Publicite

Gjuha Shqipe - gjuhë e përëndive

Gjuha shqipe - gjuhë e perëndive Shkruan: Fahri XHARRA “Burri i parë që ka lindur në botë ka qënë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat...



Gjuha shqipe - gjuhë e perëndive

Shkruan: Fahri XHARRA

“Burri i parë që ka lindur në botë ka qënë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qënë filluesi i genit të vdekshëm” Pausanias (110 prK –180 prK:). (Pausania lib.VIII. 1.4)
Pseudostudiusit serbë, që prej shekujsh po rropaten me mashtrimet më të paturpshme  që ta mojojnë birërinë  pellazge-ilire-shqiptare , praninë e katragjyshave arbërorë në Ballkan, duke synuar jo vetëm  gllabërimin e Kosovës por edhe të Shqipëris se të dhënat  shkrimore dhe mbishkrimore të një vargani nga më të stërlashtat ,parailirët autokton ( të rrënjës)  pellazgët cilësohen shprehimisht si bij të tokës të mbirë prej dheut, madje si “para- hënorë” ,si të gdhirë në Europë që para shfaqjes së Hënës në hapësitar qiellore, që atëherë kur nuk kishte kufinj e nuk kishte fqinj.
“Po cila ishte gjuha e Pellazgëve? Dimë se ishte një popull shumë i madh në numër që u përhap në gjithë Pellazgjinë, në Itali, në Azinë e Vogël, në Afrikën e Veriut dhe në gadishullin Iberik. E dimë gjithashtu që e krijuan sistemin fetar dhe u dhanë emrat perëndive dhe i caktuan rregullat e adhurimit .Shumë shkencëtarë  i  kanë identifikuar Pellazgët me Arvanitasit e sotshëm ” (Gjuha e Perëndive , Aristidh Kola,2003)
”Gjaku shqipëtar që rrjedhë në venat tuja më bëri të të përkushtoj këtë libër ,  bija ime,që ta kesh gjithëmonë afër që mos të harrosh kurrë mëmëdheun tëndë dhe gjuhën tënde ëmtare, vlerat  e së cilës do t´ia njeh  e ardhmja . Në shekullin që t´i do të jeton do ti takon si burrit ashtu edhe gruas, dhe nëse mundesh të bën atë që e bëri yt at që nuk ishte shqiptar. Puno sa të mundesh për të rigjallëruar gjuhën e paraardhësve tanë të përbashkët sepse edhe unë si europian që jam rrjedhi nga pellazgët  e rrënjës (autokton)  që e populluan Europën , këtë kontinent të madh ishullor që jeton në tokë  dhe që ishte rrugë e kalimit dhe vendosjës e familjes së madhe dhe inteligjente të njerëzimit” .(Konstainipojë ,31,12 .1893 Edourd Schneider) (Letra e autorit Edourd Schneider  dërguar bijës së tij në librin: “Pellazgët, dhe pasardhësit e tyre” Paris 1894)
“Fjala “MENI” në këtë rast duhet të ishte shpallur si fjala më e vjetër e shkruar e gjuhës shqipe. Për mendimin tonë nuk ka shumë rëndësi kush e gjeti këtë fakt dhe në çfarë dialekti është shkruar fjala, rëndësi më të madhe ka, që këtë fakt ta bëjmë të dobishëm për gjuhën dhe kulturën tonë. Me këtë hap gjuha shqipe do të kalonte si vjetërsi e shkruar nga viti 1462 në vitin 750 p.e.s., kur pranohet se Iliada është formuluar në formën e shkruar. Në këtë mënyrë të thjeshtë gjuhës shqipe vjetërsia do ti shtohej rreth 2213 vjet, d.m.th. vjetërsia e saj do të kalonte në vitin 750 p.e.s. Në këtë mënyrë gjuha shqipe do të renditej gjuha më e vjetër e shkruar e rajonit të Egjeut. Kjo është një nder i madh që mund ti sjellim gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare.( Lutfulla Peza & Liljana Peza : Në kërkim të të rrënjëve të gjuhës shqipe)
Nga këto tri libra e nxorra këtë përfundim  që me të vërtetë duhet të jemi krenar që e flasim këtë gjuhë hyjnore dhe që i takojmë dhe je jemi pasardhësit e denjë e një populli të stërstërlashtë-pellazgëve. Nga kjo më lindi edhe ideja e këtij lloj shkrimi i cili e ka qëllimin që mohuesit dhe stërmohuesit e kombit ,gjuhës sonë  dhe trashëgimisë sonë hujnore  më në fund tí bindë që të heshtin. Nga këto libra dhe libra të tjerë mund të shofim dhe të bimdemi se pse kemi aq shumë mohues, edhe nga kombet tjera.Po pra, jemi trashëgimtarët e vetëm të gjallë të pellazgëve-ilirëve.
“A kemi prova që të na bindin se gjuha e Pellazgëve ishte ajo gjuhë flitet set nga shqiptarët (Shkyptars). Po, përgjigje studjuesi , sigurisht që kemi dhe kemi prova që nuk mund të kontestohen . Për të shtruar drejt hipotezën e vërtetë e dijmë që nga gjuhet e vjetra e kemi vetëm pellazgishten e cila në vazhdimësi është përdorur nga Epirotet, Thesalët, Thrakasit, Ilirët Dardanët dhe të tjerët, një gjuhë që ende e flasin shqiptarët e sotshëm (E.Sch)
Nëntë muzat e Mnemosines (Mνημοσύνη)Të nëntë muzat sipas mitologjisë ” greke.” ishin:Calliope (E epikes)Clio (Histori),Erato (Dashuri),Euterpe (Musikë),Melpomene (Tragei)Polyhymnia (Hymnet),Terpsichore (Vallzimet),Thalia (Komedi)
Urania (Astronomi). Por si linden keto ?
Gruaja e Jupiterit ishte Mnemozina e cila i lindi të nëntë muzat, te cekura më lartë.
Si lindi fjala Mnemozinë? Kete e spjegon Pellazgishtja e dikurshme ose Shqipja e sotit: Mne – Ment,Mendje ,inteligjencë dhe msoi , me m sue , nga rrenja me msu. Msonje e paraqet atë që të mëson dicka, dhe ment – menja ,te menduarit . Pra Mnemosina ishte perëndesha e te mesuarit ,nga e cila linden të nëntë muzat , ne greqisht Muze qe rrjedhë nga shqipja Msois -mësuese , arsimtare. Lum ne, për gjuhën tonë të perëndive.!
A duhet të studjojmë? A duhet harruar të kaluarën? A t´i mëshojmë grusht gjuhës sonë hyjnore dhe historisë sonë pellazgjike? JO! Nga rrjedhë fjala defter (tefter, defteros etj) .Te vjeter jemi !Ne kete liber  shkruante Edouard Schneider  se defter i  thuhet librit ,që rrjedhë nga dy fjalë pellazge ( lexo sot shqipe) dy & ftyra ose dyftyra që në menyrë alegorike shpesh për  të m´shehur të vërtetën në libër. Një fytyrë e verteta dhe fytyra tjeter e mëshefur ne liber.Libri nuk ishte per gjithkend.(Edouard Schneider ,1897, E verteta pellazgjike).
Ju kujtohen turqit ,grekët dhe serbë se si na thoshin që mos të mësojmë se hidhërohet zoti me ne kur flasim shqip?

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Gjuha Shqipe - gjuhë e përëndive
Gjuha Shqipe - gjuhë e përëndive
https://1.bp.blogspot.com/-B0F7F9PjBcs/Xv4-PpjGIxI/AAAAAAAACvM/IGAXW6Hpk0sq1ZOdKtihZqIDZgvfieqhwCK4BGAsYHg/s320/FB_IMG_1593720293395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-B0F7F9PjBcs/Xv4-PpjGIxI/AAAAAAAACvM/IGAXW6Hpk0sq1ZOdKtihZqIDZgvfieqhwCK4BGAsYHg/s72-c/FB_IMG_1593720293395.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/07/gjuha-shqipe-gjuhe-e-perendive.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/07/gjuha-shqipe-gjuhe-e-perendive.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy