Dua Lipa sapo ka shënuar një rekord të ri!Këngëtarja me origjinë shqiptare është bërë artistja e parë femër. Katër këngët e së cilës kanë te...
Dua Lipa sapo ka shënuar një rekord të ri!Këngëtarja me origjinë shqiptare është bërë artistja e parë femër.
Katër këngët e së cilës kanë tejkaluar një miliardë dëgjime në internet, platformën digjitale “Spotify”. Dua Lipa e arriti këtë me këngën “Don’t Start Now”, single-it të parë nga albumi “Future Nostalgia” i lansuar më 27 Mars.
Kjo këngë është e katërta nga këngëtarja 24-vjeçare, e cila e tejkalon shifrën një miliardë, pas “One Kiss”, “New Rules” dhe “IDGAF”.“Don’t Start Now” shënoi këtë rekord klikimesh për vetëm 263 ditë, ndërsa më e shpejtë se këngëtarja shqiptare rezulton Billie Eilish e cila një gjë të tillë e ka arritur në vetëm 251 ditë me këngën “Bad Guy”.
Ishte padyshim albumi “Future Nostalgia” ai i cili e rriti atë në karrierë, me këngët “Don’t Start Now”, “Break My Heart” , “Physical” and “Hallucinate”.
COMMENTS