Publicite

Marko Boçari, Krenaria e Çamërisë

Marko Boçari, krenaria e Çamërisë Marko Boçari, krenaria e Çamërisë Historia e pasuesit të Ali Pashë Tepelenës që luftoi osmanët Në tokën e ...


Marko Boçari, krenaria e Çamërisë

Marko Boçari, krenaria e Çamërisë
Historia e pasuesit të Ali Pashë Tepelenës që luftoi osmanët

Në tokën e bekuar, të bukur e të begatë të Çamërisë, që përfshin pjesën më të bukur e më të pasur të Shqipërisë së jugut, e cila në lashtësi quhej Thesproti, që nga koha e “Pellazgëve Hyjnorë” si i ka quajtur Homeri vendësit e saj dhe “të mbirë nga dheu”, si ka thënë për ta Hesoidi, nga gjiri i popullit kanë dalë, në të gjithë kohët, burra trima sypatrembur, të guximshëm dhe fisnikë, të cilët me veprat që kanë kryer me përkushtim për lirinë e popullit të vet, janë shquar edhe në luftrat që kanë bërë për çlirimin e popujve të tjerë.

Ata si yje të shkëlqyer, ndriçojnë historinë e lavdishme të popullit të Çamërisë, janë lisa me rrënjë të thella në tokën e zemrën e popullit të saj, se lufta e tyre liridashëse i ka përjetësuar dhe koha i ka shenjtëruar si edhe lisat e “Dodonës Thesprote”, si e ka quajtur Eskili Orakullin e famshëm të lashtësisë, i cili ekzistonte shumë kohë më përpara se të ngrihej Orakulli i Delfit.
Një nga yjet që do të shkëlqejë përgjithmonë në historinë e Çamërisë, është Çami i famshëm Marko Boçari, hero nga më të shquarit e kryengritjes greke të viteve 1821-1829, i cili luftoi trimërisht në krye të luftëtarëve shqiptarë, për mbrojtjen e njërës nga qendrat më të rëndësishme të kryengritjes, Mesolongin, duke u bërë me heroizmin e tij figurë e madhe historike.

Marko Boçari u lind në Sul më 1790 në familjen e Kiço Boçarit. Xhaxhai i tij Not Boçari ishte nga kapedanët më të dëgjuar të Sulit dhe të kryengritjes greke. Suli është një krahinë malore e trevës së Çamërisë. Suljotët ishin Çamër, të cilët për ti shpëtuar barbarizmave dhe skllavërisë Osmane, u shpërngulën nga fshatrat e tyre të Çamërisë gjatë viteve 1500-1600 dhe u vendosën në Sul sëbashku me familjet e tyre ku krijuan fshatra me emra shqip si Qafa, Avarik etj. Studiuesi anglez V.M.Lik thotë: “Suljotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej të katër degëve të Shqipërisë”. Kurse Finlai ka shkruar:”Suljotët janë prej tre ndarjeve të toskëve”. Që Suljotët ishin Çamër dhe shumë trima e thonë shumë studiues. “Kam parë granatierët krenarë të Napolonit dhe kam njohur rojet angleze plot hijeshi-thotë Pekio-por Suljotët ua kalonin si të parëve dhe të dytëve”.

Suljotët nuk pranonin të huaj në krahinën e tyre. Edhe dhëndruët që donin të banonin në Sul duhet të ishin çamër dhe trima, thonë studiuesit. Ata ishin të mësuar që në fëmini me vështirësitë e jetës dhe si djemtë dhe vajzat aftësoheshin në përdorimin e armëve për të qenë të gatshëm të mbronin lirinë dhe pavarësinë në malet e tyre të egra “tërë shmëbenj e dhëmbë”, siç thoshin Suljotët. Turqit ua kishin frikën Suljotëve dhe i luftuan egërsisht, por ata rezistuan dhe treguan akte heroizmi pëor mbrojtjen e lirisë, duke patur kurdoherë ndihmën e pakursyer të fshatrave të Çamërisë, me të cilët lidhjet e tyre ishin vllazërore, pavarësisht nga ndryshimi i fesë i një pjese të çamëve. Suljoti i dëgjuar Foto Xhavella ishte bërë vllam me kapetanin e njohur dhe luftëtarin e shquar kundër Osmanëve Islam Pronjon nga Paramithia.

Suljotët nuk dinin fare greqisht – “Gjuha që ata përdornin- thotë studiuesi Ciampolini- ishte ajo e Shqipërisë, e dialektit të Çamërisë ku përdoret gl e kl”. Marko Boçari filloi të mësonte greqisht në Korfuz ku hartoi dhe një fjalor më 1494 fjalë shqip dhe 1701 fjalë greqisht. Këtë fjalor Markua e hartoi në 1809 në praninë e Konsullit të Përgjithshëm Francez në Janinë, Pukevilit, i cili këtë fjalor ia dhuroi Bibliotekës Kombëtare të Parisit po atë vit. Sipas Bukevilit fjalori u shkrua tërësisht nga dora e të riut 19 vjeçar, Marko Boçarit, nën diktimin e babait, Ki#o Boçarit (1764-1813), Noti Boçarit (1759-1841) dhe vjehrit, Kristo Kallogjeri nga Preveza. Fjalori përbëhet nga 119 faqe. Fjalori u hartua për të ndihmuar Suljotët, që jetonin në Shtatë Ishujt e Jonit, pas shpërnguljes nga Suli, në marrëdhëniet e tyre me grekët si dhe një mjet politik për afrimin e grekëve me shqiptarët. Fjalori i Marko Boçarit ka rëndësi të veçantë për gjuhësinë shqiptare se shpreh shumë elementë të çamërishtes arkaike që ishte gjuha e Sulit. Mbi bazën e fjalorit të Markos Pukevili hartoi një glosar frëngjisht-shqip.

Por Marko Boçari u shqua si udhëheqës i lavdishëm në luftën e parreshtur kundër Osmanëve dhe pas vdekjes së Ali Pashës në oborrin e të cilit ai ishte edukuar për përvetësimin e artit ushtarak bashkë me Odise Andrucin e Gjergj Karaiskaqin. “Pashai i Janinës, ishte pararendësi i revolucionit grek” thotë U. Miler. Kurse S. Aravantinu shkruan “Ideja e rimëkëmbjes kombëtare nuk do të zhvillohej dhe as do përparonte me të tillë shpejtësi, në qoftë se nuk do të gjente truall veprimi kaq të begatë dhe të përgatitur nga duart e Aliut”.

Tek Marko Boçari gërshetoheshin fisnikëria dhe heroizmi. Ishte i matur, i guximshëm dhe fjalëpak. Ali Pasha i çmonte cilësitë e Markos. Eshtë thënë se në një rast që ngrinin lart Kostën, vëllanë e Markos, Aliu u tha: Jo, jo, ai atje që nuk flet do të hajë shumë turq dhe tregoi Markon. Karaiskaqi ka thënë: “Markua është zemërluan, rrallë nëna lind si ai”- A. Guda thotë se fjalët e Markos të mbushnin me besim dhe sjellja e tij me simpathi.

Marko Boçari është njëri nga udhëheqësit heroikë të kryengritjes grekë të cilës ai brenda një kohë të shkurtër i solli shërbime të mëdha. Krahas Suljotëve, në ndihmë të kryengritjes greke, ku një pjesë e madhe e kryengritësve dhe e udhëheqësve ishin Arvanitë (Shqiptarë), shkuan mijëra luftëtarë nga Çamëria si dhe Himarjotë, Delvinjotë, Gjirokastritë, Tepelenas, Përmetarë dhe nga vise të tjera të Shqipërisë. Ndihmë të madhe dhanë edhe ushtarët shqiptarë të mobilizuar në ushtrinë Osmane, të cilët u vllazëruan dhe ndihmuan në çdo rast kryengritësit.

“Karakteri i shqiptarëve- thotë K. Vamvas-ka diçka të lartë fisnike. Kurse K. Biri thekson:”Të kujtojmë se fara e tyre dhe figurat më të shquara në kryengritjen greke… një Xhavellë, një Mjaul, një Marko Boçar, një Bubulinë, një Ali Pashë”. Dhe më tej shton:”Përsa i takon trimërisë, kryelartësisë karakterit, këto janë cilësi të njohura për shqiptarët, të njohura edhe nga ata, të cilët nuk ushqenin simpathi për ta”.

Marko Boçari ishte udhëheqësi i lavdishëm i mbrojtjes së Mesolongjit. Pas heqjes së rrethimit Marko u caktua komandant ushtarak i Greqisë perëndimore dhe njëkohësisht Qeveria i dërgoi dhe diplomën e Komandantit të Përgjithshëm. Me këtë rast Marko mbajti një fjalim në gjuhën shqipe.

Por trimi dhe udhëheqësi i lavdishëm ra në luftë në 9 gusht 1923 në Karpenis, në mbrojtje të Mesolongjit. Trupin e tij e varrosën me shumë nderime në Mesolongj. Populli shqiptar i këndon këtij biri të madh:”Ngreu Marko trimëria/ngreu të thërret Greqia/të vijë Marko Shqipëria. Dhe me këngë e ka përjetësuar figurën e tij:”Mesolongj të thonë/Ku e ke Marko Sulonë/pse s’del siç e kish zakonë.

Figura e Markos dhe vdekja e tij heroike ishte bërë e njohur në gjithë Evropën. Mbi varrin e Heroit kish mbajtur një fjalim rrënqethës poeti i madh anglez, Bajroni. Shkrimtarë e gazetarë të njohur shkruan për të. Mbi të gjithë u shqua Viktor Hygoi, i cili shkroi për Marko Boçarin dhe në veprat e tij vazhdoi të mos e ndajë nga Bajroni dhe ta krahasojë me heronjtë më të përmendur të historisë.

“Mes luftëtarësh, pllakosur, qytetin dëgjoj/Klithma zërash “O bij të Boçarit, mbroji,/Nga kjo hordhi shpirtrobërish, grekët e pafat “O hije, të shenjta, Boçar, Josif, Kanar/Për Termopilat tuaj mbetet karakoll/Ju për to s’kursyet gjakun e kulluar”. Marko Boçari tek Hygoi është lavdia e Mesolongjit, mbrojtësi i lirisë dhe i qytetërimit, figurë e madhe historike. Dhe poeti vazhdon:”Greqia, Athina”/Sparta, Leonidha, Boçari, Demosteni/Kanari, gjysëm perëndi, nga lavdia ndritur…”. Viktor Hygoi e endos Marko Boçarin jo vetëm krahas Leonidhës, mbrojtësit të Termopileve, por edhe krahas luftëtarit të madh Polak për liri Kastjushkos, Bajronit dhe Xhavellës dhe shpreh bindjen se hakmarrja e popullit e frymëzuar nga Boçari është e afërt.

“Para këmbëve të fatit kaq të madh/Patritur Boçariu do të sulmojë sallën,/Do të ngrihet më këmbë Bajroni, poeti hero,/Xhavella i xhindosur nga fitorja e xhelatëve,/mbi të do të ngrihen, ashpër të qëlojnë”. Adhurimi i Viktor Hygoit për Marko Boçarin, është adhurim për gjënë më të shenjtë lirinë për të cilën luftoi e ra heroi. Që të dy luftëtari i shquar Marko Boçari nga Shqipëria dhe poeti i madh Bajroni, nga Anglia, me veprën e tyre, nuk ishin vetëm bij të popujve që u përkisnin, por edhe të popujve të botës.
Jonuz Kuçuku

 

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Marko Boçari, Krenaria e Çamërisë
Marko Boçari, Krenaria e Çamërisë
https://1.bp.blogspot.com/-QAswZTcpPy8/X0PIuY_BoqI/AAAAAAAADlw/mRsT9ZIt8CMwAFJlGGSPsMIrUu2yXy3_ACLcBGAsYHQ/s640/FB_IMG_1598277718765.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-QAswZTcpPy8/X0PIuY_BoqI/AAAAAAAADlw/mRsT9ZIt8CMwAFJlGGSPsMIrUu2yXy3_ACLcBGAsYHQ/s72-c/FB_IMG_1598277718765.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/08/marko-bocari-krenaria-e-camerise.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/08/marko-bocari-krenaria-e-camerise.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy