Publicite

Baza sekrete e Gjadrit në Shqipëri: Prita e parë kundër aviacionit Jugosllav

Duke iu referuar dokumenteve ekzistuese, nga mesi i viteve ’60-të, për të përballuar më mirë shkeljet ajrore që vinin në hapësirën ajrore sh...


Duke iu referuar dokumenteve ekzistuese, nga mesi i viteve ’60-të, për të përballuar më mirë shkeljet ajrore që vinin në hapësirën ajrore shqiptare dhe si pikënisje kishin Jugosllavinë, u vendos ndërtimi i një aerodromi i cili do të kishte si rol kryesor parandalimin e shkeljeve nga aviacioni jugosllav.

Meqenëse vetë aerodromi do të ndodhej shumë afër kufirit me Jugosllavinë dhe vetëm pak minuta fluturimi nga bazat e saj, u zgjodh një vend që ofronte mbrojtje të mjaftueshme.

Rezultati ishte të krijohej një nga bazat më të veçanta në Evropë për nga projektimi dhe funksionimi, shkruan mapo.al.

Këtë e tregojnë dhe vështirësitë e shumta që u hasën gjatë ndërtimit, duke zgjatur nga 1969 deri diku nga mesi i viteve 1970.

Veçantia e kësaj baze, është ndërtimi afër malit pranë fshatit Zadrimë, me qëllim që avionët të futeshin në strehim direkt pas uljes.

Strehimi përbëhet prej një tuneli rreth 600 metra të gjatë në formë ‘U’-je që mund të strehojë rreth 50 avionë së bashku me personelin.

Hapja e bazës shënohet në 15 mars 1974, ndërsa një vit më parë, për festën e Forcave të Armatosura, në 10 korrik 1973 u ul avioni i parë.

Baza u bë për herë të parë publike, kur në vitet pas regjimit komunist u përdor nga CIA amerikane në operacionet e vëzhgimit të hapësirës së ish-Jugosllavisë gjatë luftës së Bosnjës.

Nga baza operuan katër avionë spiunë të telekomanduar (dron) “Predator II”, me pak sukses.

Duke vuajtur nga prerja e fondeve, baza ndaloi funksionimin në vitin 2000. Tani përdoret si strehim për një numër avionësh të ngelur.

 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Baza sekrete e Gjadrit në Shqipëri: Prita e parë kundër aviacionit Jugosllav
Baza sekrete e Gjadrit në Shqipëri: Prita e parë kundër aviacionit Jugosllav
https://1.bp.blogspot.com/-710rCHlcNfE/X00EBC3nYbI/AAAAAAAADvg/-773j3lrdhMwQVg_yfx6GeSEn4ArlTCwgCLcBGAsYHQ/s640/20200831_160605.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-710rCHlcNfE/X00EBC3nYbI/AAAAAAAADvg/-773j3lrdhMwQVg_yfx6GeSEn4ArlTCwgCLcBGAsYHQ/s72-c/20200831_160605.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/08/baza-sekrete-e-gjadrit-ne-shqiperi.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/08/baza-sekrete-e-gjadrit-ne-shqiperi.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy