Publicite

Arkeologët zbulojnë në Bushat qytetin e humbur të “Bassanias”, tre herë më i madh se Shkodra antike

Kërkimet arkeologjike të dy viteve të fundit nga një ekspeditë shqiptaro-polake dhe gërmimet në muajin maj nxorrën në dritë rrënojat e një q...


Kërkimet arkeologjike të dy viteve të fundit nga një ekspeditë shqiptaro-polake dhe gërmimet në muajin maj nxorrën në dritë rrënojat e një qyteti të harruar antik ilir, tre herë më të madh se Shkodra.

Jo shumë larg qendrës së Bushatit në Shkodër, në një lëndinë që banorët thonë se është përdorur si poligon nga ushtria para viteve 90’, një ekspeditë shqiptaro-polake ka zbuluar rrënojat e një qyteti të humbur.

Një qytet që askush nuk e ka përmendur për qindra vite me rradhë dhe që sipas drejtuesit polak të gërmimeve, prof.Piotr Dyczek cituar nga faqja Science in Poland, një webfaqe e financuar nga Ministria Polake e Edukimit dhe Shkencës, është tre herë më i madh se Shkodra antike.

Gërmimet e fundit zgjatën një muaj dhe janë bërë nga një misioni shqiptaro-polak drejtuar nga prof.Piotr Dyczek nga Universiteti i Varshavës dhe Ass.Prof.Saimir Shpuza, përfshirë në projektin kërkimor “Shkodra”, i cili prej vitit 2016 synon të dokumentojë gjithë sitet arkeologjike pranë Shkodrës.

Hipotetikisht mund të bëhet fjalë për Bassanian, e datuar në fund të shekullit të katërt dhe të tretë para erës sonë nga Ardianët. Qyteti përmendet në luftërat iliro-romake të mbretit Gent dhe mendohet se mund të jetë braktisur menjëherë pas pushtimit, por arkeologët po marrin kohë në studimin e monedhave dhe artefakteve të gjetura për një datim dhe emërtim më të saktë.

Kolë Shabeni, banor i zonës i cili tha për BIRN se kishte shoqëruar grupin e arkeologëve që kryen gërmimet, thotë se vendi njihej prej tyre si “Guri i Gjarpërit”. Emërtim që ai e shpjegon me rrugën që gjarpëron deri në majë të kodrës.

Ai thotë se kurrë më parë nuk kishin menduar se aty gjendej një qytet i vjetër dhe se gurët që dukeshin natyralisht të vendosur njëri mbi tjetrin, ndonëse sipas tij “banorët kanë gjetur në këtë kodër, shigjeta apo pjesë heshtash”.

Gërmime të mëparshmë në zonë në vitet ‘80 patën nxjerrë aksidentalisht varre antike dhe më vonë një shatërvan (fontanë) publik, por përshkak se formacioni i gurëve dukej krejtësisht natyror askujt nuk i ka shkuar në mendje se aty fshihej një qytet antik.

Një një intervistë të dhënë për Gazetën Shqiptare, arekologu Saimir Shpuza tha se ata kishin qenë dyshues edhe së fundmi nëse do të gërmonin në zonë. Vendimi marrë pas studimit të zonës me mënyra joinvazive rezultoi fatlum.

Muret e gjetura deri tani tregojnë për një qytet antik të fortifikuar. Ai mund të shtrihet deri në 20 hektarë, ndërsa rreth tij janë gjetur artefakte e monedha të cilat po studiohen. Sipas arkeologëve muret janë pellazgjike me tre metra gjerësi, ndërsa është zbuluar një portë hyrëse dhe një kullë mbrojtëse.

 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Arkeologët zbulojnë në Bushat qytetin e humbur të “Bassanias”, tre herë më i madh se Shkodra antike
Arkeologët zbulojnë në Bushat qytetin e humbur të “Bassanias”, tre herë më i madh se Shkodra antike
https://1.bp.blogspot.com/-TGnWl9Q9S3k/X0pILQLM0sI/AAAAAAAADrM/sqmCwOGXu88kV40Ae92SmYYbhkPnzVexwCLcBGAsYHQ/s640/20200829_140922.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-TGnWl9Q9S3k/X0pILQLM0sI/AAAAAAAADrM/sqmCwOGXu88kV40Ae92SmYYbhkPnzVexwCLcBGAsYHQ/s72-c/20200829_140922.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/08/arkeologet-zbulojne-ne-bushat-qytetin-e_29.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/08/arkeologet-zbulojne-ne-bushat-qytetin-e_29.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy