Publicite

Greqia sikurse Turqia, dëshiron të ndryshojë me forcë librat e historisë dhe gjeografisë të Shqipërisë

Greqia akuzon Shqipërinë se nuk po zbaton një marrëveshje për ndryshimin e teksteve në librat e gjeografisë dhe të historisë, duke vazhduar ...


Greqia akuzon Shqipërinë se nuk po zbaton një marrëveshje për ndryshimin e teksteve në librat e gjeografisë dhe të historisë, duke vazhduar të kultivojë, sipas Athinës “irredentizëm”.

Shqetësimi është ngritur deri në Komisionin Europian nga eurodeputeti grek i “Demokracisë së Re”, Manolis Kefalogiannis.

Eurodeputeti grek thotë se në 2018, të dyja palët ranë dakord që të hiqnin nga librat e gjeografisë dhe të historisë referenca që lidhen me “territoret shqiptare në Greqi”, përfshirë këtu edhe ilustrimet, si harta, foto e të tjera.

“Sipas autoriteteve të Bashkimit Europian, kjo kërkesë themelore do të forconte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të siguronte që fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë të mos keqinformohen”, thotë eurodeputeti grek.

Sipas eurodeputetit të “Demokracisë së Re”, ndryshimet në librat e historisë dhe gjeografisë duhet të hynin në fuqi në shtator të 2019. Ai thotë se deri më tani nuk ka asnjë zhvillim për këtë temë dhe akuzon palën shqiptare se ka refuzuar vazhdimisht kërkesat për informacion mbi këtë çështje nga ana e Athinës.

Kefalogiannis i kërkon Komisionit që të ndërmarra hapa të nevojshme për t’u siguruar që Shqipëria të përmbushë zotimet e saj dhe të heqë nga librat, sipas tij, “tendencat irredentiste kundrejt një vendi anëtar të Bashkimit Europian”.

Sipas gazetesSI shqetësimi i Athinës lidhet kryesisht me përdorimin e terminologjisë, komenteve dhe përcaktimeve gjeografike e territoriale të Çamërisë në librat e historisë dhe të gjeografisë shqiptare. Greqia kërkon prej vitesh ndryshimin e këtyre teksteve.

 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Greqia sikurse Turqia, dëshiron të ndryshojë me forcë librat e historisë dhe gjeografisë të Shqipërisë
Greqia sikurse Turqia, dëshiron të ndryshojë me forcë librat e historisë dhe gjeografisë të Shqipërisë
https://1.bp.blogspot.com/-7wNWsDYSJug/X0baR5-LbDI/AAAAAAAADoA/zznylAjWw1YkR74Dro02K2Lo6xWvCIeEACLcBGAsYHQ/s640/20200826_235417.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-7wNWsDYSJug/X0baR5-LbDI/AAAAAAAADoA/zznylAjWw1YkR74Dro02K2Lo6xWvCIeEACLcBGAsYHQ/s72-c/20200826_235417.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/08/greqia-sikurse-turqia-deshiron-te.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/08/greqia-sikurse-turqia-deshiron-te.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy