EKSKLUZIVE/ Fredi Beleri Minoriteti grek në Shqipëri kap shifrën e 265 mijë qytetarëve 14:18 05/08/2020657 265 mijë është numri i minorit...
EKSKLUZIVE/ Fredi Beleri Minoriteti grek në Shqipëri kap shifrën e 265 mijë qytetarëve
14:18 05/08/2020657
265 mijë është numri i minoritetit grek në të gjithë Shqipërinë. Kjo është shifra që ka dhënë ditën e sotme, kreu i Omonia-s, Fredi Beleri gjatë një prononcimi për Descript.al.
I kontaktuar përmes telefonit, Beleri ka bërë me dije se sipas një regjistrimi të bërë nga Omonia në Shqipëri, minoriteti grek kap shifrën e 265 mijë personave.
Sipas kreut të Omonia-s, kjo shifër është për të gjithë Shqipërinë, ndërsa interesimit tonë lidhur me zonat ku është më i përqendruar ky minoritet, ai nuk iu përgjigj.
Descript.al prej disa ditësh ka raportuar se Fredi Beleri, ka pasur takime të shumta me zyrtarë grekë në Himarë gjatë kohës së pandemisë, por kjo gjë është mohuar nga kreu i Omonias.
“Unë komunikoj çdo ditë me zyrtarë grekë, por në kohë pandemia nuk ka pasur takim të tyre në Himarë” –tha Beleri për Descript.al.
Megjithatë, burime të sigurta thanë për Descript.al se ka pasur takime të zyrtarëve grekë gjatë kohës së pandemisë në Himarë.
Të njëjtat burime kanë shtuar se intensifikimi i takimeve vjen në një kohë kur qarqe të caktuar greke janë angazhuar për të promovuar Fredi Belerin në një kandidim të mundshëm për deputet në zgjedhjet e përgjithshme apo ato vendore.
Edhe pse në 2019, Belerit i është ndaluar kandidimi për shkak të hetimit nga Krimet e Rënda për ngjarjen e ndodhur në Peshkëpisë në vitin 1994, po lobohet fuqishëm që një gjë e ngjashme të mos ndodhë në zgjedhjet e ardhshme.
COMMENTS