Publicite

Po doli në shesh historia e shqiptarëve, bien edhe 4 shtete rreth nesh

  Shkruan: Spartak NGJELA Ditën e sotme ai ka bërë një analizë të thellë duke na treguar se Turqia po ndjen frikën e ringritjes së frymës sh...

 

Shkruan: Spartak NGJELA

Ditën e sotme ai ka bërë një analizë të thellë duke na treguar se Turqia po ndjen frikën e ringritjes së frymës shqiptare me ndihmën e Amerikës e Gjermanisë dhe veprimin e drejtësisë së re. Këtë avokati Ngjela e përshkruan edhe me një thënie të satiristit turk Haki Pasha: “po doli në shesh historia e shqiptarëve, nuk ka më Perandori Osmane”. Postimi i plotë: Haki Pasha, statist turk, ka thënë në fund të Shekullit të XlX- të: “po doli në shesh historia e shqiptarëve, nuk ka më Perandori Osmane”. I. Por, të shkruarit e vërtetë të historisë së shqiptarëve nuk rrëzonte atëherë, sikurse dhe sot, vetëm osmanët, por edhe Serbinë, edhe Malin e Zi, edhe Greqinë, edhe Maqedoninë.

Kjo është arsyeja që, dhe sot, të gjithë këta shtete kanë frikë nga historia e vërtetë e shqiptarëve. Prandaj, mos u çuditni që edhe sot, si në 150 vjet rresht, të gjithë këta shtete janë lëshuar të blejnë krerët e Shqipërisë për të kontrolluar gjendjen në Shqipëri. Sepse, që pas pavarësisë së Kosovës, po i shqetëson ngritja e frymës së shqiptarizmit kudo në Ballkanin Perëndimor. Por, të gjithë bashkë, sidomos, duan që të frenojnë përkrahjen e madhe amerikane ndaj Shqipërisë dhe rishikimin e historisë së vërtetë të shqiptarëve. Domethënë, i tremb rishikimi i të vërtetës për të gjithë vijën historike pellazgo-iliro-arbërore, dhe i të vërtetës së pushtimit çnjerëzor turko-sllav të Shqipërisë reale.

Madje sot, shërbimet e këtyre shteteve, dhe vetë politikat e tyre, janë derdhur të blejnë edhe korpusin qëndror mediatik të Shqipërisë, edhe atë të Kosovës. Dhe shumë kanë blerë se duan që, me çdo kusht, të fitojnë luftën e tyre kundër rivlerësimit historik të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Por, e kanë të pamundur ta fitojnë këtë luftë, ndonëse me ta bashkë është edhe Rusia. II. Sidomos tensioni më i madh është ngritur në këto muaj e fundit, sepse po e shohin që, me triumfin e kryer të Reformës në Drejtësi nuk do të kenë më aspak terren në Shqipëri, dhe janë të trembur me reaksionin e Reformës në hapësirën arbërore. Sepse kjo reformë do ta pushtojë të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Kudo ku ka shqiptarë, edhe në Serbi, edhe në Greqi, edhe në Maqedoninë e Veriut, edhe në Mal të Zi.

Madje, duhet theksuar se edhe memoriali neoosman i Erdoganit dhe Ramës, i ngritur tani në Shqipëri, refleks i reaksionit aktual antishqiptar i pushtuesve të territoreve shqiptare është. I gjithë ky reaksioni është i kuptueshëm, sepse Reforma në Drejtësi në Shqipëri pritet të krjojë patjetër reaksion zinxhir reformues në të gjithë këtë botë shqiptare në Ballkan, dhe do të fillojë realisht përmbushjen e aspiratës shekullore shqiptare për bashkimin kombëtar. Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor ka pritur gjithmonë nga Shqipëria, por kjo ka qenë vijimisht e bllokuar nga vetë shqiptarët, krerë dhe sundues, të blerë prej fqinjëve pushtues. III. Të gjithë këta, më shumë, kuptohet se i ka trembur aleanca shqipraro- amerikane, sepse e ndiejnë që një Reformë në Drejtësi në ringritjen e shtetit shqiptar, me forcën e politikës amerikane, i këput të gjitha lidhjet e tyre në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Dhe nuk është vetëm kaq, por, si rrjedhojë, vjen edhe rishkrimi i vërtetë i historisë së Shqipërisë nga vetë influenca amerikane dhe ajo gjermane. Në fakt, ky do të jetë fundi absolut i pushtimit të tokave arbërore, por edhe fundi i represionit antishqiptar në tokat e pushtuara. Kjo kohë pritet të sjellë pikërisht atë që kishte frikë statisti turk Haki Pasha. Dhe, prandaj iu ka hyrë një frikë, edhe brenda Shqipërisë, të gjithë krerëve që kanë sunduar në kata 30 vjet.

COMMENTS

Publicite

Name

Shqiperia,1,
ltr
item
Alldailydose: Po doli në shesh historia e shqiptarëve, bien edhe 4 shtete rreth nesh
Po doli në shesh historia e shqiptarëve, bien edhe 4 shtete rreth nesh
https://1.bp.blogspot.com/-E79cSHmXXMA/Xzlg2SjGJQI/AAAAAAAADgA/9K9q977o83s8-8fsl_stEaQ2L12ipaD8ACLcBGAsYHQ/s640/20200816_183619.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-E79cSHmXXMA/Xzlg2SjGJQI/AAAAAAAADgA/9K9q977o83s8-8fsl_stEaQ2L12ipaD8ACLcBGAsYHQ/s72-c/20200816_183619.jpg
Alldailydose
https://www.alldailydose.com/2020/08/po-doli-ne-shesh-historia-e-shqiptareve.html
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/
https://www.alldailydose.com/2020/08/po-doli-ne-shesh-historia-e-shqiptareve.html
true
3890613646967640080
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy