Publicite

Vatikani dhe Ibrahim Rugova

Gani Mehmetaj  Vatikani dhe Ibrahim Rugova Vatikani në shekullin XX pati ndikim të madh në pavarësimin e ruajtjen e tërësisë territoriale të...



Gani Mehmetaj 

Vatikani dhe Ibrahim Rugova

Vatikani në shekullin XX pati ndikim të madh në pavarësimin e ruajtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë. Austro-Hungaria katolike e bëri shtetin shqiptar për hir të shqiptarëve katolikë.

Vatikani nën udhëheqjen e Papa Gjon Palit të Dytë ishte qendra botërore që ndikoi në ndërkombëtarizmin e çështjes shqiptare në Dardani. I pari i Vatikanit ishte zëdhënësi më i fortë i shqiptarëve që vuanin nga diktatura jugosllave. Ati shpirtëror i katolicizmit e bëri mik prijësin e shqiptarëve të Dardanisë, Ibrahim Rugovën, me ndërmjetësimin e Kishës Katolike Shqiptare të Dardanisë, ndërsa përmes Papës, Rugova u takua më burrështetasit më të mëdhenj të kohës.
Polakët e Papës dhe shqiptarët e Rugovës kishin fat të përbashkët:

 polakët vuanin nga diktatura ruse, shqiptarët nga terrori serbë. Prandaj shqiptarët duhet ta çmojnë e ta vlerësojnë të shenjtë Vatikanin e Papa Gjon Palin e Dytë, duhet t’i ngrehin përmendore Papës së ndjerë.
Ndërkaq, serbët e rusët patën urrejtje patologjike ndaj Vatikanit, veçmas e urrenin Papa Gjon Palin e Dytë, mbrojtësin e shqiptarëve, sikurse e quanin. Rusët përmes turkut Agca bënë atentat kundër tij.


Të gjithëve na kujtohet vërshimi i lumenjve të fyerjeve e denigrimeve që i bëheshin Vatikanit nga gazetarët, shkrimtarët dhe intelektualët serbë. Urrejtja serbe ndaj Vatikanit është kultivuar prej se e mbajë në mend, edhe në fëmijërinë time.


Urrejtja serbe e ruse ndaj Vatikanit po bartët gjithnjë e më shumë të një pjesë e shqipfolësve të Dardanisë. E kanë huazuar gjuhën fyese nga serbët, nuk e fshehin urrejtjen patologjike prej të marri kundër Selisë së Shenjtë, megjithëse edhe këta shqiptarë mjeranë e dinë se po të mos ishte edhe Vatikani, ata do të bridhnin nëpër botë si delet e humbua, apo do t’i linin eshtrat nëpër kodra e gërxhe.


Serbët e rusët, të vetëdijshëm për ndikimin e madh të Vatikanit, kanë nis ta marrin më të mirë Vatikanin, e kanë flakur gjuhën e urrejtjes kundër katolikëve, ndërsa mercenarët e Turqisë, Serbisë e shteteve arabe i nxisin shqiptarët me tru të shpërlarë ta fyejnë Selinë e Shenjtë.
Serbët e rusët përpiqen ta bindin Vatikanin se janë ata që do ta mbrojnë Gadishullin nga invazioni islamik, pra edhe nga shqiptarët, ndërsa shqiptarët e financuar fshehtas nga Turqia, Serbia e arabët duan ta kërcënojnë Perëndimin se e keqja u vjen nga shqiptarët.

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Vatikani dhe Ibrahim Rugova
Vatikani dhe Ibrahim Rugova
https://1.bp.blogspot.com/-AKoWv-7tJkE/XxrAbIjpfAI/AAAAAAAADUI/qEQHmnF3oA8vsb0i66NUJa68YFSGRL19QCLcBGAsYHQ/s320/FB_IMG_1595588645192.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-AKoWv-7tJkE/XxrAbIjpfAI/AAAAAAAADUI/qEQHmnF3oA8vsb0i66NUJa68YFSGRL19QCLcBGAsYHQ/s72-c/FB_IMG_1595588645192.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/07/vatikani-dhe-ibrahim-rugova.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/07/vatikani-dhe-ibrahim-rugova.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy