Leka i Madh 356 - 323 para erës sonë. Rrënjët gjenetike të Lekës së Madh. Origjina ilire e Aleksandrit të Madh. Origjina familjare e Filipit...
Leka i Madh 356 - 323 para erës sonë.
Rrënjët gjenetike të Lekës së Madh.
Origjina ilire e Aleksandrit të Madh. Origjina familjare e Filipit II dhe Olimpisë, prindërit e Lekës që vijnë nga fiset ilire.
Filipi ishte djali i Euridikës e cila vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Filipi ishte lindur nga një nënë ilire dhe Olimpia nënën dhe babain e kishte ilir.
Pra.. shkencërisht, Aleksandri i Madh është Ilir (Shqiptar), duke patur parasysh se llogjika na shpie se nëna është ajo që përcakton babain e fëmijës. Aleksandri ishte djali i ilirit Filip, nipit të Lynkestëve dhe ilires Olimpia, bijë e fisit ilir të Epirotëve. Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet me anë të dialektit gegë të gjuhës shqipe: Mer+iam+un = MER-JAM-UN. Sot shumica e popullit shqiptar të Maqedonisë dhe të Shqipërisë verilindore ende thonë: MEJR JAM UN, që në bazë të gjuhës standarde Shqipe është: MIRË JAM UNË.
Aleksandri ishte mbajtës i Përkrenares Dybrirëshe të Cjapit, që e kishte traditë dhe trashëgim nga Kryeperëndia e Olimpit të Pellazgëve - Zeusi. Më vonë këtë Përkrenare do ta mbante Pirro i Epirit dhe Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Gjuha që i'u fliste Aleksandri familjarëve dhe miqve të tij ishte ilirishtja (shqipja e sotme e dialektit gegë të Maqedonisë dhe Shqipërisë verilindore). Kurse greqishten Aleksandri e mësoi në rini nga Aristoteli.
COMMENTS