Publicite

Bashkimi kombëtar me Kosovën para integrimit në BE

Shkruan: Ardit Latifi Pse bashkimi ynë duhet të ndodhë në Shqipëri dhe jo në Europë! “Oh sa mirë me qenë shqiptar”, të bëhet zemra mal kur d...



Shkruan: Ardit Latifi

Pse bashkimi ynë duhet të ndodhë në Shqipëri dhe jo në Europë!

“Oh sa mirë me qenë shqiptar”, të bëhet zemra mal kur dëgjon të tilla thirrje nga shqiptarët kudo në botë. Por, ndryshimi nuk vjen vetëm nga nacionalizmat dhe patriotizmat apo shqiponja që bëjmë me duar, por me vepra konkrete. Jo më kot kasta antikombëtare I ka lënë në dorë kartën e bashkimit kombëtar një deliranti dhe injoranti sic është Kreshnik Spahiu, I cili, solli retorikën e stadiumit në politikë duke zhgënjyer dhe përtallur ëndrrën e miliona shqiptarëve që po e ëndërrojnë prej kohësh.

Që pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është lënë si jetime nga shteti Shqiptar për të ecur në një tunel që ska dritë ne fund, biles aq indiferentë kanë qëndruar saqë duket sikur interesi xhepist I pushtetarëve tanë është që Kosova dhe Shqipëria të mos i bashkojnë kurrë më interesat realë të popullit por, të rrinë kështu sic janë të copëtuar dhe të shumëzojnë me 2 privilegjet që u japin dy shtete të ndara.

Duke parë që pushtetarët tanë dritëshkurtër nuk po bëjnë një hap real për të cuar para interesat e një populli të vuajtur, duke zgjedhur xhepat e tyre atëherë ne, populli shqiptar këtej e matanë kufinjëve kemi një nevojë urgjente. ‘’bashkimin ekonomik, politik, gjeografik dhe kulturor të pjesëve të copëtuara të kombit shqiptar ’’! Detyra jonë konsiston në gjetjen e rrugëve dhe formave për ta bërë këtë që na takon prej shekujsh.

Më shqetëson fakti që po të përmendësh bashkimin kombëtar propaganda e privilegjeve të quan demode, fshatar, të prapambetur etj.. Më pëlqen të marr përsipër riskun e epiteteve facebukjane të nacionalistit, iluzionistit apo idealistit që do kenë doza ironie apo tallëse sa I përket kesaj ideje që asnjëherë nuk merr guximin të kthehet në një ligjëratë të vërtetë nga elita e vendit, profesorë, akademikë, politikanë apo grupe interesi. Më tepër sesa një dëshirë idealiste dhe romantike bashkimi ekonomik kombëtar është jetik për popullin tonë në një periudhë aspak të favorshme për Europën dhe sidomos Ballkanin.

Në një botë cdo ditë e më tepër të pasigurtë, ku globalizmi dhe propaganda me të madhe ndaj një tregu ku ka ne thelb uljen e kostos dhe maksimizimin e fitimit për bizneset që zakonisht janë të përqëndruara në interesa të ngushtë gjeopolitik, thirr nevojën për një reformë ekonomike kombëtare! Sidomos pas krijimit te Eurozones dhe heqjes së barrierave doganore dalëngadalë u pa që shtetet me një know how më të zhvilluar dhe që iu mundësonte një output me kosto më të ulët u shkëputën dhe lanë në hije edhe shtete tradicionale si Italia, Franca, Portugalia, Greqia, Spanja etj., ku tashmë nuk kishin në dorë as kartën e një monedhe të vecantë ku mund të diktonin kursin e kembimit apo vendosjen e barrierave proteksioniste për stimulimin e prodhimit vendas.

Tashmë, ata si pasojë e një prodhimi që vinte në Itali me kosto me të ulët dhe pa patur mundesinë reale të mbrojtjes nga shteti Italian apo Francez, Portugez e me radhë, këta popuj me histori të lashtë kishin krijuar tashmë një farë varësie ndaj produktit që iu ofrohej me kosto më të ulët sec mund të prodhohej nga vendasit.

Duke parë situatën që shtetet u pozicionuan sipas meritave apo jomeritave të tyre apo gjeopolitikes, pas vendosjes së monedhës së përbashkët të gjitha shtetet europiane filluan te siguronin tregjet e tyre te eksportit. Meqë Gjermania tashmë është një superfuqi dhe ka siguruar edhe një pjesë tregjesh tradicionale si Italia, Franca, Portugalia, Spanja, Greqia e me radhë lind nevoja që edhe këta vende të eksportojnë në tregje më pak të vegjël sic është Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Shqipëria e me radhë. Shqipëria faktikisht ka 27 vite që pret krahëhapur cdo përqasje për produktet importe të cdo vendi.

Problemi shqiptar konsiston në faktin që ne jemi kthyer në një treg eksporti edhe për vende që në fakt duhet të ishin konkurrentet tanë, sic është Mali I Zi, Serbia, Greqia apo Maqedonia.

Kjo ka ndodhur si pasojë e politikave antikombëtare nga pushtetarë xhepistë, të cilët, sa herë kanë patur mundesinë gjarpnore përqëndruan pasurinë në pak duar. Duke filluar me terapinë shock më 1991 (shkatërrimi i industrisë së prodhimit të ndërtuar me aq mund nga puna e popullit shqiptar për 45 vite) që fabrikat dhe uzinat u privatizuan nga Koco Kokdhima me shokë për 1 lekë. Problemi nuk qëndron tek privatizimi apo menyra se si u bë por, I shkaterroi duke shuar edhe shpresen e shqiptareve për të prodhuar të pakten produktet bazike te shportës. Lufta civile e 1997 solli përqendrimin edhe nje here te pasurise në duart e kastës. Ndërsa vitet e fundit kemi parë reforma shtrënguese (reforma në energjitikë, reforma në arsim, reforma ndaj biznesit të vogël, reforma ndaj punës së zezë, reformat e gjobave, etj.,) ndaj shtresës së mesme dhe te varfër që solli edhe njeherë përqendrimin e pasurisë lart.

Kjo lloj politike plackitëse e përdorur këto 27 vite na ka cuar plotësisht, në një shtet të varur tërësisht edhe për produktet më bazikë nga importet e vendeve fqinje.

Shqiptarët mendojnë se kjo ç’ka po ndodh me ne është natyrore, I pandryshueshëm si proces ndaj të cilit mund vetëm të mësohemi.

Ky sistem mbarëbotëror ku I forti pasurohet mbi të dobëtin duket sikur po merr një rrjedhë tjetër, ku shtete me demokraci shumëvjecare e kanë hedhur hapin e parë drejt një tregu që do promovojë gjithnjë e më tepër prodhimin vendas, që me Brexit, Trump, 5Stelle, Podemos etj.. Ndërkohë që të gjitha shtetet e kanë një pikënisje dhe një industri prodhimi për të rifilluar dhe rimëkëmbur ekonominë, vetem ne do dalim zbuluar nëse vendet mbyllen. Praktikisht sot, nuk jemi në gjëndje të prodhojmë ASGJË. Është e frikshme të mendosh sa të varur jemi ekonomikisht dhe rrjedhimisht politikisht, ndaj vendeve fqinje të cilët na kanë kthyer në një KOLONI IMPORTI. Kemi nevojë emergjente në gjetjen e rrugëve për të siguruar vendin tonë që në një fazë të mëvonshme të jemi të paktën të vetëmfjatueshëm për mallrat bazikë!

Duhet të kalojmë nga një ekonomi importi dhe shërbimesh, eksporteve të pasurisë, të krahut të punës dhe aktiviteteve kriminale në një EKONOMI PRODHIMI. Shteti duhet të dalë garant apo në partneritet me aktorët privat duke ulur përceptimin e riskut dhe mbështetur rritjen e kreditimit për projektet strategjike ekonomike mbi të cilat mund të hedhë themelet ekonomia vendase e prodhimit.

– Është i nevojshëm krijimi i një modeli ekonomik të përbashkët, të qëndrueshëm!

– Duhet t’u rikthehemi vendeve të punës cilësore dhe të heqim dorë nga promovimi I punëve që ofrojnë vetëm shërbime skllavëruse dhe pa përspektivë!

– Duhet të punojmë për clirimin e ekonomisë nga monopolistët duke nxitur rritjen e aftësisë konkurruese!

– Kthimi në një ekonomi prodhimi dhe ulja ndjeshëm e normës së papunësisë nxit uljen e pabarazisë klasore të ndërtuar në këto 27 vite theksueshëm!

– Përcakimi I përbashkët i sektorëve strategjike për 20 vitet e ardhshme siç janë telekomunikacioni, portet dhe aeoroportet, minierat dhe puset e naftës, turizmi dhe bujqësia.

– Bashkimi kombëtar do sillte krijimin e një poli gjeopolitik forcash në Ballkan!

– Është I nevojshmëm krijimi i një tregu autokton prodhues që bëhet interesant për të huajt!( Kosova dhe Myzeqeja kanë favor gjeografik për të prodhuar produkte bujqësore me cilësi të vecantë dhe shumë të lartë)

– Duhet të planifikohet nga specialistë të fushës shfrytëzimi i pasurive natyrore në mënyrë të bashkërënditur!

– Bashkimi i kapacitetit intelektual do e bënte më të lehtë rrugën e bashkimit ekonomik dhe gjeografik.

– Shfrytëzimi dhe bashkimi i dy energjive me përqindje të lartë të popullsisë aktive!( popullsia me moshën më te re në rajon)

– Nevoja për krijimin e tregut të përbashkët Shqipëri-Kosovë duke hequr barrierat e panevojshme!

– Lidhja e rrugës së kombit me portin e Durrësit! (ky zgjatim rruge do nxirrte jashtë funksionit portin grek te Pireut)

– Bashkimi i marrëdhënive ndërvepruese shkëmbyese midis aktorëve të ofertës me ata të kërkesës brenda një entiteti ekonomik me rregulla të njëjta!

– Krijimi I Bankave publike dhe agrare që kanë në thelb promovimin e produkteve vendase!(subvencionet bujqësore, reduktimi I Tvsh dhe kredidhënia me interesa të favorshme)

– Ndërtimi I një kuadri të përbashkët ligjor, fiscal dhe doganor.

– Bashkimi do sillte shpërndarjen më të mirë të popullsisë! (Pas rënies së komunizmit kemi parë një migrim të frikshëm drejt kryeqytetit, ku u braktisën zona pjellore ndërkohë me zmadhimin e territorit do zhvendosej qendra, duke hapur vende të reja pune dhe duke nxitur zhvillimin e zonave të ashtuquajtura rurale)

Duke parë që Europa nuk ndodhet në një situatë të favorshme ekonomike dhe politike është e pafalshme që shteti ynë akoma i ka sytë nga Europa!

Bashkimi kombëtar në Europë nuk është aspak efikas dhe domethënës për ne. Europa ha kombet, i shuan ata, i shpërbën kulturalisht dhe i bën skllevër të neoliberalismit!

Ne kemi nevojë të forcojmë kombësinë për të qenë konkurues në një botë të egër dhe jo të shpërbëhemi në Europë për të pritur lakuriq çdo frymë pasigurie që po shqetëson Europën e bashkuar!

Rritja e madhësisë së popullsisë në rreth 7 milion banorë që do sillte bashkimi ekonomik Shqipëri-Kosovë do na bënte automatikisht një factor të rëndesishëm në Ballkan.

Në një treg të hapur global cdo ditë e më te egër padyshim që është i nevojshëm bashkimi për tu përballur me konkurrencën. Duke patur kombësi, gjuhë, zakone dhe tradita të njëjta bashkimi i këtij tregu bëhet me funksional.

Nxitojmë sa s’është vonë!

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Bashkimi kombëtar me Kosovën para integrimit në BE
Bashkimi kombëtar me Kosovën para integrimit në BE
https://1.bp.blogspot.com/-rGfGDw23dbs/XybgK4ILBjI/AAAAAAAADZg/au7fJAMuf804kQwbtvldvYeUH9Qr7ulLgCLcBGAsYHQ/s640/20200802_174700.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-rGfGDw23dbs/XybgK4ILBjI/AAAAAAAADZg/au7fJAMuf804kQwbtvldvYeUH9Qr7ulLgCLcBGAsYHQ/s72-c/20200802_174700.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/08/bashkimi-kombetar-me-kosoven-para.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/08/bashkimi-kombetar-me-kosoven-para.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy