Publicite

Demarkacioni me Malin e Zi, familjet shqiptare po dëbohen nga tokat e tyre

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe gjithashtu ish-anëtari i Komisionit Shtetëror për Demarkacion, Ali Lajçi, thotë se ka dëshmi për dëbimin...



Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe gjithashtu ish-anëtari i Komisionit Shtetëror për Demarkacion, Ali Lajçi, thotë se ka dëshmi për dëbimin e familjeve shqiptare.

Ai ka publikuar disa fotografi ku shihen disa banorë të fshatit Llukë, afër pikës kufitare duke u larguar, pasi sipas tij, janë dëbuar nga forcat malazeze.

Ai ka shkruar se sipas një banori, deri më tash, pesë familje janë dëbuar nga ajo pjesë.

“Pasojat e votimit të versionit të gabuar kufitar me Malin e Zi! Ky version i gabuar, të cilin e votuan deputetët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike, ku humbën mijëra hektarë tokë po sjellë pasojat e veta. Kësisoji ka filluar dëbimi i banorëve të Fshatit Llukë, nga forcat malazeze, fshat i komunës së Deçanit që bjeshkën e kanë afër Kullës së Zhlebit dhe që tatimet i kanë paguar gjithmonë në Komunën e Pejës. (Shih fotografitë e bashkangjitura) Ky dëbim po bëhet në mënyrë graduale e të heshtur, një nga një, në mënyrë shumë përfide, për pastrimin në baza etnike të asaj zone. Banori dëshmitarë Rasim Mulaj, nga fshati Llukë informon se 5 (pesë) familje deri më tash janë dëbuar. Rasimi më pyet se kur do të korrigjohet kjo vijë kufitare? “Zoti i vraft këta tanët jarabi” – kështu i mallkojnë banorët ata që e votuan! Ftoj mediat dhe akterët tjerë që të përcjellin nga afër këtë situatë”, thuhet në publikimin e tij.

Demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi u miratua në Kuvend në vitin 2018 pas shumë kundërshtimeve dhe protestave nga opozita e atëhershme që thanë se ky demarkacion po i falte tokë të Kosovës Malit të Zi.


COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Demarkacioni me Malin e Zi, familjet shqiptare po dëbohen nga tokat e tyre
Demarkacioni me Malin e Zi, familjet shqiptare po dëbohen nga tokat e tyre
https://1.bp.blogspot.com/--5YYW35LaYY/XxGFPN-TL7I/AAAAAAAADLM/iZmatU3lAgImTuR8sEWnZOQYnAi9ZQQjQCLcBGAsYHQ/s320/20200717_130149.jpg
https://1.bp.blogspot.com/--5YYW35LaYY/XxGFPN-TL7I/AAAAAAAADLM/iZmatU3lAgImTuR8sEWnZOQYnAi9ZQQjQCLcBGAsYHQ/s72-c/20200717_130149.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/07/demarkacioni-me-malin-e-zi-familjet.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/07/demarkacioni-me-malin-e-zi-familjet.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy