Publicite

Njihuni me Kishën 900 vjecare të Marmiroit: Një tjetër thesar i Shqipërisë

Edhe pse pjesa e Jugut të Shqipërisë nga Vlora e poshtë, është më tepër e njohur për vijën bregdetare të mrekullueshme të saj nga ana e turi...



Edhe pse pjesa e Jugut të Shqipërisë nga Vlora e poshtë, është më tepër e njohur për vijën bregdetare të mrekullueshme të saj nga ana e turistëve të huaj dhe vendas që dynden me mijëra në sezonin e verës aty, ajo nuk është e vetmja atraksion për vizitorët. Në fakt, nuk duhet injoruar  edhe pasuria e madhe kulturore, shpirtërore dhe ajo arkitekturore që Shqipëria ofron në të katërta anët e saj.

Një nga këto pasuritë është edhe Kisha e Marmiroit, një ndër më të vjetrat në Shqipëri. Kjo Kishë mendohet se është ndërtuar në shëk. XII gjatë periudhës bizantine (disa studiues mbrojtë tezën se ajo mund të jetë ndërtuar në shek. X), dhe struktura e saj arkitekturore është e ngjashme me fare pak kisha të tjera në Ballkan. Kisha është ndërtuar me gurë të papërpunuar me llac midis tyre, ndërsa për portat dhe fasadat janë përdorur gurë të punuar, të marra nga rrënojat e Orikut antik aty pranë. Kisha ka edhe një kupolë mbi veten.


Interesante është edhe fakti se Kisha e Marmiroit vazhdon të mbajë emrin e saj të dikurshëm. Në fakt, sipas traditës së krishterë, Kishat duhet të mbajnë emrat e Krishtit, Marias, Apostujve apo Shënjtorëve kristianë. Por, kjo kishë vazhdon të mbajë emrin e hershëm se si banorët e quanin atë: kisha e Marmiroit ose kisha e bardhë: latinisht. Marmoreus (i mermertë), “i bardhë si mermeri”, për shkak të ngjyrës së gurëve me të cilët është ndërtuar ajo.

Kisha është lënë në harresë dhe në rrënim për një pjesë të mirë kohe, megjithëse ajo ende është në këmbë prej 900 vitesh dhe nuk e ka humbur shkëlqimin e saj. Sigurisht, edhe atë cka mund t’iu ofrojë vizitorëve ose turistëve të huaj si një atraksion dhe objekt i vecantë kulti. Vetëm pas vitit 1971, ka pasur ndërhyrje për ta restauruardhe për ta kthyer Kishën e Marmiroit në formën dhe trajtat fillestare të saj.


Kisha e Marmiroit ndodhet në luginën kur dikuj shtrihej Oriku i vjetër, shumë pranë bazës së Pashalimanit dhe aty ku sot ndodhet qyteti i Orikumit. Mund të vizitohet lehtë, dhe tabelat në hyrje të Orikumit mund t’iu drejtojnë tek ajo. Vetëm se Kisha ”ka menduar” për një mbrojtje natyrore për vizitorët që duan ta prekin nga afër atë: në fakt, ajo është e rrethuar nga ferra dhe driza të cilat mund t’iu a bëjnë pak të sikletshme vajtjen tek ajo. Por, ato nuk do t’iu pengojnë aspak ta vizitoni atë dhe të mahniteni prej saj. Marmiroi vazhdon të mbetet një Kishë, bukuria e së cilës vazhdon t’i rezistojë kohës./Elena Sqapi








COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Njihuni me Kishën 900 vjecare të Marmiroit: Një tjetër thesar i Shqipërisë
Njihuni me Kishën 900 vjecare të Marmiroit: Një tjetër thesar i Shqipërisë
https://1.bp.blogspot.com/-95kOdocywJI/XwOS26Xjw8I/AAAAAAAAC1w/C3d88PdPPdA5qkz46HOL1JSvS4pOXknagCLcBGAsYHQ/s320/20200706_230631.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-95kOdocywJI/XwOS26Xjw8I/AAAAAAAAC1w/C3d88PdPPdA5qkz46HOL1JSvS4pOXknagCLcBGAsYHQ/s72-c/20200706_230631.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/07/njihuni-me-kishen-900-vjecare-te.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/07/njihuni-me-kishen-900-vjecare-te.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy