regjimi komunist, vepra e Fishtës u ndalua dhe qëndroi e tillë derisa u përmbys diktatura komuniste.
 Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.

🇦🇱Tituj të veprave të Fishtes:
1*Lahuta e Malcíse - poemë (Zarë, 1925)
2*Anzat e Parnasit - satirë (Sarajevë, 1907) 
3*Pika voese, më vonë ribotuar si Vallja e Parrizit (Zarë, 1909)
4*Shqyptari i gjytetnuem - melodramë (1911) 
5*Shqyptarja e gjytetnueme - melodramë
6*Vëllaznia apo Shën Françesku i Assisi-t (1912) 
7*Hylli i Dritës - revistë (1913), themelues.
8*Juda Makabé - tragjedi (1914)
9*Gomari i Babatasit (Shkodër, 1923)
10*Mrizi i Zânavet (Shkodër, 1924) 
11*Sh. Luigji Gonzaga, (Shkodër 1927)
12*Lahuta e Malcís - botimi komplet (1937)
13*Jerina ase mbretnesha e luleve, (Shkodër, 1941)

🇦🇱Mirënjohjet qê ju dhan Fishtes nder vite:
1* Urdhrin "Nderi i Kombit" Shqipëri, (2002)
2* Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë
3* Kurorë Argjëndi, nga Klubi "Gjuha shqipe" i Shkodrës (1911).
4* Dekorata Mearif, nga Mbretëria Turke (1912).
5* Dekorata Ritterkreuz, nga Mbretëria e Austrisë (1912).
6* Penë floriri, nga qyteti i Beratit (1913).
7* Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925).
8* Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit françeskan (1929).
9* Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).


COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: ABAT DOÇI, GJERGJ FISHTA Dy viganët e Kombit, që i dhanë fund shkronjave turko - arabe, sllavo - greke
ABAT DOÇI, GJERGJ FISHTA Dy viganët e Kombit, që i dhanë fund shkronjave turko - arabe, sllavo - greke
https://1.bp.blogspot.com/-zKlLJVHy4ok/XxlcmqfYsTI/AAAAAAAADRk/kVXNd87x48A0mb7q-oWNW-HciSINitXJQCLcBGAsYHQ/s320/FB_IMG_1595497352690.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-zKlLJVHy4ok/XxlcmqfYsTI/AAAAAAAADRk/kVXNd87x48A0mb7q-oWNW-HciSINitXJQCLcBGAsYHQ/s72-c/FB_IMG_1595497352690.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/07/abat-doci-gjergj-fishta-dy-viganet-e.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/07/abat-doci-gjergj-fishta-dy-viganet-e.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy