AMANTIA Gërmime arkeologjike shpëtimi në Parkun Aarkeologjik të Amantias. Në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kultu...
AMANTIA
Gërmime arkeologjike shpëtimi në Parkun Aarkeologjik të Amantias.
Në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale nr. 57, datë 19.02.2020 dhe të vendimi nr. 203, datë 02.07.2020, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë së bashku me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (Drejtoria e Shërbimit Arkeologjik) kryen gërmimin arkeologjik të shpëtimit dhe dokumentimin e dy varreve antike në nekropolin e parkut arkeologjik të Amantias. Këto ndërhyrje janë vijim i punës dhe masave të mara nga D.R.T.K-Vlorë dhe I.K.T.K për luftimin e fenomenit të gërmimeve klandestine, si dhe shpëtimin e dokumentimin e monumenteve të prekura prej tij. Gjatë kësaj ndërhyrje u dokumentua një varr cist, si dhe u zbulua një varr monumental që i përket shek. III p.Kr. Varri me arkitekturë monumentale është një atraksion i ri për t’u vizituar në itinerarin e vizitave të parkut arkeologjik të Amantias. Tashmë D.R.T.K-Vlorë po punon për konservimin e monumentit dhe krijimin e infrastrukturës, që do të mundësojë prezantimin e tij për publikun e gjerë.
#Gërmimearkeologjikeshpëtimi
#DRTKVlorë
#VizitoniParkunArkeologjiktëAmantias
Credits: DRTK Vlorë
COMMENTS